Liverpooli ka arritur një fitore të madhe me rezultat 1-0 ndaj rivalit të urryer lokal, Evertonit, në ndeshjen e vlefshme për 1/32-tën e Kupës FA.

Fati i shortit deshi që dy klubet nga Merseyside të ndeshen mes vete në 1/32-tën e Kupës FA, duke na dhuruar një ndeshje të madhe, por fitues në fund dolën Reds.


Goli i vetëm në këtë fitore që vlejti sa kualifikimi në 1/16-tën për Liverpoolin u shënua nga 18-vjeçari Curtis Jones në minutën e 71-të.

Lojtari më i vlerësuar i takimit ishte pikërisht Jones, i cili u notua me 7.6, po aq sa portieri Adrian.

Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për sulmuesin e Evertonit, Moise Kean që u vlerësua me notë 5.9.

Liverpool:

notat liveri e1578247520517

Everton:

notat liveri 1 e1578247543530

/Telegrafi/

telegrafi sport app