asani 1

Shqipëria ka pësuar humbje me rezultat 2-1 ndaj Italisë në ndeshjen hapëse të tyre në Kampionatin Evropian, e vlefshme për grupin B.

24/06/2024 19:47-Formacionet zyrtare, Shqipëri – Spanjë: Sylvinho bën një ndryshim në përbërje

Kombëtarja e Shqipërisë dhe ajo e Spanjës kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare para duelit që do të nis me fillim nga ora 21:00.

Dy ekipet kombëtare do të luajnë përballë njëra-tjetrës në “Merkur Spiel-Arena” të Dusseldorfit, aty ku shumica e tifozëve prezent pritet të jenë shqiptarë.

Shqipërisë i duhet fitorja për të siguruar kualifikimin tutje, ndërsa në rast barazimi atëherë do të duhej të prisnim rezultatet nga ndeshjet e grupeve tjera për të shikuar se cilat janë mundësitë tona.

Lexo lajmin e plotë...

shqiperi spanje 2

19/06/2024 16:54-GOOOOOL

90+5' Aksion i bukur i Shqipërisë. Gjasula gjuan bukur nga brenda zonës për të shënuar për 2-2.

19/06/2024 16:22

63' Asllani provon goditjen, Livakovic në vend. Shqipëria del nga mbrojtja dhe organizon aksion të mirë.

19/06/2024 16:12

53' Kovacic gjuan nga distanca, topi devijohet, por pret Strakosha.

19/06/2024 16:09

50' Luka Sucic i futur në pjesën e dytë, gjuan me të majtën, por Thomas Strakosha pret bukur.

16/06/2024 00:11-Kaq nga ne për sonte, shihemi në ndeshjen e radhës

Për t'i lexuar të gjitha lajmet për ndeshjen, Itali - Shqipëri klikoni këtu....

16/06/2024 00:09-Notat e lojtarëve, Itali 2-1 Shqipëri: Shpëtojnë vetëm Bajrami dhe Gjimshiti, Bastoni lojtar i ndeshjes

Shqipëria ka pësuar humbje me rezultat 2-1 ndaj Italisë në ndeshjen hapëse të tyre në Kampionatin Evropian, e vlefshme për grupin B.

Nedim Bajramit hapi ndeshjen, por italianët u kthyen me golat Alessandro Bastonit dhe Nicolo Barellas.

Italia si skuadër u vlerësua me notën 7.09, ndërsa Shqipëria me notën 6.63.

Lexo lajmin e plotë.... 

Screenshot 2024 06 15 231254

15/06/2024 23:56-Sylvinho reagon pas ndeshjes me Italinë: I kënaqur me paraqitjen, por jo me rezultatin

Trajneri Sylvinho u shfaq i zhgënjyer me rezultatin ndaj Italisë, por vlerësoi paraqitjen e skuadrës, teksa theksoi se ekipi u pa në vështirësi vetëm në 20-25 minutat e para të takimit.

Zhgënjim për rezultatin apo i kënaqur me lojën?

I zhgënjyer me rezultatin, por i kënaqur me atë që dhamë në fushë.

Lexo lajmin e plotë...

Sylvinho

15/06/2024 23:43-Asllani flet pas ndeshjes me Italinë: Më vjen keq për tifozët, ishin të jashtëzakonshëm

Kombëtarja e Shqipërisë pësoi humbje me rezultat 2-1 ndaj Italisë në ndeshjen hapëse të Kampionatit Evropian 2024, e vlefshme për grupin B.

Golin e vetëm në këtë sfidë për kuqezinjtë e realizoi Nedim Bajrami, i cili gjeti rrugën e rrjetës teksa nuk kishte kaluar as një minutë që nga fillimi i ndeshjes.

Pas përfundimit të ndeshjes, mesfushori Kristjan Asllani pranoi se po ndjen shumë keqardhje që nuk arritën t’i gëzonin tifozët kuqezi me një rezultat pozitiv.

Lexo lajmin e plotë...

Kristjan Asllani Inter Milan 5 scaled e1717914195883

15/06/2024 23:42-Spalletti ishte i acaruar me disa gjëra pas ndeshjes ndaj Shqipërisë edhe pse Italia e tij fitoi

Përzgjedhësi i Italisë, Luciano Spalletti ishte kritik ndaj ekipit të tij edhe pse fituan me rezultat 2-1 ndaj Shqipërisë në ndeshjen hapëse të grupit B.

Nedim Bajrami shënoi pas 23 sekondash, duke arritur një rekord i ri i të gjitha kohërave në Kampionatin Evropian.

Megjithatë, Alessandro Bastoni dhe Nicolo Barella shënuan për të kthyer ndeshjen në favor të Italisë.

Lexo lajmin e plotë...

Luciano Spalletti Italy glance  1

15/06/2024 23:41-Nedim Bajrami deklarohet pas humbjes: Dhamë maksimumin, tani të mendojmë për Kroacinë

Kombëtarja e Shqipërisë pësoi humbje me rezultat 2-1 ndaj Italisë në ndeshjen hapëse të Kampionatit Evropian 2024, e vlefshme për grupin B.

Golin e vetëm në këtë sfidë për kuqezinjtë e realizoi Nedim Bajrami, i cili gjeti rrugën e rrjetës teksa nuk kishte kaluar as një minutë që nga fillimi i ndeshjes.

Pas përfundimit të takimit, Bajrami deklaroi se skuadra dha maksimumin dhe se tashmë duhet të fokusohet tek ndeshja e radhës ndaj Kroacisë.

Lexo lajmin e plotë...

bajrami 1 1

15/06/2024 22:55-Mbyllet ndeshja

15/06/2024 22:55

90+5' Mitaj me gjuajtje drejt portës, por topi shkon jashtë.

15/06/2024 22:52-Katër minuta lojë shtesë

15/06/2024 22:50

90' Manaj i vetëm me Donnarumman, por portieri italian mbron gjuajtjen e tij. Ishim afër barazimit.

15/06/2024 22:19

59' Chiesa gjuan, por për fat topi shkon jashtë.

15/06/2024 22:04-Nis pjesa e dytë

46' Italia nis topin nga mesi i fushës.

15/06/2024 21:49-Mbyllet pjesa e parë

15/06/2024 21:45

44' Jasir Asani provon gjuajtjen e tij, por topi shkon mbi portë.

15/06/2024 21:43

40' Sërish Thomas Strakosha pret, kësaj radhe gjuajtjen e Gianluca Scamaccas.

15/06/2024 21:35

33'  Davide Frattesi gjuan, Thomas Strakosha pret, por topi ndalet nga shtylla. Shqipëria mbetet në lojë.

Screenshot 2024 06 15 214500

15/06/2024 21:18-Itali 2-1 Shqipëri

17' Nicolo Barella gjuan nga distanca dhe shënon për 2-1. 

15/06/2024 21:13-Itali 1-1 Shqipëri

11' Harkimit të Pellegrinit i përgjigjet me kokë Bastoni për 1-1.

15/06/2024 21:02-GOOOOL!

1' Minuta e parë, vjen goli. Gabojnë mbrojtja italiane, Nedim Bajrami me super gol kalon Shqipërinë në epërsi.

15/06/2024 21:01-Nis ndeshja

1' Shqipëria luan me topin e parë.

15/06/2024 21:00-Këndohen himnet me pasion, Shqipëria dhe Italia janë gati

15/06/2024 20:37-I gjithë stadiumi kuq e zi

Momenti kur lojtarët e Shqipërisë dalin të bëjnë nxehjet

15/06/2024 20:36-“Hera e parë që bëj video në stadiume, atmosferë mahnitëse” – Ramadani tregon emocionet para ndeshjes

Mesfushori i Shqipërisë, Ylber Ramadani, ka thënë se kuqezinjtë duhet të bëjnë maksimumin sot ndaj Italisë për të marrë një rezultat të mirë në fushën e lojës ndaj Italisë.

Ai foli për UEFA-n pak minuta para sfidës, duke treguar emocionet për atmosferën e bukur që ishte në stadium.

