Gjysmëfinalja Holandë 1–2 Angli: Gjithçka çfarë ndodhi para, gjatë dhe pas ndeshjes

- 10/07/2024 23:59-Kaq për këtë gjysmëfinale mes Anglisë dhe Holandës
- 10/07/2024 23:57-Kush është Ollie Watkins, ‘heroi’ i ‘Tre Luanëve’ që i dërgoi në finalen e madhe
- 10/07/2024 23:55-Gary Neville dhe Ian Wright bënë debat “të nxehtë” për penalltinë e Anglisë
- 10/07/2024 23:54-Notat e lojtarëve, Holandë 1-2 Angli: Watkins dhe Palmer vlerësime të larta për pak minuta
- 10/07/2024 22:57-Mbyllet ndeshja
- 10/07/2024 22:51-GOOOOOOOOL
- 10/07/2024 22:40
- 10/07/2024 22:28
- 10/07/2024 22:07-Fillon pjesa e dytë
- 10/07/2024 21:48-Mbyllet pjesa e parë
- 10/07/2024 21:32
- 10/07/2024 21:32
- 10/07/2024 21:25
- 10/07/2024 21:22-GOOOOOOL
- 10/07/2024 21:17-Penallti për Anglinë
- 10/07/2024 21:14
- 10/07/2024 21:08-GOOOOOL
- 10/07/2024 21:01-Nis ndeshja
- 10/07/2024 20:24-Verbruggen apo Pickford? Kush është më i mirë në pritjen e penalltive
- 10/07/2024 20:12-Finalisti i dytë: Holanda dhe Anglia futen me “peshat e rënda” – formacionet zyrtare
- 10/07/2024 19:33-Pesë tifozë anglezë mbetën të lënduar nga sulmi i huliganëve holandezë
- 10/07/2024 19:22-Statistikë interesante
- 10/07/2024 19:20-Dy lojtarët që mund ta vendosin ndeshjen Holandë - Angli
- 10/07/2024 18:52-Shqetësime te Holanda para ndeshjes me Anglinë? Koeman tregon çfarë po ndodh
- 10/07/2024 18:41-Përleshje e ashpër mes tifozëve të Holandës dhe Anglisë pak orë para ndeshjes
- 10/07/2024 15:48-Gjyqtarët e sfidës Holandë-Francë
- 10/07/2024 15:03-Koeman: Shpresojmë t'i bëjmë tifozët vërtet të lumtur me një fitore
- 10/07/2024 14:30-Gakpo: Ambicia jonë është të shkojmë në finale
- 10/07/2024 14:15-Kane: Lojë e pabesueshme, e pres me padurim
- 10/07/2024 14:00-Southgate: Nevojiten cilësi të tjera për të fituar ndeshjet
- 10/07/2024 12:40-Holandë – Angli: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikimi i gjysmëfinales së Euro 2024
- 10/07/2024 12:20-Pse Franca nuk do të luajë në ndeshjen për vendin e tretë në Euro 2024 pas humbjes nga Spanja?
- 10/07/2024 12:00-Probleme me udhëtim për në Dortmund, holandezët nuk mbajtën fare stërvitje në Signal Iduna Park
- 10/07/2024 11:40-Gary Lineker i kërkon Anglisë të heqë dorë nga ‘arma sekrete’ e tyre në Euro 2024
- 10/07/2024 11:20-Tifozët e Anglisë shqetësohen me atë që po i ndodh Gordonit – publikohen pamjet
- 10/07/2024 11:00-“A është e mundur kjo?” – Yjet holandezë tallen me Anglinë përpara gjysmëfinales së Euro 2024
- 10/07/2024 10:40-Kobbie Mainoo futet në histori të Kampionatit Evropian falë statistikës së jashtëzakonshme
- 10/07/2024 10:20-UEFA merr vendimin përfundimtar për gjyqtarin kontrovers të gjysmëfinales Angli–Holandë
- 10/07/2024 10:00-Mediat spanjolle dhe holandeze tallen me Anglinë para ndeshjes gjysmëfinale
- 10/07/2024 09:40-Rrjedhin ‘taktikat sekrete’ të Anglisë para ndeshjes me Holandën – Southgate nuk përmbahet
- 10/07/2024 09:20-Holandës i jepet një avantazh i madh pasi UEFA goditi Anglinë për ndeshjen gjysmëfinale
- 10/07/2024 09:00-Caktohet gjyqtari i sfidës Angli-Holandë, Bellingham dikur e akuzoi atë për kurdisje të ndeshjeve
Anglia ka kaluar në finale të Euro 2024, aty ku do të përballet me Spanjën më 14 korrik, pasi eliminoi Holandën me rezultat 2-1 në gjysmëfinale.
