Lojtarët po shkëlqejnë te Barcelona para El Clasicos, por Hansi Flick veçon njërin më shumë

Real Madridi pret Barcelonën në Santiago Bernabeu në El Clasicon e parë të sezonit në kampionatin spanjoll të shtunën, me fillim nga ora 21:00. Për momentin, Blaugranasit kanë tri pikë epërsi ndaj madrilenëve.
Nga ana tjetër, skuadra latalunase, e cila po duket e mrekullueshme këtë sezon, ka shanse të rrisë avantazhin e saj në krye të tabelës në fazat e hershme të kampionatit.
Carlo Ancelotti i dha mirënjohje trajnerit të ri të Barçës, Hansi Flick në konferencën për shtyp.
“Ai ka ndryshuar pak filozofinë, luan ndryshe, shumë më drejtpërdrejt. Nuk dua ta krahasoj punën sepse Xavi bëri një punë të shkëlqyer në mënyrën e vet te Barca, është një Barcelonë ndryshe, të cilën ne e respektojmë po aq sa atë të Xavit”, ka thënë italiani.
Që kur Flick ka qenë në stolin e gjigantëve katalanas, ekipi ka luajtur futboll shumë sulmues me një skuadër plot talente nga La Masia, duke i kënaqur tifozët dhe duke i kthyer në ditët e arta të klubit. Një nga drejtuesit e rinj të skuadrës është anësori fantastik brazilian me këmbë të majtë, Raphinha.
Barcelona shkon në Madrid pas një fitoreje të madhe kundër Bayernit në Ligën e Kampionëve, në të cilën Raphinha shënoi një het-trik. Në 13 ndeshje të luajtura, ai ka shënuar 9 gola dhe 8 asistime në të gjitha garat. Flick është plot lëvdata për yllin e tij të ri.
“Unë kurrë nuk kam pasur një lojtar si Raphinha në asnjë ekip. Njeriu jep gjithçka për lojën, lë zemrën në fushë. Si me top ashtu edhe pa top, Raphinha luan për mrekulli, ai është gjithmonë i pari që fillon të bëjë presion, krijon raste dhe ka një përfundim të mrekullueshëm, përveç kësaj, ai është gjithmonë i buzëqeshur”, deklaroi Flick. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Real Madridi me mision për transferimin e yllit të Man Utd – ai kushton 90 milionë euro

Barcelona e gatshme t’i rezistojë ofertave prej 100 milionë eurosh për yllin e mesfushës

Ish-ylli i Man United rrezikon të dënohet me dy vjet burgim

Kombëtaret me më së shumti gola në Ligën e Kombeve – Kosova para gjigantëve si Franca dhe Italia

Liverpooli e gjen në La Liga zëvendësuesin ideal të Alexander-Arnold

Xabi Alonso ka një kusht për ta marrë drejtimin e Real Madridit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Abdixhiku reagon ndaj akuzave për vjedhje votash

Ferma VIP: Zbulohen disa fermerë të këtij edicioni

Publikohen mesazhet e anëtarëve të kryesisë qendrore të LDK-së: Akuzat për vjedhje votash në diasporë

Real Madridi me mision për transferimin e yllit të Man Utd – ai kushton 90 milionë euro

Trump thotë se është i zemëruar me Putinin - vjen reagimi i parë nga Rusia

Përplasja me Danjën, Gjesti i thotë Eglit se e ka paralajmëruar: Besoji tani