Kanë kaluar 20 vjet nga lufta dhe Kosova vazhdon t’i ketë 1 mijë e 635 persona të zhdukur. Familjarët janë ata që vazhdojnë të kërkojnë angazhim të institucioneve të Kosovës dhe bashkësisë ndërkombëtare për të gjetur më të dashurit e tyre.
Bajram Qerkini nga Qendra Burimore për Persona të Zhdukur, thotë se si familjarë janë të pakënaqur me atë që institucionet e Kosovës kanë bërë për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur.
Ai thotë se janë të zhgënjyer edhe nga bashkësia ndërkombëtare, që sipas tij nuk po bën mjaftueshëm presion mbi Serbinë për të treguar lokacionet ku mund të ketë varreza masive.
“Interesante është se jo vetëm qeveritarët, po edhe ndërkombëtarët janë duke luajtur me nervat e hallexhinjve e atyre që kanë humbur më të dashurit. Jo vetëm për mua që e kam djalin të pagjetur, por të gjithë familjarët, të cilët janë të prekur prej kësaj lufte janë duke luajtur me nervat tona jashtëzakonisht shumë. Qysh nuk po iu vjen marre, vlerësimet non-stop në qoftë se i kanë bërë 20 gërmime duhet bërë vlerësimin vitin e ardhshëm, a thua kush neve na ka faj, a duhet dikush me thënë nuk po mundemi t’i kryejmë punët deri në fund siç duhet t’i kryejmë”, thotë ai.
Qerkini thotë se si familjarë janë të zhgënjyer me institucionet vendore, pasi sipas tij nuk janë duke kryer punën siç duhet. Sipas tij, institucionet e Kosovës duhet të bëjnë më shumë presion edhe mbi bashkësinë ndërkombëtare, në mënyrë që kjo e fundit të detyrojë Serbinë të tregojë se ku janë personat e zhdukur.
“Ata e bëjnë presionin nëse qeveria e Kosovës bënë presion mbi ta dhe i çon kërkesa tek ata. Ne duhet të bëjmë presion, t’i dërgojmë me shkrim kërkesat, duhet qasur çdo 15 ditë për të kërkuar, kur neve ia nxëmë derën 5 shteteve të Quintit që e kanë përcjellë këtë të shkretë Kosove prej havaje dhe e kanë pa çdo gjë ku është mbytur, një lopë nëse është mbytur e jo një njeri, me qindra njerëz dhe me thënë nuk di ku i kam lënë, atëherë duhet me iu thënë ndërkombëtarëve ju e keni përcjell krejt kohën tash çka po ndodh në Kosovë… Kush duhet të bëjë presion, ku duhet bërë presion, te ndërkombëtarët, presion në Serbi, se ti nuk mundesh për të bërë presion”, tha ai.
Kryetari i Komisionit Qeveritar për të Pagjeturit Prenk Gjetaj, për KosovaPress thotë se kanë kërkuar disa herë nga shteti i Serbisë të tregojë lokacionet ku mund të ketë varreza masive, por që thotë se ajo vazhdon t’i fshehë këto lokacione. Ai thotë se vazhdimisht kërkojnë nga bashkësia ndërkombëtare që të bëjnë presion mbi Serbinë për të treguar lokacionet ku mund të ketë varreza masive.
“Serbia vullnetshëm nuk i tregon lokacionet, vendet ku fshihen trupat e njerëzve të vrarë gjatë luftës. Normalisht që ne kemi kërkuar vazhdimisht që të ketë presion nga bashkësia ndërkombëtare, sepse derisa na mungojnë 1 mijë e 600 persona sigurisht se ata janë dhe ka dyshime dhe informata tona që ka varreza masive në Serbi, sepse deri më tani në 4 varreza masive, gjegjësisht në 4 lokacione janë riatdhesuar mbi 900 trupa. Kështu, që me faktin se na mungojnë mbi 1.600 persona diku duhet të jenë dhe ne mendojmë se ata mund të jenë në varreza masive në Serbi, andaj duhet një presion ndërkombëtar për ta detyruar palën serbe që të japin informacione ose të tregojë ku i ka lënë njerëzit që i ka kidnapuar”, tha ai.
Gjetaj thotë se institucionet e Kosovës në vazhdimësi kërkojnë nga Serbia që të jetë bashkëpunuese dhe të tregojë lokacionet ku mund të ketë varreza masive, por që thotë se vazhdimisht janë penguar në punën e tyre.
“Kërkesat nuk kanë munguar edhe për hapjen e arkivave, edhe për ushtarake dhe policore, edhe për informatat që mund t’i disponojnë zyrtarë, të cilët ende janë gjallë dhe jo vetëm që janë gjallë, por ushtrojnë detyra me përgjegjësi në institucionet serbe, të strukturave policore dhe ushtarake, të cilët normalisht kanë informata, kanë të dhënë dhe dinë ku janë varrezat masive”, tha Gjetaj.
Edhe mbajtësi i dosjes së personave të pagjetur në kuadër të Zyrës së Kryeministrit të Kosovës, Jahja Lluka, thotë se institucionet kanë bërë kërkesa të vazhdueshme në shtetin e Serbisë që të jepen të dhënat mbi varrezat masive.
“Deklarativisht Serbia është shumë bashkëpunuese, mirëpo kur vjen puna konkretisht bëjnë lojëra të ndryshme, sepse me pranimin e fajit që e dinë gjithë bota për gjenocidin që e ka bërë Serbia këtu dhe gjetja e shumë mbetjeve mortore edhe në Beograd nuk e di çka i duhet më udhëheqësve të Serbisë për ta pranuar gjenocidin dhe krimin që e kanë bërë në Kosovë. Bartja e kufomave nga Kosova, se ata nuk kanë vdekur në Beograd as në lokacione të tjera ku janë gjetur, ata janë bartur sikur që ka mundësi që dhe nga ky lokacion ndërkohë janë bartur për ta fshehur krimin. Krimi është bërë, krimi nuk plaket, Serbia ka nënshkruar edhe deklaratën e Londrës ku e ka nënshkruar edhe krejt kryeministrat e Evropës për të dhënë informacione. Gjithashtu, ne kemi nënshkruar një plan kornizë me të cilën të gjitha komisionet rajonale duhet të japin informacione”, thotë Lluka.
Lluka thotë se si qeveri e Kosovës kanë bashkëpunim të vazhdueshëm me ambasadat në Kosovë, dhe se të njëjtave vazhdimisht u kërkojnë që të bëjnë presion te Serbia.
“Kemi pasur shumë takime sidomos me Ambasadën amerikane, e cila e ka njeriun e veçantë që merret me këtë problem dhe i cili është i angazhuar vazhdimisht në këtë punë. Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar, e Zvicrës dhe të tjerët çdo herë kanë bërë presion të vazhdueshëm dhe shpresoj që ky presion do të vazhdojë. Pasi që Serbia pa presion nuk do t’i japë informatat, ajo do të vazhdojë të na gënjejë siç na ka gënjyer shumë herë”, tha Lluka.
Kujtojmë se dy ditët e fundit në Kosovë, saktësisht te parkingu i Fakultetit të Arteve janë duke u zhvilluar gërmime pasi ka informacione se mund të ketë varreza masive, por që deri më tani sipas Komisionit Qeveritar për të Pagjeturit nuk është gjetur ndonjë mbetje mortore. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Ndalohet kontrabanda me mallra nga Maqedonia e Veriut – arrestohen të dyshuarit, të njëjtit sulmuan policinë në momentin e ndalimit

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?