“Lojtar i shkëlqyer që shënon shumë gola”, Bayern Munich konfirmon interesimin për Fisnik Asllanin

Drejtori i Bayern Munichut Christoph Freund ka konfirmuar interesimin e gjigantit gjerman për yllin kosovar Fisnik Asllani.
Si Bayern ashtu edhe Dortmund e kanë bërë prioritet afrimin e qendërsulmuesit në verë, kur mund t’i aktivizohet klauzola e lirimit në vlerën e 30 milionë eurove.
Tani, vetë Freund në një intervistë për “Sky” ka shprehur pëlqimin për Asllanin, ku konfirmoi se po e përcjellin nga afër situatën e lojtarit.
“Lojtar i mirë që shënon shumë gola. Një lojtar i mençur i cili është përmirësuar mirë. Ka pasur disa huazime që e bënë të ketë një progres shumë të mirë”.
“Mendoj se është lojtar interesant, i mirë, shumë kanë folur për të. Janë disa lojtarë që po përmirësohen mirë. Por, siç kam thënë jam shumë i lumtur me ata që kemi dhe si jemi në skuadër”, deklaroi ai.
🚨💬 As exclusively revealed, FC Bayern and Dortmund have set Fisnik #Asllani on their shortlist for the coming summer. Christoph Freund told Sky today:
„Good player, scores many goals, a clever lad who has developed very well. He has already had several loan spells and is… pic.twitter.com/RTXCk5mIPo
— Florian Plettenberg (@Plettigoal) November 28, 2025
Negociatat mes dy palëve kanë nisur por ende asgjë nuk është e vendosur. E vetmja gjë e kryer, është që Asllani do të largohet nga Hoffenheim në verë për një skuadër që garon në Ligën e Kampionëve./Telegrafi/


















































