LAJMI I FUNDIT:

Liverpooli pritet t’i largojë tre lojtarë në ditën e fundit të afatit kalimtar me kërkesë të Slot

Liverpooli pritet t’i largojë tre lojtarë në ditën e fundit të afatit kalimtar me kërkesë të Slot

Liverpooli mund t’i largojë tre lojtarë para mbylljes së afatit kalimtar veror, sipas një raportimi të ri nga Anglia.

‘Të Kuqtë’ kanë qenë të ngarkuar në ditët e fundit të afatit kalimtar, duke nënshkruar me portierin Giorgi Mamardashvili nga Valencia dhe Federico Chiesa nga Juventusi.

Ata gjithashtu kanë lejuar disa prej lojtarëve të rinj të ekipit që të largohen, aty ku emra si Bobby Clark, Sepp van den Berg dhe Fabio Carvalho që të gjithë u larguan nga ‘Anfield’.


Tani sipas raportimit të gazetarit James Pearce nga The Athletic, tri marrëveshje të tjera mund të përfundojnë para orës 23:00.

Është bërë e ditur se Ben Doak dhe Kaide Gordon që të gjithë do të largohen në formë huazimi në drejtim të Championship, teksa Hull City po udhëheq garën për të nënshkruar me Doak në një marrëveshje të përhershme.

Hull ka një marrëdhënie të shkëlqyer me Liverpoolin, pasi kishin ndihmuar në zhvillimin e Carvalhos dhe mesfushorit Tyler Morton sezonin e kaluar.

Doak së fundmi u ftua nga kombëtarja e Skocisë, por një lëndim e detyroi atë që të tërhiqet nga ekipi i cili kishte udhëtuar në Gjermani për Euro 2024.

Tutje raporti shton se se Liverpooli po kërkon një rrugëdalje për ta larguar mbrojtësin Nathaniel Philips në formë huazimi në drejtim të Derby Countyt, pasi ai po konsiderohet si tepricë në ekipin e Arne Slot./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Real Madridi i kërkon Viniciusit të 'flasë sa para i do' pas mega ofertës saudite

Real Madridi i kërkon Viniciusit të 'flasë sa para i do' pas mega ofertës saudite

La Liga
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Fanella debutuese e Doncicit arrin vlerë të çmendur, një mister i vërtetë se ku përfundoi

Fanella debutuese e Doncicit arrin vlerë të çmendur, një mister i vërtetë se ku përfundoi

NBA
Arsyeja e trishtueshme pse Virgil van Dijk nuk e ka mbiemrin e tij në pjesën e pasme të fanellës së Liverpoolit

Arsyeja e trishtueshme pse Virgil van Dijk nuk e ka mbiemrin e tij në pjesën e pasme të fanellës së Liverpoolit

Premier League
Ylli i Man City është i pavendosur për të ardhmen, pasi kontrata e tij po përfundon

Ylli i Man City është i pavendosur për të ardhmen, pasi kontrata e tij po përfundon

Premier League
Henry, Carragher dhe Richards, të gjithë bien dakord se kush do ta fitojë Topin e Artë 2025

Henry, Carragher dhe Richards, të gjithë bien dakord se kush do ta fitojë Topin e Artë 2025

Ndërkombëtare
Kalo në kategori