Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) njofton se është kthyer në funksion blloku A3 dhe B2.
Sipas KEK-ut, B2 tashmë është duke prodhuar rreth 260MW/h, ndërsa A3 po prodhon 130MW/h.
“Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) njofton opinionin se pas një angazhimi maksimal të ekspertëve, menaxhmentit dhe gjithë punonjësve të korporatës sot ka përfunduar remonti i rregullt në njësinë prodhuese B2, kjo njësi tashmë është duke prodhuar rreth 260 MW/h. Njëherësh mëngjesin e sotëm ka përfunduar edhe sanimi i rrjedhjeve të ujit në njësinë A3, kjo njësi gjithashtu është kthyer në prodhim me kapacitet prej rreth 130MW/h”, njofton KEK.
“Korporata Energjetike e Kosovës ju siguron që do të vazhdoj me përkushtim t’i përfundoj edhe remontet e rregullta në njësitë tjera konform planit në mënyrë qe deri ne fillim të sezonit dimëror të operoj me dy njësi të TC-A dhe dy njësi të TC-B me kapacitet prej rreth 800MW/h”, shton korporata.
Po ashtu, lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar nënkryetari i Sindikatës së Re të Punëtorëve të KEK-ut (SPREK-KEK), Nexhat Llumnica.
“Është lëshuar në funksion blloku B2. Tashmë dy blloqet e ‘Kosova B’ janë në funksion dhe po prodhojnë 500 megavat për orë. Po ashtu, edhe një bllok i ‘Kosova A’ është në funksion, e që pritet ta lehtësoj gjendjen e rrymës në vend”, tha Llumnica.
Ai gjithashtu në profilin e tij në Facebook ka falënderuar punëtorët e KEK-ut për angazhimin e rikthimit të blloqeve.
“Faleminderit gjithë punëtorëve të KEK-ut për angazhimin maksimal në punë për kthimin blloqeve në prodhim. Njëkohësisht besojë shumë që qytetarët e Kosovës do të kanë rrymë”, ka shkruar ai.
Nga 15 gushti, KEDS kishte filluar reduktimet e energjisë elektrike me nga 2 orë në ditë për çdo 6 orë.
Në fillim të këtij muaji, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar vendimin e Qeverisë për vendosjen e masave emergjente në furnizimin me energji elektrike.
Sipas arsyetimit, ky vendim është marr nga gjendja aktuale botërore energjetike. Këto masa do të mbesin aktive për 60 ditë.
Kujtojmë se në fund të vitit të kaluar, qeveria kishte marr vendim për shpalljen e gjendjes emergjente me energji elektrike. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!
Elon Musk do të paguajë 11 miliardë dollarë: Jam tatimpaguesi më i madh në historinë e Shteteve të Bashkuara

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit