LAJMI I FUNDIT:

Loci: Tetë raste të reja në Pejë dhe disa të shëruar nga fshati Llugagji

Loci: Tetë raste të reja në Pejë dhe disa të shëruar nga fshati Llugagji

Sonte në Komunën e Pejës janë konfirmuar tetë raste të reja të infektimit me COVID-19.

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Pejës, Petrit Loci ka thënë për RTV Dukagjinin se gjatë 48 orëve të fundit shumë mostra nga kjo komunë janë dërguar në Institutin e Shëndetit Publik për testim.


“Nga 24 mostrat e dërguara 8 prej tyre kanë rezultuar pozitiv me COVID-19”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Loci thotë se nga këto mostra janë edhe disa punëtorë shëndetësorë që për fat të mirë kanë rezultuar negativ në testin e coronavirusit.

“Në mesin e këtyre testimeve janë edhe disa të shëruar nga fshati Llugagji”.

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Pejës thotë se mostrat e dërguara kanë qenë nga qyteti i Pejës dhe disa nga fshati Llugagji.

Në Komunën  e Pejës tashmë rezultojnë 15 persona të prekur nga COVID-19, ku disa prej tyre që janë nga fshati Llugagji sipas Petrit Locit janë shëruar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Kalo në kategori