E plotësuar: Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL UÇK-së, Faton Klinaku në protestën e organizuar sot, tha se pushteti aktual po dëshiron ti largojë veteranët nga paga minimale.

“Ky pushtet po dëshiron që ti heq veteranët e luftës nga lidhja me pagën minimale. Deputetët duhet t’ju shërbejnë interesave të atyre që i sollën në ulëse të kuvendit, e jo interesave të politikës ditore”, u shpreh Klinaku.


Ai tutje shtoi se për lirinë për të cilën luftuan do të jenë të gatshëm të mobilizohen sa herë të jetë nevoja.

“Lirinë jo vetëm që duhet gëzuar me mençurinë më të madhe por atë duhet ruajtur e kultivuar në vijimësi si akti më i lartë njerëzor. Për këtë liri ne do të jemi të gatshëm të mobilizohemi sa herë të thërret zëri i atdheut Sot dëshmojmë se tentimet për mohimin e gjithë kontributit dhe sakrificave të luftëtareve të UÇK-së nga ana e institucioneve nuk do të kenë sukses”, tha Klinaku.

Klinaku theksoi se sot duhet të protestojnë për vlerat e asaj lufte që na solli deri këtu , të protestojmë sepse po u  mohohet lufta që e bënë e po ju shkelen të drejtat.

“Jemi kategori ligjore, në momentet e fundit nga ana e Qeverisë na është sakatosur ligji. Kemi shpresë që ky ligj mos të miratohet në Kuvend. Do të vazhdojmë me protesta deri në realizimin e kërkesave tona”, tha Klinaku. /Telegrafi/

----

Live: Nis protesta e veteranëve të UÇK-së, kërkojnë të përfshihen në ngritjen e pagës minimale

Nën brohoritjet “UÇK, UÇK, “Për Kosovë jetën kem me dhanë”, “Mashtruesit jashtë”, shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, kanë nisur protestën sot para ndërtesës së Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës, ku po kërkojnë përfshirjen e tyre në ngritjen e pagës minimale.

Kësaj proteste i janë përgjigjur një numër i madh i veteranëve, në mesin e të cilëve është parë edhe ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, njëherit ish-anëtarja e LVV-së, Aida Dërguti.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL UÇK-së, Faton Klinaku ka thënë se veteranët ndihen të diskriminuar për shkak të anashkalimit të tyre. /Telegrafi/

285998708 1610407856019295 4707249996834021353 n

285834690 467072175180208 2423657412839205190 n

285748511 434147878153712 5452476151495377514 n

285664746 506461321169653 4891414050265217939 n

285634881 3153294304935252 5255658606361188313 n