10/07/2024 23:59-Kaq për këtë gjysmëfinale mes Anglisë dhe Holandës
Telegrafi iu mbajti të informuar në kohë reale për gjithçka rreth kësaj ndeshje. Për t'i lexuar të gjitha lajmet kliko këtu...
10/07/2024 23:57-Kush është Ollie Watkins, ‘heroi’ i ‘Tre Luanëve’ që i dërgoi në finalen e madhe
Ollie Watkins është futbollist profesionist anglez, i cili luan si sulmues për klubin Aston Villa në Ligën Premier dhe për Kombëtaren e Anglisë.
Ai sot u bë edhe më i njohur për shënimin e golit të fitores së Anglisë ndaj Holandës, në gjysmëfinalen e Euro 2024, ku në finale do të ndeshjet me Spanjën.
Karriera e Ollie Watkins, si profesionist filloi te Exeter City, ku ai shpejt tregoi talentin e tij si një sulmues i aftë dhe i shpejtë. Ai kaloi disa sezone me këtë klub, duke u bërë një lojtar kyç.
10/07/2024 23:55-Gary Neville dhe Ian Wright bënë debat “të nxehtë” për penalltinë e Anglisë
Gary Neville dhe Ian Wright patën një shkëmbim të nxehtë fjalësh mbi vendimin e penalltisë së dhënë për Anglinë në gjysmëfinalen e tyre të Euro 2024 kundër Holandës.
Harry Kane mori përgjegjësinë dhe e konvertoi penalltinë në gol, duke shënuar të tretin e tij në turne.
Gjyqtari Felix Zwayer fillimisht e kishte nisur lojën pas kontaktit mes Kane dhe Denzel Dumfries ndërsa kapiteni i Anglisë goditi në portë.
10/07/2024 23:54-Notat e lojtarëve, Holandë 1-2 Angli: Watkins dhe Palmer vlerësime të larta për pak minuta
Anglia ka kaluar në finale të Euro 2024, aty ku do të përballet me panjën më 14 korrik, pasi eliminoi Holandën me rezultat 2-1 në gjysmëfinale.
Një pjesë e parë e bukur, pasi dy skuadrat luftuan dhe krijuan shumë me Xavi Simons dhe Harry Kane që shënuan golat. Ndeshja u vendos nga Ollie Watkins që shënoi në minuta shtesë për t’ia dhënë fitoren Anglisë.
Anglia si skuadër kishte vlerësim më të lartë sipas SofaScore me notën 7.06, ndërsa Holanda kishte notë të përgjithshme prej 6.72.
10/07/2024 22:57-Mbyllet ndeshja
Anglia kalon tutje.
10/07/2024 22:51-GOOOOOOOOL
90+1' Anglia merr epërsinë në minutën e parë të kohës shtesë. Shënon Ollie Watkins.
10/07/2024 22:40
79' Anglia shënon me Bukayo Saka, por gjatë aksionit kishte pozitë jashtë loje. Anulohet goli.
10/07/2024 22:28
65' Holanda rrezikon. Harkim i bukur në zonë, Van Dajk gjuan, por Pickford mbron.
10/07/2024 22:07-Fillon pjesa e dytë
45' Ronald Koeman largon nga loja Donyell Malen dhe fut Wout Weghorstin. Ndërsa Gareth Southgate largon Kieran Trippier, ndërsa në vend të tij futet Luke Shaw.
10/07/2024 21:48-Mbyllet pjesa e parë
Një dominim i anglezëve si me raste ashtu edhe me posedim të topit pas 45 minutave të para.
