Termocentrali “Kosova e Re”, mund të dështojë të ndërtohet në rast se vijnë në pushtet kundërshtarët e këtij projekti, ka thënë ministri në detyrë i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka.
Ai tha se me tërheqjen e qeverisë nga kontrata, buxheti i vendit do t’i humb afro 20 milionë euro. Në anën tjetër shoqëria civile po e konsideron këtë projekt si të dëmshëm për vendin.
“Normalisht ata që kundërshtojnë këtë projekt mund ta tërheqin nëse vijnë në pushtet. Mirëpo kjo e ka një kosto financiare, 19,7 milionë është çmimi i kostos që i kushton buxhetit të vendit në rast se tërhiqet me gabim të Parlamentit të Kosovës, çdo gjë tjetër me gabime të kompanisë Countur Global, ne atëherë përfitojmë”, tha Lluka për televizionin publik.
Ai ka shtuar se ndërtimi i Termocentralit të ri nuk do të fillojë me kohë për shkak të disa mbylljeve financiare e që sipas tij përgjegjëse për këtë është kompania amerikane “Contour Global”. Por Lluka tha se ky nuk është afati i fundit, pasi që janë edhe 8 muaj në dispozicion për të mos mbetur fajtore asnjëra palë.
“Kosova ka jashtëzakonisht interes për një Termocentral të ri, ne ofrojmë Termocentrale shumë të vjetërsuara që shkaktojnë ndotje të ambientit, ndërsa Termocentralin e ri nuk duhet asnjëra qeveri ta dështojë sepse është projekt jetik për vendin”, shtoi Ministri Lluka.
Grupi i organizatave të shoqërisë civile (Balkan Green Foundation, Instituti GAP, Grupi për studime Juridike dhe Politike si dhe Instituti për Politika Zhvillimore), kanë kundërshtuar në vazhdimësi këtë kontratë. Instituti GAP, i ka thënë Radio Kosovës, se kontrata do ta falimentojë Kosovën ekonomikisht, do të pamundësojë liberalizimin dhe integrimin e tregut të energjisë elektrike, si dhe paraqet një goditje për mjedisin, shëndetin dhe të drejtat e njeriut. Mes tjerash shoqëria civile konsideron se ndërtimi i këtij termocentrali e shtrenjton energjinë elektrike për mbi 90%.
Por një gjë të tillë, e mohon ministri në detyrë, Valdrin Lluka, i cili tha se rritja e çmimit është vetëm spekulim. Lluka tha se kundërshtarët e projektit duhet ta kenë parasysh se Kosova nuk ka rezerva tjera përveç thëngjillit për të siguruar energji elektrike.
Kujtojmë se Qeveria e Kosovës në fund të vitit 2017 ka nënshkruar marrëveshjen komerciale me kompaninë amerikane “Contour Global”, për ndërtimin e këtij termocentrali me kapacitet 500 megavat, i cili parashihet të kushtojë 1.3 miliard euro.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
SASHK reagon ndaj vendimit të MASH-it për ditët e punës së 24 prillit dhe 8 majit
Mbi 6 mijë euro në bankë, Abdixhiku deklaron pasurinë e tij në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit
Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin
Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë
Votimi në veri, KQZ: 1,461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel