LAJMI I FUNDIT:

Loja e cila ka ÇMENDUR botën: A do të duhej të BRENGOSEN prindërit për shkak të POKEMONIT?

Loja e cila ka ÇMENDUR botën: A do të duhej të BRENGOSEN prindërit për shkak të POKEMONIT?

Loja “Pokemon Go” për një kohë të shkurtër ka arritur ta çmendë planetin, ndërkaq edhe pse nuk lidhet me përdoruesin duke qëndruar me orë të tëra para kompjuterit, tashmë ia mundëson që të jetë jashtë shtëpisë, mësoni sa vërtet është e sigurt për fëmijët…

T’i shohësh tinejxherët duke zgurdulluar sytë në celularin e tyre nuk është e pazakonshme. Mirëpo, nëse kohëve të fundit keni shikuar pak më mirë, keni parë që shumica e nxënësve celularin e tyre e mbajnë të ngritur lart, sikur kërkojnë distancë të mirë, transmeton Telegrafi.

Shumica kanë qenë të habitur, prej nga fëmijët e kësaj moshe janë jashtë shtëpie, larg nga kompjuterët e tyre?

Shpejt ka arritur përgjigjja – rrjetet shoqërore kanë qenë të vërshuara me lajmet mbi Pokemonin!

Loja më e re mobile për fëmijë dhe të rritur, “Pokeman Go”, për një kohë të shkurtër ka arritur ta çmendë botën, gjë që nuk habit duke pasur parasysh që u ka mundësuar shfrytëzuesve që në jetën reale të kërkojnë rrethinën dhe në lokacione të caktuara të kapin krijesën virtuale nga loja – Pekomonin.

Edhe pse shumica hitin e ri botëror e konsiderojnë madje edhe të dobishëm, prindërit me të drejtë pyesin – a bart kjo lojë me vete edhe rrezikun potencial?

Nëse familjarët tuaj tashmë nuk janë të hipnotizuar me Pokemonin, mos u brengosni – do të bëhen. Ja çfarë duhet të dinë prindërit për lojën “Pokemon Go”:

pogo

Si luhet kjo lojë?
Pokemonët janë personazhe imagjinare të animuara. Në lojën e popullarizuar ata janë gjithandej përreth jush. Lojtari i cili luan ka për detyrë që të kapë Pokemonët të cilët fshihen kudo rreth jush, me ndihmën e kamerës apo të GPS-së. Pikërisht kështu! Ju duhet të lëvizni rreth e përqark që ti gjeni. Kjo mënyrë e të luajturit është bërë mjaft e dashur për fëmijët pasi vihen në lëvizje por në të njëjtën kohë dhe argëtohen. Kur arrijnë të kapin krijesat e verdha, lojtarët ia shtojnë koleksionit të vet.

Të panjohurit a mund të shohin se ku janë fëmijët?
Jo. Askush nuk mund askënd ta shohë në hartën brenda lojës. Natyrisht, njerëzit mund të shohin njëri-tjetrin jashtë dhe shpejt të kuptojnë se çfarë në të vërtetë bëjnë. Pra, e vetmja mënyrë që ta shohin njëri-tjetrin është që lojtarët të gjenden fizikisht afër njëri-tjetrit.

A mund vërtet loja Pekomon të krahasohet me ushtrimin dhe në njëfarë mënyre të zëvendësojë aktivitetin fizik?
Për të gjetur Pokémon-ët përdoruesit duhet të spostohen fizikisht nëpër qytet dhe për të mbledhur sa më shumë prej tyre ata duhet të bëjnë kilometra të tërë në këmbë. Nëse loja u hynë në zemër, s’ka gjë që i pengon. Por në fund këmbët vuajnë pasojat. Pra loja bën mirë pasi i vë në lëvizje dhe në aktivitet përdoruesit, por nëse me të teprohet atëherë ajo kthehet në rrezik për shëndetin e këmbëve.

A është e sigurt loja për fëmijët?
Loja është e lejuar për fëmijët e moshës nga 9 vjeç, ndërkaq prindërit gjithsesi do të duhej t’i kushtojnë rëndësi se cilat aplikacioni janë të instaluara në aparatet e vogëlushëve të tyre. /Telegrafi/

e9a03jmg1ydasbccgxve