10/07/2024 21:32
32' Tjetër shtyllë. Kësaj radhe Phil Foden gjuan nga 25 metra, por topi ndalet në shtyllë.
10/07/2024 21:32
30' Dumfries gjuan bukur, top ndalet në shtyllë. Holanda afër golit.
10/07/2024 21:25
21' Phil Foden bukur futet në zonë, gjuan lehtë, topin nga vija e largon një nga mbrojtësit holandez. Super rast për Anglinë.
10/07/2024 21:22-GOOOOOOL
18' Harry Kane i saktë nga penalltia dhe barazon shifrat.
10/07/2024 21:17-Penallti për Anglinë
15' Pasi u rishikua në VAR, gjyqtari vendosi për penallti. Kane pasi goditi topin, u godit nga Dumfires.
10/07/2024 21:14
13' Harry Kane gjuan bukur, por topi shkon mbi portë.
10/07/2024 21:08-GOOOOOL
7' Xavi Simons me një super goditje nga 20 metra arriti ta zhbllokojë ndeshjen.
10/07/2024 21:01-Nis ndeshja
1' Anglia ja nis me topin nga mesi i fushës.
10/07/2024 20:24-Verbruggen apo Pickford? Kush është më i mirë në pritjen e penalltive
Spanja po pret rivalin, mes Holandës dhe Anglisë, e cila zhvillohet sot nga ora 21:00 në Signal Iduna Park për të përcaktuar se cila skuadër do të luajë me skuadrën e Luis de la Fuente në finalen e Euro 2024.
Këto ndeshje priren të jenë shumë të ngushta gjatë 90 minutave, madje shumë kalojnë në kohën shtesë dhe më pas në penallti, ku portierët kanë një rol të madh në përcaktimin e ndeshjes.
Sytë e fansave të ekipeve, do të jenë te Bart Verbruggen dhe Jordan Pickford , që do t’i ruajnë portat respektive. Por si janë statistikat e tyre me penalltitë.
10/07/2024 20:12-Finalisti i dytë: Holanda dhe Anglia futen me “peshat e rënda” – formacionet zyrtare
Holanda dhe Anglia do të përcaktojnë sonte (10 korrik) finalistin e dytë në Euro 2024, aty ku i pret Spanja që eliminoi Francën.
10/07/2024 19:33-Pesë tifozë anglezë mbetën të lënduar nga sulmi i huliganëve holandezë
Pesë tifozë të Anglisë kanë pësuar lëndime pas një sërë sulmesh të kryera nga huliganët holandezë në Dortmund.
Mbështetësit e Tre Luanëve kishin qenë duke pirë në një pijetore lokale kur u sulmuan nga huliganët holandezë, me pamjet që tregonin se ata gjuanin grushte dhe karrige.
Sipas MailOnline, pesë tifozë kanë mbetur me lëndime nga sulmi. Nuk dihet ende nëse ata janë dërguar në spital për mjekim.
10/07/2024 19:22-Statistikë interesante
Holanda ka humbur secilën nga tre gjysmëfinalet e saj në Kampionatet Evropiane që nga fitimi i turneut në vitin 1988.
10/07/2024 19:20-Dy lojtarët që mund ta vendosin ndeshjen Holandë - Angli
Holanda dhe Anglia do të ndeshen mes vete në gjysmëfinalen e dytë të Kampionatit Evropian “Gjermani 2024”.
Ylli tjetër i Ligës Premier, Bukayo Saka, shënoi golin e fundit, atë të barazimit për Anglinë kundër Zvicrës, përpara se të shënonte edhe penalltinë.
Ai gjithashtu shënoi një gol kundër portierit holandez Bart Verbruggen ndërsa luante për Arsenalin kundër Brighton sezonin e kaluar.
10/07/2024 18:52-Shqetësime te Holanda para ndeshjes me Anglinë? Koeman tregon çfarë po ndodh
Ronald Koeman është pyetur se çfarë është duke ndodhur me lojtarët e Holandës pak para ndeshjes me Anglinë, aty ku do të përcaktohet finalisti i dytë.
