Liverpooli futet në garë për Kessien, gati oferta e lartë në drejtim të Barcelonës

273:"BARCELONA, SPAIN - MAY 20: Franck Kessie of FC Barcelona is challenged by Martin Zubimendi of Real Sociedad during the LaLiga Santander match between FC Barcelona and Real Sociedad at Spotify Camp Nou on May 20, 2023 in Barcelona, Spain. (Photo by David Ramos/Getty Images) 12:"Getty Images
Franck Kessie dukej se do të rikthehet në Serie A, pas insistimit nga Interi për transferimin e tij.
Gjiganti italian kishte këmbëngulur për transferimin e afrikanit në Giuseppe Meazza, por duket se rikthimi i Kessit në Serie A nuk do të ndodhë.
Për mesfushorin qendror në garë fuqishëm është futur edhe gjiganti anglez Liverpool.
Sipas raportimeve të medieve spanjolle 'The Reds' janë të gatshëm t’i paguajnë Barcelonës plot 35 milionë euro për të siguruar shërbimet e mesfushorit.
Jurgen Klopp e pëlqen shumë mesfushorin afrikan dhe ka kërkuar nga drejtuesit e klubit afrimin e tij në Anfield.
26-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 43 ndeshje zyrtare me kataluansit duke realizuar edhe tre gola dhe duke asistuar në tre të tjerë./Telegrafi/

Nga
Telegrafi
06/06/2023
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate















































