Lloga: Bashkëpunimi afatgjatë ndërmjet RMV-së dhe EURODREJTËSIA-s është jashtëzakonisht i rëndësishëm për integrimet evropiane
Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, në Hagë u drejtua në Konferencën për fillimin e projektit EURODREJTËSIA “Përmirësimi i bashkëpunimit ndërkufitar në drejtësinë penale në Ballkanin Perëndimor“. Në fjalimin e tij, Lloga tha se me rëndësi të veçantë për përballjen me krimin ndërkufitar është përkushtimi nga ana e EURODREJTËSIA-së, më tepër të angazhohet me partnerët e Ballkanit Perëndimor në drejtim të fuqizimit të kapaciteteteve të shteteve në përballjen me krimin ndërkufitar, nëpërmjet të sigurimit të ndihmës operative dhe teknike dhe mbështetjes dhe thjeshtësimit të zbatimit të hetimeve të përbashkëta, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.
“Një segment veçanërisht i rëndësishëm i bashkëpunimit tonë strategjik dhe partneritetit paraqet edhe prokurori ndërlidhës nga Republika e Maqedonisë së Veriut në EURODREJTËSIA dhe këtu dua ta potencoj edhe rolin е qartë dhe pjesëmarrjen aktive në arritjen e rezultateve të deritanishme të Prokurores Ndërlidhëse aktuale, Lençe Ristoska.
Prandaj, ideja për ngritjen e nivelit të bashkëpunimit dhe emërimin e një prokurori të përhershëm ndërlidhës është reciproke dhe ka mbështetjen time të plotë. E kjo sidomos, sepse besoj se emërimi i një prokurori publik ndërlidhës me qëndrim të përhershëm në Hagë do të kontribuojë në një përmirësim të dukshëm të rezultateve në ndjekjen e krimit ndërkufitar, por edhe në ngritjen e kapaciteteve nacionale”, thekson Lloga.
Lloga, theksojnë nga atje, shprehu bindjen se nga ana e Prokurorisë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut shumë shpejtë do të përfundojnë procedurat e nevojshme për prurjen e vendimit për shpallje për paraqitjen e kandidatëve për Prokuror Publik Ndërlidhës nga Republika e Maqedonisë së Veriut në EURODREJTËSIA, të cilat ende janë duke u zhvilluar dhe se pritet që së shpejti nga ana e Prokurorit Publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut të informohemi për kandidatin e përzgjedhur.
Ministri Lloga njoftoi se është miratuar edhe Rregullore për mënyrën e bashkëpunimit në mes të Prokurorisë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Drejtësisë me EURODREJTËSIA. Duke u nisur nga nevoja për të mundësuar efektivitet dhe efikasitet më të madh në punë, është përgatitur teksti i Rregullores, i cili në masë të madhe rregullon koordinimin ndërinstitucional dhe koordinimin me prokurorin ndërlidhës./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMoti për pesë ditët e ardhshme
Vetaksident në Pejë, vdes shoferi i automjetit
LVV, LDK dhe PDK ndëshkohen me gjoba të majme nga PZAP për shkelje në fushatë
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Fshati Mirakë vetëm me 20 të moshuar: Do na gjejnë fëmijët të vdekur, ikën të gjithë
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet