Liverpooli dhe Juve mund ta aktivizojnë klauzolën e Julian Brandt

280:"LEVERKUSEN, GERMANY - FEBRUARY 21: Julian Brandt of Bayer Leverkusen reacts during the UEFA Europa League Round of 32: Second Leg match between Bayer 04 Leverkusen and FK Krasnodar at the BayArena on February 21, 2019 in Leverkusen, Germany. (Photo by Jörg Schüler/Getty Images) 21:"Bongarts/Getty Images
Julian Brandt mund të largohet nga Bayer Leverkuseni gjatë verës për vetëm 25 milionë euro - shkruan Sport Bild.
22-vjeçari ka një klauzolë në kontratën e tij, të cilën mund ta shkëpusë për shumën e përmendur të parave.

Liverpooli dhe Juventusi janë dy klubet më të interesuara për shërbimet e futbollistit gjerman, ndërkohë që ai po monitorohet edhe nga Real Madridi.

Kontrata e Brandt është valide deri në vitin 2021, ndërsa klubet që paguajnë 25 milionë euro mund ta ndërpresin atë.
Krahas të qenit pjesë e Leverkusenit, mesfushori ofensiv ka qenë edhe pjesë e Akademisë së Wolfsburgut. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































