Klubi anglez, Liverpooli ka publikuar një video të re përmbledhëse të momenteve më të mira të të ndjerit Diogo Jota, në klubin anglez.

Videoja, e cila zgjat më shumë se tre minuta, hedh një vështrim prapa në golat më të mirë që ai shënoi për Reds dhe momentet e tij më të paharrueshme.


Në klip, është përfshirë edhe një intervistë e Jotas nga koha kur ai u bashkua me Liverpoolin, së bashku me zërin e tij.

Ai mund të dëgjohet duke shprehur krenarinë e tij që iu bashkua Reds dhe se si ishte një ëndërr për të të luante për klubin më të madh anglez.

Gjithashtu tregon festimet e tij pasionante pas shënimit të golave ​​dhe sa figurë e gjallë ishte në të vërtetë.

Së bashku me videon, klubi përfshiu një mbishkrim të shkurtër që shkruante: "Djali ynë nga Portugalia. Përgjithmonë". /Telegrafi/

telegrafi sport app