“Është atmosferë mahnitëse. Është hera e parë që bëj video në stadiume, është hera e parë dhe po bëj video dhe shpresoj që në fund të kemi një rezultat të mirë për ta”.

Lexo lajmin e plotë... 

bandicam 2024 06 15 19 51 06 566

15/06/2024 20:21-Flamuj të Shqipërisë, Kosovës dhe UÇK-së "pushtojnë" ulëset e stadiumit "Signal Iduna Park"

Ka mbetur më pak se një orë para nisjes së ndeshjes mes Italisë dhe Shqipërisë (21:00) e cila do të zhvillohet në stadiumin "Signal Iduna Park" të Dortmundit.

Stadiumi tashmë është pothuajse i tëri i mbushur, ku përmes fotografive vërehet se si është "populluar" nga flamujt e Shqipërisë, Kosovës dhe UÇK-së.

shqiperi 2

shqiperi 1

15/06/2024 20:09-Formacionet zyrtare, Itali-Shqipëri: Sylvinho me Strakoshën në portë, Spalletti me më të mirët

Italia dhe Shqipëria në ‘Signal Iduna Park” të Dortmundit, në ndeshjen hapëse për të dyja në Kampionatin Evropian 2024 e vlefshme për grupin B.

Në atë që përshkruhet si “grupi i vdekjes”, kuqezinjtë e Sylvinhos do të synojnë që të bëjnë befasinë duke mposhtur kampionin në fuqi të Evropës.

Sylviunho dhe Spalleti kanë publikuar formacionet zyrtare para ndeshjes.


Italia: Donnarumma; Di Lorenzo, Calafiori, Bastoni, Dimarco; Jorginho, Barella; Chiesa, Frattesi, Pellegrini; Scamacca;

Shqipëria: Strakosha; Hysaj, Ajeti, Gjimshit, Mitaj; Ramadani, Asllani; Asani, Bajrami, Seferi; Broja;


15/06/2024 19:36-Itali – Shqipëri, tri betejat kryesore në fushë të cilat mund ta vendosin fituesin

Italia dhe Shqipëria do të përballen në ndeshjen e tyre hapëse të Kampionatit Evropian 2024 dhe janë tri duele në fushë të cilat mund ta vendosin fituesin e këtij takimi.

Takimi i “Azzurrëve” me “Kuqezinjtë” do të nis me fillim nga ora 21:00 me ndeshjen që do të luhet në “Signal Iduna Park” të Dortmundit.

Itali vs Shqipëri – tri betejat kryesore për t’i përcjellur në fushë

Lexo lajmin e plotë...

itali shqiperi

15/06/2024 19:29-Lojtarët e dy ekipeve në fushë, tifozët kuqezi pushtojnë stadiumin

Lojtarët e Shqipërisë dhe Italisë kanë dal në fushë, ku kuqezinjtë janë befasuar nga numri i madh i tifozëve tanë.

Screenshot 2024 06 15 192751

Screenshot 2024 06 15 192735

Screenshot 2024 06 15 192952

Screenshot 2024 06 15 192940

Screenshot 2024 06 15 204034

Screenshot 2024 06 15 204021

15/06/2024 19:18-Tifozët kuqezi arrijnë në stadium

Mijëra tifozë kuqezi janë afër stadiumit "BVB Stadion Dortmund", ku me këngë e valle, po përkrahin ekipin kombëtar shqiptar që sonte zhvillon ndeshjen e parë.

15/06/2024 18:37-Pamje nga atmosfera impozante që po mbizotëron në Dortmund

Italia dhe Shqipëria do të përballen sot (15 qershor) në kuadër të ndeshjes hapëse të Kampionatit Evropian 2024 e vlefshme për grupin B.

Teksa kanë mbetur edhe pak orë para fillimit të ndeshjes, Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka publikuar një video nga grumbullimi i tifozëve shqiptarë të cilët shihen duke festuar nën tingujt e këngëve patriotike shqiptare dhe të mbuluar me flamuj kuqezi.

15/06/2024 17:58-Statistika dhe kuriozitete për Italinë dhe Shqipërinë para përballjes së madhe në Euro 2024

Shqipëria dhe Italia sot përballen në "Signal Iduna Park" të Dortmundit nga ora 21:00 në kuadër të xhiros së parë të Grupit B për Euro 2024.

Ka statistika dhe kuriozitet mjaftë interesante të Italisë dhe Shqipërisë, që ia vlen të përmenden.

Lexo lajmin e plotë...

spalletti sylvinho 12

15/06/2024 17:20-Atmosfera festive në Gjermani vazhdon - tifozët italianë i bashkohen në valle tifozëve shqiptarë

Kombëtarja e Shqipërisë do ta luajë sot (15 qershor) ndeshjen hapëse të Kampionatit Evropian 2024 në kuadër të grupit B, ku për kundërshtar do ta ketë Italinë.

Ndeshja do të nis me fillim nga ora 21:00 dhe do të luhet në "Signal Iduna Park" të Dortmundit.

Atmosfera në rrugët e qytetit nuk do shumë koment, ndërsa në momentin kur tifozët shqiptarë ia morën valles tradicionale shqiptare, atyre iu bashkuan edhe disa tifozë italianë.

Kjo video dëshmon para se gjithash edhe respektin që tifozët e të dyja shteteve gëzojnë për njëra-tjetrën e që shpresojmë se e njëjta do të përcillet edhe në fushë nga lojtarët.

15/06/2024 16:59-Dortmundi vishet kuqezi, tifozët shqiptarë me këngë e valle presin ndeshjen e Kombëtares së Shqipërisë

Teksa na ndajnë më pak se pesë orë nga ndeshja e madhe Itali-Shqipëri, tifozët kuqezinj kanë pushtuar qytetin Dortmundin.

Atmosferë është e jashtëzakonshme teksa fansat po i shijojnë këto momente me këngë, valle dhe sigurisht edhe birra.

Këtu mund të shihni foto nga grumbullimi i tifozëve dhe padyshim janë një ndër imazhet më të bukura për shqiptarët.

GQHuhptWMAAYbNr

GQHnzMNWcAA7 qR

15/06/2024 14:37-Nga Broja e Asllani te Ramadani e Abrashi – vlera e futbollistëve të Shqipërisë në Euro 2024

Kombëtarja e Shqipërisë e nis sot (e shtunë) kampanjën në Euro 2024 me ndeshjen ndaj Italisë në kuadër të Grupit B. Por, cilat janë futbollistët më të vlefshëm dhe më pak të vlefshëm në ekipin e kuqezinjve.

Kuqezinjtë e nisin Euro 2024 kundër Italisë në “Signal Iduna Park” të Dortmundit me ndeshjen që pritet të fillojë nga ora 21:00.

Por, cilët janë lojtarët që vlejnë më shumë në treg dhe ata më pak në listën e Shqipërisë në Euro 2024.

Lajmi i plotë..

447802257 862858165876692 5857166693776544995 n 1

15/06/2024 14:14-Lojtarët e Shqipërisë takojnë familjarët para ndeshjes me Italinë

Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë sonte (e shtunë) ndeshjen e parë të Euro 2024, ku do të takohet me Italinë.

Ndeshja e kuqezinjve me Azurrët do të luhet në 'Signal Iduna Park' të Dortmundit, me fillim nga ora 21:00.

Para një ndeshje si kjo, lojtarët janë takuar me familjarët e tyre, për t'u motivuar për rezultat pozitiv.

Takimi i shumicës prej tyre ishte shumë i ngrohtë dhe vërehej shkëlqimi në sytë e tyre.

15/06/2024 13:00-Milani dërgon skaut për të parë nga afër Brojën në ndeshjen ndaj Italisë

Një skaut i Milanit thuhet se do të shikojë sulmuesin shqiptar, Armando Broja, gjatë ndeshjes së sotme të Shqipërisë kundër Italisë në kuadër të Euro 2024.

Sulmuesi i Chelsea, Broja është shfaqur si një objektiv transferimi për gjigantët e Serie A, dhe sipas Sky Sport Italia, një skaut i kuqezinjve do ta shikojë 22-vjeçarin këtë mbrëmje gjatë debutimit të Shqipërisë në Euro 2024 kundër Italisë në Signal Iduna Park në Dortmund.

