LAJMI I FUNDIT:

Liverpooli i pamëshirshëm ndaj West Hamit, për t’i eliminuar nga Carabao Cup

Liverpooli i pamëshirshëm ndaj West Hamit, për t’i eliminuar nga Carabao Cup

Liverpooli ka triumfuar 5-1 përballë West Ham United, për të kaluar tutje në Carabo Cup.

Pas 21 minutash, Çekanët kaluan në epërsi me auto-golin e Jarrell Quansah.

Por, katër minuta më vonë – Liverpooli i barazoi shifrat në 1-1 me anë të Diogo Jotas, që u asistua nga Federico Chiesa.


Me këtë rezultat edhe përfundoi pjesa e parë, derisa 45 minutat e dytë nisën fuqishëm për Reds.

Në minutën e 49-të, Jota shënoi edhe golin e dytë personal, për t’i dhuruar epërsinë Liverpoolit, ndërsa Curtis Jones ishte asistuesi.

Mohamed Salah realizoi për 3-1 në minutën e 74-të, ndërsa West Hami mbeti me dhjetë lojtarë në fushë dy minuta më vonë, pasi Edson Alvarez pranoi edhe kartonin e dytë të vershë.

Fitoren e Liverpoolit e vulosi Cody Gakpo me dy gola, kur shënoi për 4-1 në minutën e 90-të, ndërsa tre minuta më vonë kompletoi dygolëshin e tij për 5-1. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Real Madridi merr vendimin shokues – lejon largimin e një lojtari shumë të rëndësishëm

Real Madridi merr vendimin shokues – lejon largimin e një lojtari shumë të rëndësishëm

La Liga
Alarmohen gjigantët evropianë, Barcelona ia cakton çmimin Raphinhas

Alarmohen gjigantët evropianë, Barcelona ia cakton çmimin Raphinhas

La Liga
Klubi anglez mund të fitojë miliona euro falë Barcelonës në fund të sezonit

Klubi anglez mund të fitojë miliona euro falë Barcelonës në fund të sezonit

Ndërkombëtare
Dy gjigantët evropianë në garë për Victor Osimhen - gati për 'luftë' ofertash në verë

Dy gjigantët evropianë në garë për Victor Osimhen - gati për 'luftë' ofertash në verë

Serie A
Përfundon sezoni i rregullt në NBA, caktohet skuadrat që do të luajnë në 'Play-Off'

Përfundon sezoni i rregullt në NBA, caktohet skuadrat që do të luajnë në 'Play-Off'

NBA
Insistoi shumë derisa e bleu, Bayern Munich tani po kërkon ta kthej portugezin në Angli

Insistoi shumë derisa e bleu, Bayern Munich tani po kërkon ta kthej portugezin në Angli

Premier League
Kalo në kategori