Llapi ka pësuar humbje 6-0 në udhëtim te Brondby në ndeshjen e parë të rrethit të dytë kualifikues në Ligën e Konferencës.

Kjo është humbja më e thellë një një klubi nga Kosova në garat evropiane prej vitit 2017, ku marrin pjesë klubet tona, shkruan Telegrafi.


Pikërisht në vitin e parë të pranimit, pra në vitin 2017, vite një humbje e rëndë për Prishtinën, që pësonte si mysafir i Norrkopingut me rezultat 5-0.

Screenshot 2024 07 25 211751

Për një kohë të gjatë kjo humbje kishte mbetur prej më të thellave, pasi me kalimin e viteve, klubet tona u konsoliduan dhe vazhduan të merrnin rezultate më të mira.

Screenshot 2024 07 25 213022

Humbje me pesë gola epërsi pas gjashtë vitesh pësoi Dukagjini, kur u dorëzua përballë gjigantëve kroat, Rijeka, duke pësuar në Kroaci me rezultat 6-1.

Screenshot 2024 07 25 212456

Edhe Dukagjini sikurse Prishtina në vitin 2017, merrte pjesë për herë të parë në garat ndërkombëtare dhe madje kaloi një raund, duke fituar ndaj Europas së Gjibraltarit në dy ndeshje.

298562279 477775394353371 991629428016308842 n

Sot, në ndeshjen mes Brondbyt dhe Llapit u shënuan gjatë gola dhe të gjitha nga ekipi danez, duke e bërë këtë humbje të Llapit si më të rëndën të një klubi kosovar në garat evropiane.

Screenshot 2024 07 25 212955

Llapi edhe pse deri tani ka zhvilluar shtatë ndeshje në garat evropiane, nuk ka arritur të marr ende asnjë fitore në drejtimin e trajnerit Tahir Batatina.

452202108 911781690966315 24862841831652333 n

Llapi do ta luajë pas një jave ndeshjen kthyese ndaj Brondbyt./Telegrafi/

telegrafi sport app