Lajmi i plotë..

armando broja 5

15/06/2024 12:30-Luajti të gjitha ndeshjet në Euro 2016, Lenjani flet për Shqipërinë: E nisim me fitore, kuqezinjtë befasojnë në Gjermani

Ermir Lenjani është një nga futbollistët më të rëndësishëm të Shqipërisë dekadën e fundit, pasi ka luajtur rregullisht dhe ka shkëlqyer me paraqitjet e tij.

Mbrojtësi i majtë ka dhënë kontribut të madh dhe ishte ndër më të rëndësishmit për kualifikimin e Shqipërisë në Euro 2016, kur kuqezinjtë e arritën këtë për herë të parë në histori.

Lenjani ka zhvilluar 44 ndeshje me Kombëtaren kuqezi, derisa ka realizuar edhe pesë gola dhe ka dhuruar një asistim.

Anëtari i skuadrës zvicerane Schaffhausen ishte në grumbullimin e parë të Sylvinhos, megjithatë lëndimet e shpeshta bënë që ai të mos marrë pastaj ftesë.

Mbrojtësi këmbëshpejtë ishte lojtar kyç i kuqezinjve edhe në Euro 2016 ku zhvilloi të gjitha ndeshjet, derisa në një intervistë për Telegrafin ai ka folur për atë kohë, Shqipërinë e sotshme dhe çfarë pret në Euro 2024.

Lajmi i plotë..

lenjani 1

15/06/2024 12:00-“Nuk e prisja ftesën për Evropian, pasi mendoja të luaja për Kosovën”, Tarashaj: Shqipëria mund të befasojë, Zvicra në gjysmëfinale nëse Shaqiri është në formë

Shani Tarashaj është një nga futbollistët shqiptarë që ka luajtur në një Kampionat Evropian dhe këtë e bëri tetë vite më parë.

Në verën e vitit 2016 Tarashaj ishte vetëm 22-vjeçar dhe u ftua nga Përfaqësuesja e Zvicrës për të luajtur në Euro 2016, ku kishte vetëm disa minuta ndaj Rumanisë.

Në një intervistë ekskluzive për Telegrafin, ish-sulmuesi i Evertonit, Frankfurtit, Grasshopperit e skuadrave të tjera ka skanuar Zvicrën dhe Shqipërinë e këtij Evropiani.

Lajmi i plotë..

Messenger creation f9a70b25 bd74 434c 8dab 7bff874502ef

15/06/2024 11:45-Nga pensionimi prej futbollit te analiza e Shqipërisë për Euro 2024, Migjen Basha flet për të gjitha: Shpresojmë në katër pikë

Migjen Basha ka dy vite që i ka dhënë fund karrierës së shkëlqyer 18 vjeçare në futbollin profesionist.

Mesfushori suharekas është lindur dhe rritur në Zvicër, derisa ka bërë një karrierë të gjatë në futboll, duke luajtur për 14 klube në katër shtete të ndryshme.

Karriera e Bashës ka nisur në Zvicër dhe ka përfunduar aty, por shkëlqimi i tij ka qenë në futbollin italian, ku ka veshur fanellat e skuadrave si Lucchese e Viareggio fillimisht, para se të luante te Rimini, Frosinone, Atalanta, Torino dhe Como.

Në një intervistë për Telegrafin, Basha ka folur dy vite pas përfundimit të karrierës, gjërat që po i bënë tani, Kampionatin Evropian si dhe ka skanuar Shqipërinë dhe Italinë.

Lajmi i plotë..

Migjen Basha

15/06/2024 11:30-Shqipëri – Itali, formacionet e mundshme: Sylvinho dhe Spalletti pa befasi

Kombëtarja e Shqipërisë dhe ajo e Italisë do të luajnë sot (e shtunë) ndeshjen e parë për Euro 2024 dhe tashmë dy ekipet janë gati dhe kanë idetë e qarta për këtë përballje.