10/07/2024 18:41-Përleshje e ashpër mes tifozëve të Holandës dhe Anglisë pak orë para ndeshjes
Tifozët e Holandës kanë sulmuar ata të Anglisë pak orë para se të nisë ndeshja gjysmonflae e planifikuar në 21:00.
10/07/2024 15:48-Gjyqtarët e sfidës Holandë-Francë
UEFA ka caktuar gjyqtarë gjermanë për ndeshjen gjysmëfinale të Euro 2024 mes Holandës dhe Anglisë.
Felix Zwayer do të jetë gjyqtar kryesor, ndërsa Stefan Lupp dhe Marco Achmuller gjyqtarë anësor.
Gjyqtar i katërt është caktuar Daniel Siebert, ndërsa Bastian Dankert në VAR.
10/07/2024 15:03-Koeman: Shpresojmë t'i bëjmë tifozët vërtet të lumtur me një fitore
Trajneri i Holandës, Ronald Koeman ka folur para përballjes ndaj Anglisë në gjysmëfinale të Euro 2024.
"Gjysmëfinalja nuk ka një ndryshim të madh nga ndeshjet tjera. Sigurisht, ne kishim më pak ditë për t'u përgatitur për ndeshjen, por nuk patëm kohë shtesë siç kishte Anglia [kundër Zvicrës]".
"Fizikisht, skuadra është me të vërtetë e fortë, jemi të përqendruar dhe po presim të luajmë një lojë të mirë".
"Sigurisht, është gjithmonë mirë të dimë se kemi një mbështetje të madhe nga vendi ynë. Le të shpresojmë se mund t'i bëjmë ata vërtet të lumtur me një fitore në mënyrë që të luajmë në finale në të dielën”, ka thë Koeman.
10/07/2024 14:30-Gakpo: Ambicia jonë është të shkojmë në finale
Sulmuesi i Holandës, Cody Gakpo ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Anglisë në gjysmëfinalen e Euro 2024.
"Është shumë e fortë dëshira për të shkuar në finale. Ne jemi në gjysmëfinale tani dhe padyshim që nuk është fundi i turneut".
"Çdo ekip në gjysmëfinale thjesht dëshiron të arrijë në finale. Kjo shkon edhe për ne, pra kjo është ambicia jonë”, ka thënë Gakpo.
10/07/2024 14:15-Kane: Lojë e pabesueshme, e pres me padurim
Sulmuesi anglez, Harry Kane, ka folur për EURO2024.com para ndeshjes së sotme me Holandën në kuadër të gjysmëfinales së Euro 2024.
"Një lojë e pabesueshme përpara. Një nga stadiumet më të mira që ekziston në futbollin botëror - dhe padyshim një gjysmëfinale në një turne të madh është një nga ndeshjet më të mëdha në botë"
"Unë me të vërtetë e pres me padurim”, ka thë Kane.
10/07/2024 14:00-Southgate: Nevojiten cilësi të tjera për të fituar ndeshjet
Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate ka folur për EURO2024.com para ndeshjes së sotme me Holandën në kuadër të gjysmëfinales së Euro 2024.
"Duhet të përgatitemi për drejtimin që merr ndeshja. Që nga ndeshja me Zvicrën, ne kemi folur për atë që kemi bërë mirë dhe se si e kemi përdorur mirë topin".
"Ne jemi mbrojtur mirë gjatë turneut, por siç thashë pas dy ndeshjeve të fundit, ka cilësi të tjera që nevojiten për të fituar ndeshjet dhe ne duhet t'i shfaqim të gjitha", ka thënë Southgate.
10/07/2024 12:40-Holandë – Angli: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikimi i gjysmëfinales së Euro 2024
Kombëtarja e Holandës dhe ajo e Anglisë do të luajnë mes vete në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Kampionatit Evropian “Gjermani 2024”.
Holanda dhe Anglia janë dy kombëtaret e radhës të cilat kërkojnë një vend në finalen e madhe të Kampionatit Evropian, ku i pret Spanja, e cila mposhti Francën në gjysmëfinalen e parë të zhvilluar të martën mbrëma.
Vendi: Signal Iduna Park (Dortmund)
Koha: 21:00
10/07/2024 12:20-Pse Franca nuk do të luajë në ndeshjen për vendin e tretë në Euro 2024 pas humbjes nga Spanja?
Kombëtarja e Francës nuk do të përfshihet në ndeshjen ‘play-off’ për vendin e tretë në Euro 2024 pasi u eliminua në fazën gjysmëfinale nga Spanja.
Skuadra e Luis de la Fuente mbetet e pamposhtur pasi golat në pjesën e parë nga Lamine Yamal dhe Dani Olmo vulosën vendin e tyre në finale, ku do të përballen me Anglinë ose Holandën.
‘La Roja’ mundi Kroacinë, Italinë dhe Shqipërinë në fazën e grupeve përpara se të mposhtte Gjeorgjinë, Gjermaninë dhe Francën.
Ndërkohë, Franca do të jetë jashtëzakonisht e zhgënjyer nga edicioni i saj në Kampionatin Evropian pasi shënoi vetëm katër herë në pesë ndeshje [dy autogola, një penallti Kylian Mbappe dhe goli i së martës nga Kolo Muani].
10/07/2024 12:00-Probleme me udhëtim për në Dortmund, holandezët nuk mbajtën fare stërvitje në Signal Iduna Park
Kombëtarja e Holandës nuk ka bërë fare stërvitje një ditë para ndeshjes me Anglinë në gjysmëfinalen e Euro 2024 në stadiumin ku zhvillohet ndeshja siç parashihet gjithnjë para një ndeshje.
Tulipanët kanë pësuar një vonesë në udhëtim dhe mbërritën shumë vonë në Dortmund, qytet ku zhvillohet gjysmëfinalja ndaj Anglisë.
Në një prononcim të shkurtër për mediet sapo mbërriti në Dortmund, trajneri i Holandës u shpreh se kjo situatë nuk do të ndikojë në asnjë mënyrë në ndeshjen përballë Anglisë.
10/07/2024 11:40-Gary Lineker i kërkon Anglisë të heqë dorë nga ‘arma sekrete’ e tyre në Euro 2024
Gary Lineker ka paralajmëruar Anglinë për përdorimin e një shishe uji për të renditur opsionet e gjuajtjes së penalltive të Holandës në gjysmëfinalen e tyre të Euro 2024.
Imazhet u shfaqën pas pritjes së Jordan Pickford, ndërsa aty u tregua se portieri i Tre Luanëve kishte një listë me emrat e lojtarëve të Zvcirës se nga cila anë do gjuajnë.
Por, Lineker ka thënë se lojtarët holandezë mund të tentojnë të vjedhin atë shishe nëse Anglia përballet me një tjetër situatë penalltish të mërkurën.
10/07/2024 11:20-Tifozët e Anglisë shqetësohen me atë që po i ndodh Gordonit – publikohen pamjet
Tifozët e Anglisë kanë shprehur shqetësimin për Anthony Gordon pasi u shfaq një foto e tij duke qëndruar në pjesën e jashtme të një skuadre gjatë fitores së Tre Luanëve ndaj Zvicrës.
Faqja e tifozëve të Newcastle Magpie Media postoi dy imazhe të Gordon në X, duke thënë se është e papranueshme ajo çfarë po i ndodh lojtarit të tyre në kampin anglez.
10/07/2024 11:00-“A është e mundur kjo?” – Yjet holandezë tallen me Anglinë përpara gjysmëfinales së Euro 2024
Dyshja holandeze, Cody Gakpo dhe Micky van de Ven janë tallur me Anglinë para ndeshjes gjysmëfinale në Euro 2024.
Anëtari i Liverpooli dhe ai i Tottenhamit bënë shaka për kundërshtarët e tyre në gjysmëfinale dhe pretenduan se Gareth Southgate luan futboll ‘mbrojtës’ në komente që do të nxisin motivimin në kampin e Tre Luanëve.
Gakpos iu tha se mediat angleze janë edhe më kritike ndaj performancave të vendit të tyre sesa homologët e tyre holandezë.
10/07/2024 10:40-Kobbie Mainoo futet në histori të Kampionatit Evropian falë statistikës së jashtëzakonshme
Kobbie Mainoo ka bërë histori në Kampionatin Evropian me paraqitjet e tij për Anglinë në Euro 2024.
