Lluka në Forumin Rajonal: Krijimi i një tregu të përbashkët do të rriste zhvillimin ekonomik të vendeve të Ballkanit

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, mori pjesë në forumin rajonal të Selanikut, ku u diskutua rreth bashkëpunimit më të madh dhe zhvillimit të më mëtutjeshëm të vendeve të rajonit.
Lluka ishte kritik ndaj vendeve të Ballkanit për mos bashkëpunim dhe ngecje të projekteve të përbashkëta që kanë këto vende me Kosovën, kryesisht në sektorin e infrastrukturës për mos arritjen e krijimit e një tregu të përbashkët, e cila do të rriste zhvillimin ekonomik do të forconte lidhjet politike dhe do të përmirësonte standardin e jetesës e të gjithë vendeve rajonale.
Kreu i MZHE-së, shprehi pakënaqësinë ndaj shtetit Maqedonas, e cila nuk ka filluar punën në segmentin e ndërtimit të rrugës që lidhë kufirin me Shkup.
“Mos gatishmëria e shteteve fqinje që të lidhemi më mirë me njëri tjetrin, pengon iniciativën e një tregu të përbashkët ekonomik si zotim i procesit të Berlinit. Për deri sa Kosova finalizon autostradën për në Shkup, pala Maqedonase nuk e fillon segmentin e vet që lidhë kufirin me Shkup. Për këtë kemi marr zotime që shumë shpejtë do të fillohet të punohet”, u shpreh Lluka.
Ai gjithashtu adresoi problemin që ka Kosova me Serbinë, ku kjo e fundit pengon procesin e integrimit në organizatën europiane të transmisioneve.
“Nga ana tjetër, Serbia vazhdon ta pengoi Kosovën për tu anëtarësuar në organizatën evropiane të transmisioneve, gjë që nuk lejon aktivizimin e transmisionit me Shqipëri, pikë e domosdoshme për tregun e përbashkët energjetik për tërë rajonin dhe gjithashtu Serbia, nuk e diskuton autostradën nga Nish në kufi me Kosovë, kurse nga ana jonë është e afruar”, tha ministri Lluka.
Po ashtu, Lluka tha se vendet e Ballkanit kanë një sistem fiskal thuajse më të ulëtin në botë, mirëpo që nuk po gjeneron investime dhe vende të reja të punës si shkak i dështimit të krijimit të një tregu të përbashkët dhe lidhjes më të fortë ndrmjet vendeve rajonale.
Ai tha se Kosova po i zbaton të gjitha zotimet që i ka dhënë për shtyrjen përpara procesit të lidhjes me vendet e Ballkanit dhe shpjegoi hollësisht problemet avancimit të lidhjes rajonale. Në aspektin e rrugëve, Kosova ka filluar të investojë autostrada që lidhin
Kosovën me Shqipërinë, jemi duke e inauguruar atë me Maqedoninë dhe na kanë mbetur vetëm 20km që ta përfundojmë atë me Serbinë. Gjithashtu, ministri Lluka tha se përpos Shqipërisë asnjë vend tjetër Ballkanik nuk ka treguar shenja serioze për rritje të bashkëpunimit rajonal në këtë aspekt.
Në aspektin hekurudhor, Lluka tregoi se Kosova dy javë më parë ka inauguruar fillimin e rehabilitimit të korridorit 10 e cila lidhë Serbinë me Maqedoninë përmes Kosovës. “Duke na siguruar se problemet politike nuk do të na ndërhyjnë, kjo hekurudhë do të lejojë prodhuesve dhe bizneseve të transportojnë produktet me kosto shumë të ulët”, shtoi Lluka.
Problemi më i madh i kooperimit të Kosovës me vendet e Ballkanit është energjia. Kosova ka ndërtuar një linjë transmisioni të tensionit të lartë e cila nuk po mund të jetësohet shkaku i Serbisë edhe pse ka marrëveshje për lejimin e një gjëje të tillë.
Gjithashtu, ministri Lluka citoi problemet e interkonektivitetit ndërmjet vendeve rajonale në aspektin e Roaming dhe “Balkan Digital Highway”./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

Eksportimi i domates, Peci thotë se ka shënuar rritje prej 2048 për qind

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Zbritje për çdo shije në Argo Drinks

Tregtarët shtrenjtuan produktet për Ramazan

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës