Anësori i Interit, Ivan Perisic, po kërkohet me ngulm nga Liverpooli dhe janë të gatshëm të paguajnë 35 milionë euro.

Kroati po zhvillon një sezon të mirë me klubin e tij ku në 33 ndeshje ka shënuar nëntë gola dhe ka dhënë shtatë asistime.


28-vjeçari mund të luajë në të dy krahët e sulmit, por edhe pas sulmuesit.

Inter e bleu Perisicin nga Wolfsburgu për 19 milionë euro dhe nga shtija e tij mund të përfitojë.

Ai është në kontratë me zikaltërit deri ën qershor të vitit 2020, dhe sipas Tuttomercatoweb skuadra e Liverpoolit është e gatshme të paguajë 35 milionë euro.

Lojtari mund të bashkohet me Jurgen Kloppin, ku ishin bashkë te Borussia Dortmund në sezonet 2011-2013. /Telegrafi/

telegrafi sport app