LAJMI I FUNDIT:

Logoja e re e gomave Pirelli: A e dini se çfarë përfaqëson?

Logoja e re e gomave Pirelli: A e dini se çfarë përfaqëson?

Prodhuesit në industrinë e automjeteve përpiqen të jenë në hap me kohën, kështu që Pirelli ka bërë një lëvizje në këtë drejtim.

Të gjithë përpiqen t’i tregojnë botës dhe klientëve se si, të paktën në mënyrë deklarative, funksionojnë në përputhje me ekologjinë dhe qëndrueshmërinë – prodhuesit e gomave nuk bëjnë përjashtim.


Prandaj Pirelli ka krijuar një logo të re për të identifikuar gomat që përmbajnë të paktën 50 për qind materiale me origjinë biologjike dhe të riciklueshme.

Etiketa e re, e cila tregon dy shigjeta në një rreth, do të vendoset në produktet e reja dhe do t’u sugjerojë qartë klientëve se çfarë gomash janë.

Kjo etiketë është përdorur për herë të parë në gomat P Zero E, të cilat përmbajnë më shumë se 55 për qind të materialeve me origjinë bio dhe të riciklueshme.

Sfida kryesore në zhvillimin e P Zero E të re ishte kombinimi i nevojës për qëndrueshmëri me performancën e kërkuar nga gomat. Ky qëllim u arrit falë materialeve të reja, të cilat përfshijnë linjina, pëlhurën prej fijeve artificiale dhe të tjera. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
“Rilind” Jaguar XJS, super vetura që do të kushtojë 225 mijë funte – TWR thotë se vetëm 88 sosh do të prodhohen

“Rilind” Jaguar XJS, super vetura që do të kushtojë 225 mijë funte – TWR thotë se vetëm 88 sosh do të prodhohen

Auto
Shpëtim nga vapa, Hyundai prodhon foljen që ul temperaturën në veturë me 20 gradë

Shpëtim nga vapa, Hyundai prodhon foljen që ul temperaturën në veturë me 20 gradë

Auto
Rekord pjesëmarrësish, 45,000 motoçiklistë shkuan për të nisur sezonin tradicional në Nürburgring të Gjermanisë

Rekord pjesëmarrësish, 45,000 motoçiklistë shkuan për të nisur sezonin tradicional në Nürburgring të Gjermanisë

Auto
Volkswagen Transporter do të prodhohet në fabrikën e Ford-it në Turqi

Volkswagen Transporter do të prodhohet në fabrikën e Ford-it në Turqi

Auto
Audi RS3 arrin shpejtësinë e RS7 me vetëm një ndryshim të thjeshtë

Audi RS3 arrin shpejtësinë e RS7 me vetëm një ndryshim të thjeshtë

Auto
Aplikacioni i ri i instaluar në veturat e Audi, ua lexon shoferëve artikujt e ndryshëm të gazetave

Aplikacioni i ri i instaluar në veturat e Audi, ua lexon shoferëve artikujt e ndryshëm të gazetave

Auto
Kalo në kategori