Ylli i Manchester United kishte fituar një vend në listën prej 26 futbollistëve të Gareth Southgate për në Kampionatin Evropian, pas një sezoni fantastik me ‘Djajtë e Kuq’ aty kuu paraqit në 32 ndeshje.
Ai u përdor shumë pak në ndeshjen ndaj Serbisë duke u futur në lojë në minutën e 86-të për Jude Bellingham. Në fakt, ai nuk luajti aspak në barazimin 1-1 ndaj Danimarkës.
10/07/2024 10:20-UEFA merr vendimin përfundimtar për gjyqtarin kontrovers të gjysmëfinales Angli–Holandë
UEFA thuhet se ka marrë një vendim përfundimtar për gjyqtarin e ndeshjes gjysmëfinale të Anglisë dhe Holandës në Euro 2024, pasi fillimisht ia ka caktuar ndeshjen një të dënuar për “fiksim të ndeshjes”.
Të dielën, UEFA zbuloi se Felix Zwayer do të drejtonte gjysmëfinalen e Tre Luanëve në Dortmund, pavarësisht se një herë kishte vuajtur një dënim prej gjashtë muajsh pasi u zbulua se kishte pranuar një ryshfet prej 300 eurosh nga gjyqtari tjetër Robert Hoyzer në vitin 2005.
10/07/2024 10:00-Mediat spanjolle dhe holandeze tallen me Anglinë para ndeshjes gjysmëfinale
Duket se shprehja e vjetër e “mos i jepni kundërshtarëve diçka për të folur” ka humbur në mediat holandeze përpara ndeshjes gjysmëfinale të vendit të tyre me Anglinë në Euro 2024.
Dhe nuk janë vetëm gazetarët në Holandë që kursehen, me shtypin spanjoll po aq të ashpër, pavarësisht se Tre Luanët mundën Zvicrën në penallti të shtunën.
10/07/2024 09:40-Rrjedhin ‘taktikat sekrete’ të Anglisë para ndeshjes me Holandën – Southgate nuk përmbahet
Gareth Southgate mbeti i acaruar pasi taktikat e tij u zbuluan tri ditë përpara se Anglia të dilte ballë për ballë me Zvicrën në çerekfinale, ndërsa ka frikën që mund t’i ndodhin edhe tani ndaj Holandës në gjysmëfinale.
Trajneri i Tre Luanëve ndryshoi formacionin e tij për përballjen, me skuadrën e tij që përfundimisht fitoi ndeshjen pas gjuajtjeve të penalltive.
10/07/2024 09:20-Holandës i jepet një avantazh i madh pasi UEFA goditi Anglinë për ndeshjen gjysmëfinale
Holandës i është dhënë një avantazh i hershëm përpara përballjes së saj gjysmëfinale të Euro 2024 me Anglinë pasi thuhet se kanë marrë gjysmën e biletave për tribunën e famshme të “murit të verdhë” në Westfalenstadion të Borussia Dortmund.
10/07/2024 09:00-Caktohet gjyqtari i sfidës Angli-Holandë, Bellingham dikur e akuzoi atë për kurdisje të ndeshjeve
Jude Bellingham pritet që të takohet sërish me gjyqtarin të cilin para disa kohësh e kishte akuzuar për kurdisje të ndeshjeve.
Anglia e siguroi një vend në gjysmëfinale të Euro 2024 pasi mposhti Zvicrën në penallti të shtunën. Fillimisht serinë e golave e hapi Breel Embolo për Zvicrën, para se Bukayo Saka të shënonte për ta çuar ndeshjen në vazhdime, e më pas duke marrë fitoren në penallti.
‘Tre Luanët’ do të përballen me Holandën të cilët fituan me rikthim të rezultatit ndaj Turqisë (2-1), për një vend në gjysmëfinale.
UEFA ka caktuar tashmë gjyqtarin për këtë ndeshje dhe kjo nuk do t'i pëlqej aspak Bellinghamit.


































































