LAJMI I FUNDIT:

Lojërat e rrezikshme në TikTok, policia me ligjërata për nxënësit se si të parandalohen ato  

Lojërat e rrezikshme në TikTok, policia me ligjërata për nxënësit se si të parandalohen ato   

Policia e Kosovës me qëllim të parandalimit të pasojave në institucionet edukativo-arsimore rreth lojës së rrezikshme që po qarkullon në rrjetin social Tik-Tok “Sfida, thyerja e kafkës”, ka filluar realizimin e ligjëratave informuese në Institucionet edukativo-arsimore në tri komuna.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga Policia e Kosovës e cila këto ligjërata do t’i mbajë me miratim të drejtorive komunale të Arsimit të tri komunave: Mitrovicë, Vushtrri dhe Skenderaj.

“Ligjëratat janë duke u realizuar nëpër shkollat e mesme të ulëta në të tri komunat me qellim që nxënësit të informohen rreth pasojave nga loja ‘Sfida, thyerja e kafkës;. Me  ligjëratat informuese do të vazhdohet edhe gjatë ditëve në vijim me synim të vetëdijesimit të nxënësve rreth pasojave të këtyre lojërave të rrezikshme në rrjetet sociale dhe efektet negative që shkaktojnë te nxënësit”, thuhet në njoftim.


Loja e rrezikshme, ekspertët thirrje institucioneve të Kosovës që të ndërtojnë strategji e të merren masa për mbrojtjen e fëmijëve
Lexo po ashtu Loja e rrezikshme, ekspertët thirrje institucioneve të Kosovës që të ndërtojnë strategji e të merren masa për mbrojtjen e fëmijëve

Po ashtu sipas njoftimit, bëhet e ditur se përmes këtyre ligjëratave do të synohet që përmes këtyre ligjëratave nxënësit të marrin njohuri, udhëzime dhe këshilla rreth masave të sigurisë në rrjetet sociale, në përdorimin  e sigurt të internetit dhe krijimin e një ambientit të sigurt në të gjitha shkollat e rajonit të Mitrovicës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shqiptari nga Rahoveci vret bashkëshorten në Gjermani dhe telefonon djalin: Ta vrava nënën

Shqiptari nga Rahoveci vret bashkëshorten në Gjermani dhe telefonon djalin: Ta vrava nënën

Lajme
“Dhëndri u akuzua për pastrim parash”, raporti i DASH: Berisha korrupsion për interesa të familjes së tij

“Dhëndri u akuzua për pastrim parash”, raporti i DASH: Berisha korrupsion për interesa të familjes së tij

Lajme
Aktakuza ndaj Radoiçiqit dhe të tjerëve përmendet në Raportin e DASH-it

Aktakuza ndaj Radoiçiqit dhe të tjerëve përmendet në Raportin e DASH-it

Siguri
Analistët: I vështirë formimi i një qeverie pa LVV-në, veç nëse do Kurti

Analistët: I vështirë formimi i një qeverie pa LVV-në, veç nëse do Kurti

Lajme
Murtezaj: Mbrojtja e vlerave të demokracisë, duhet të jetë më me rëndësi për LDK-në se rritja e votave

Murtezaj: Mbrojtja e vlerave të demokracisë, duhet të jetë më me rëndësi për LDK-në se rritja e votave

Politikë
Nëse e shihni këtë person, lajmëroni menjëherë Policinë e Kosovës

Nëse e shihni këtë person, lajmëroni menjëherë Policinë e Kosovës

Siguri
Kalo në kategori