LAJMI I FUNDIT:

Lluka: Nëse kalojmë pragun jemi ftuar të bëhemi pjesë e qeverisë, AKR ka marrë tre deputetë

Lluka: Nëse kalojmë pragun jemi ftuar të bëhemi pjesë e qeverisë, AKR ka marrë tre deputetë

Ministri në detyrë i Zhvillimit Ekonimik dhe anëtari i Kryesisë së AKR-së, Valdrin Lluka ka thënë se nëse kalojnë pragun koalicioni AKR-NISMA ka ftesë për të qenë pjesë e Qeverisë.

Lluka në “Dossier D” në RTV Dukagjini ka thënë se numri i votave nga Serbia ka prishur procesin dhe ka dëmtuar edhe koalicionin AKR-NISMA.

Ai ka thënë se ky koalicion nuk do ta kishte problem kalimin e pragut nëse “votat e ardhura jashtëligjshëm nga Serbia” nuk do merreshin parasysh në rezultatin final.


Anëtari i Kryesisë së AKR-së ka thënë se me votat e Serbisë koalicioni është afër pragut me disa dhjetëra vota.

Lluka ka thënë AKR-NISMA do të jenë pjesë e qeverisë së ardhshme nëse arrijnë të futen në Kuvend.

“Kemi qenë të ftuar edhe nga Vetëvendosje edhe nga LDK për t’u bërë pjesë e Qeverisë nëse kalojmë pragun”.

Ai ka thënë se nëse futen në Kuvend, nga 7 deputetë sa do të merr koalicioni NISMA-AKR, ata do t’i kenë tre deputetë.

“I kemi të sigurt dy deputetë nga gjinia mashkullore dhe një nga gjinia femërore”.

Anëtari i Kryesisë së AKR-së ka thënë se zgjidhja ma e mirë do të ishte rinumërimi i tërësishëm i votave dhe sipas tij në këtë rast./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e Qeverisë

Të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e Qeverisë

Lajme
Kalo në kategori