LAJMI I FUNDIT:

Kosova 3-2 Irlanda e Veriut, detajet e fitores

Kosova 3-2 Irlanda e Veriut, detajet e fitores

Në stadiumin “Fadil Vokrri”, Kosova zhvilloi ndeshjen e tretë në kuadër të Grupit 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve kundër Irlandës së Veriut.

Dardanët arkëtuan tri pikë falë triumfit prej 3-2 për të garuar me Greqinë për pozitën e parë në grup.


Telegrafi ju ka mbajtur të informuar në kohë reale për detajet e sfidës ndërmjet Kosova 3-2 Irlanda e Veriut.


09/06/2022 22:44

Situata në grup

(Foto: uefa.com)
09/06/2022 22:43

Statistikat e ndeshjes

(Foto: Flashscore)
09/06/2022 22:38

Përfundon ndeshja

Kosova ka arritur fitore prej 3-2 përballë Irlandës së Veriut në stadiumin “Fadil Vokrri” në kuadër të Grupit 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve.

Dy gola nga Vedat Muriqi (9’ dhe 52’) dhe një nga Zymer Bytyqi (19’) mjaftuan për triumfin kundrejt dy golave të mysafirëve që i shënuan Shayne Lavery (45’) dhe Daniel Ballard (83’).

09/06/2022 22:35

90’+1 Kalon edhe një situatë e rrezikshme për portën tonë.

09/06/2022 22:31

89′ Milot Rashica lëshon vend për Emir Sahitin, i cili debuton për Kosovën.

09/06/2022 22:25

Kosova 3-2 Irlanda e Veriut

83′ Pas një harkimi në zonë nga Jordan Thompson, Daniel Ballard e ngushtoi rezultatin. Në vijim mysafirët rrezikuan në dy raste që nuk u konkretizuan.

09/06/2022 22:20

79′ Valon Berisha lëshon fushën, Domgjoni inkuadrohet në lojë.

09/06/2022 22:17

75′ Rudhani largohet nga loja, inkuadrohet Betim Fazliji.

09/06/2022 22:07

66′ Vendasit vazhdojnë të tregohen të rrezikshëm në përpjekje për të shënuar edhe gola të tjerë.

09/06/2022 22:03

62′ Tjetër moment për Rashicën, por ishte pozitë jashtë loje.

09/06/2022 21:53

Vedat Muriqiiiiiii, 3-1

52’ Nuk kanë kaluar shumë minuta brenda pjesës së dytë dhe Kosova e ka realizuar edhe golin e tretë. Ishte sërish Vedat Muriqi me golin e dytë personal në këtë takim.

Pas konsultimit të VAR-it gjyqtari e konfirmoi golin.

09/06/2022 21:47

Fillon pjesa e dytë

46’ Ka nisur pjesa e dytë e takimit ndërmjet Kosovës dhe Irlandës së Veriut, e vlefshme për Grupin 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve.

Dardanët janë në epërsi prej 2-1 me golat e Vedat Muriqit (9’) dhe Zymer Bytyqit (19’), për mysafirët realizoi Shayne Lavery (45’).

09/06/2022 21:45

Statistikat e pjesës së parë

(Foto: Flashscore)
09/06/2022 21:32

Përfundon pjesa e parë

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Kosovës dhe Irlandës së Veriut e vlefshme për Grupin 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve.

Vedat Muriqi realizoi nga penallti, ndërsa Zymer Bytyqi e dyfishoi epërsinë.

Një gol për mysafirët e shënoi Shayne Lavery.

09/06/2022 21:30

Kosova 1-2 Irlanda e Veriut

45′ Mysafirët arritën ta ngushtonin rezultatin me një gol të shënuar nga Shayne Lavery

09/06/2022 21:29

43′ Tjetër rast. Bytyqi harkoi, Dresevic goditi me kokë, ndërsa portieri e nxori jashtë.

09/06/2022 21:26

40′ Vazhdon epërsia prej dy golash e Kosovës. Dardanët po e imponojnë ritmin e lojës.

09/06/2022 21:18

32′ Goditje tjetër spektakolare nga Florent Muslija, por pret portieri irlandez.

09/06/2022 21:15

30′ Përpjekje e Rashicës nga largësia, por është qendrore dhe e pret portieri kundërshtar.

09/06/2022 21:05

Gooool… Kosova 2-0 Irlanda e Veriut

19′ Asistim i mrekullueshëm nga Milot Rashica dhe Zymer Bytyqi ishte fantastik për ta shënuar golin e dytë.

Në trend Sport

Më shumë
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

La Liga
Nuk ishte vetëm dëshira e Mbappes, te PSG zbulojnë se kush tjetër konsiderohet fajtor për largimin e francezit

Nuk ishte vetëm dëshira e Mbappes, te PSG zbulojnë se kush tjetër konsiderohet fajtor për largimin e francezit

Ligue 1
“Nuk pendohem që e shita, ishte marrëveshje e mirë” - pronari i Cluj flet pas shitjes së Ermal Krasniqit

“Nuk pendohem që e shita, ishte marrëveshje e mirë” - pronari i Cluj flet pas shitjes së Ermal Krasniqit

Ligat tjera

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Kalo në kategori