Llapi ka vazhduar me transferime në afatin kalimtar veror, duke përforcuar skuadrën për sezonin e ri.

Qendërmbrojtësi i talentuar kosovar, Taulant Lutfiu është transferimi më i ri i klubit llapjan.


Bëhet fjalë për një mbrojtës të talentuar i cili është lindur dhe rritur në Gjenevë të Zvicrës dhe tani do të jetë nën urdhrat e trajnerit Tahir Batatina.

Lutfiu është një talent i madh dhe kërkon të shkëlqejë edhe në futbollin kosovar.

448985288 890423936435424 3895329299142415416 n

Njoftimi i plotë KF Llapi: Komunikatë Zyrtare: Taulant Lutfiu Klubi Futbollistik Llapi komunikon marrëveshjen e arritur me qendërmbrojtësin Taulant Lutfiu. 23-vjeçari bashkohet me klubin pas eksperiencave disa vjeçare në Zvicërr, teksa formimin si futbollist e ka pasur në klubet si: Meyrin FC, Urania Genève Sport, FC Versoix. Lutfiu do jetë i projektuar për të ardhmen e klubit si futbollist përspektiv./Telegrafi/

telegrafi sport app