Kuqezinjtë janë gati për të ndeshjen e parë të Grupit B ndaj Italisë, ndeshja e cila zhvillohet në “Signal Iduna Park” të Dortmundit, me fillim nga ora 21:00.

Trajneri i kombëtares tonë, Sylvinho ka tashmë të qartë idetë dhe formacionin për ndeshjen e sotme.

Lajmi i plotë...

15/06/2024 11:00-Shqipëria luan sot ndaj Italisë ndeshjen e parë në Euro 2024

Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë sot (e shtunë) ndeshjen e parë të Euro 2024, ku do të takohet me Italinë, në kuadër të Grupit B.

Kuqezinjtë do të luajnë në stadiumin Signal Iduna Park të Dortmundit, me fillim nga ora 21:00.

15/06/2024 10:30-“Duam ta nisim mbarë rrugëtimin në Euro 2024” – Gjimshiti flet për ndeshjen me Italinë

Kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Berat Gjimshiti, doli pasditen e kësaj të premteje në konferencën zyrtare për media në prag të ndeshjes debutuese në Euro 2024 që Shqipëria do të zhvillojë ditën e nesërme ndaj Italisë.

Ky takim është planifikuar të nisë në ora 21:00 në stadiumin e Dortmundit.

Gjimshiti vlerësoi maksimalisht kundërshtarin, për emrin dhe futbollistët që ka, teksa theksoi se është shumë e rëndësishme një nisje e mbarë e Kampionatit Evropian, për të shpresuar në një rrugëtim të gjatë të Shqipërisë në këtë garë.

Lajmi i plotë..

Gjimshiti  1

15/06/2024 10:00-“Jemi gati, nder që drejtoj Shqipërinë në Kampionatin Evropian” – Sylvinho flet për ndeshjen ndaj Italisë dhe skuadrën e tij

Përzgjedhësi i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho doli pasditen e kësaj të premteje në konferencën zyrtare për media në prag të ndeshjes debutuese në Euro 2024 që Shqipëria do të zhvillojë ditën e nesërme ndaj Italisë.

Ky takim është planifikuar të nisë në ora 21:00 në stadiumin e Dortmundit.

Sylvinho e nisi konferencën duke u shprehur se është i lumtur dhe një nder që do të jetë në krye të Shqipërisë në Kampionatin Evropian.

Më pas tekniku brazilian foli për tre kundërshtarët e grupit, duke theksuar se është i vetëdijshëm për vështirësinë. Ai nënvizoi se djemtë janë të gatshëm për të dhënë maksimumin për të përfaqësuar sa më mirë vendin në Europian.

Gjithashtu Sylvinho vlerësoi ekipin e Italisë, duke u shprehur se janë të aftë për të fituar sërish Europianin. Trajneri i Kombëtares shtoi se Shqipëria do të zbresë në fushë për të luftuar dhe për të tentuar të marrë pikë në çdo ndeshje.

Lajmi i plotë..

Silvinjo  1

15/06/2024 09:30-“Ndeshja më e sikletshme për të debutuar në Euro, një duel plot kurthe” – Donnarumma vlerëson Shqipërinë për disa veti

Portieri italian, Gianuligi Donnarumma e vlerëson shumë duelin kundër Shqipërisë i pari për të dy ekipet kombëtare në kuadër të Grupit B.

Në këtë grup bëjnë pjesë edhe Spanja e Kroacia, ku nga shumë njohës është llogaritur si grupi më i fortë.

Lajmi i plotë..

donnarumma

15/06/2024 09:00-“Kemi shumë emocione para Shqipërisë – Barella gati, besojmë te Calafiori” – Spalletti flet para përballjes me kuqezinjtë

Përzgjedhësi i Italisë, Luciano Spalletti ka folur në konferencë për shtyp para ndeshjes ndaj Shqipërisë në Euro 2024, e cila zhvillohet të shtunën nga ora 21:00 në Dortmund.

Ai deklaroi se skuadra është e përfshirë nga emocionet, por shtoi se ato janë pozitive ndërsa lajmëroi se Nicolo Barella është rikuperuar.

Lajmi i plotë..

spalletti