Pas betimit të dhënë nga zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale për kryetar të komunës së Drenasit, kryetari Ramiz RLladrovci sot në një konferencë për media ka prezantuar qeverisjen komunale.

Nga emërimet e stafit politik, përkatësisht në dikasteret ekzekutive, pesë drejtori do të udhëhiqen nga femrat.


Kabineti i kryetarit Lladrovci do të jetë me këtë përbërje:

Arsim Haxhiu - Nënkryetar i Komunës

Gani Syla - Shef i Kabinetit të Kryetarit

Kimete Qorri - Drejtoresh e Administratës Komunale

Anita Avdullahu - Dvorani - Drejtoresh e Bujqësisë dhe Zhvillimit Ekonomik

Betim Berisha - Drejtor për Planifikim Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit

Milaim Hajdari - Drejtor për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronë

Aurora Berisha - Drejtoresh e Inspeksionit

Lumnije Krapi - Drejtoresh e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë

Ilir Shala - Drejtor i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale

Hamdi Krasniqi - Drejtor për Buxhet e Financa

Flutura Avdiu – Drejtoresh për Kulturë, Rini e Sport.