Liverpooli ka marrë një fitore dramatike dhe shumë të vështirë kundër Atletico Madridit, duke triumfuar me rezultat 3-2 në një ndeshje të mbushur me emocione, përmbysje dhe tension deri në minutat e fundit.

“Anfield Road” pa një fillim të zjarrtë nga “The Reds”, të cilët që në minutën e 4-të kaluan në epërsi. Një goditje e fuqishme e Mohamed Salah u devijua nga Andrew Robertson, duke e çuar topin në rrjetë për rezultatin 1-0.


Vetëm dy minuta më vonë, Salah dyfishoi shifrat pas një kombinimi të bukur me Ryan Gravenberch, duke e çuar epërsinë në 2-0.

Sala e Van Dijk

Atletico Madridi nuk u dorëzua dhe gradualisht e ktheu ndeshjen në lojën e saj. Në minutën e 35-të, Clement Lenglet shkaktoi penallti me prekje të dorës, por pas konsultimit me VAR, gjyqtari e anuloi vendimin duke e lënë Liverpoolin pa rastin e artë për golin e tretë.

Pak para fundit të pjesës së parë, madrilenët u kthyen fuqishëm. Në minutën e 45+3, Marcos Llorente shënoi nga afërsia pas asistimit të Giacomo Raspadorit, duke ngushtuar shifrat në 2-1.

Marcos Llorente

Në pjesën e dytë, Atletico Madridi e rriti presionin dhe u shpërblye në minutën e 81-të, kur Llorente shënoi sërish, këtë herë me një goditje të fortë nga jashtë zonës që u devijua dhe mposhti Alissonin për rezultatin 2-2.

Por Liverpooli nuk pranoi ta mbyllte ndeshjen me barazim. Në minutën e 90+2, Virgil van Dijk u ngrit mbi të gjithë pas një harkimi perfekt nga këndi i Dominik Szoboszlait, duke goditur me kokë për rezultatin vendimtar 3-2.

Van Dijk telegrafi.com

Liverpooli mori tri pikë e para, ndërsa Atletico Madridi duhet t'i kërkojë në ndeshjet e ardhshme. /Telegrafi/

telegrafi sport app