Afati kalimtar veror i këtij viti në ligat kryesore evropiane do të jetë i hapur deri më 1 shtator 2022.

Në Ligën Premier, afati është hapur më 10 qershor (e premte) – megjithëse shumica e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe transferimet e lira nuk janë zyrtarizuar deri më 1 korrik. Afati kalimtar në Angli mbyllet më 1 shtator (e enjte) në orën 23:59.


Afati kalimtar në La Liga është hapur zyrtarisht më 1 korrik dhe do të mbyllet më 1 shtator në orën 23:59. Në të njëjtën periudhë zhvillohen transferimet edhe në kampionatin italian, Serie A.

Në Bundesliga, mbyllja e afatit do të ndodhë po më 1 shtator, por në orën 18:00. Në datën e njëjtë mbyllet afati kalimtar edhe në Ligue 1, një orë pas mesnate.

02/09/2022 01:43-Chelsea e zyrtarizon Aubameyangun

Pierre-Emerick Aubameyang është lojtar i Chelseat!

02/09/2022 01:00-Përfundon afati kalimtar edhe në Ligue 1

Me përfundimin e afatit kalimtar në Ligue 1, përmbyllet afati veror i transferimeve të vitit 2022 në pesë top-ligat evropiane.

Telegrafi do t’ju mbajë të informuar për marrëveshjet e arritura në çastet e fundit.

02/09/2022 00:55-Loic Bade është emri tjetër që i bashkohet Nottingham Forestit

02/09/2022 00:52-Disa nga lojtarët e lirë

Marcelo
Juan Mata
Jason Denayer
Ross Barkley
Ben Arfa
Dan-Axel Zagadou
Nolito
Diego Costa
Loris Karius
Daniel Sturridge
Simone Zaza
Eliaquim Mangala
Danny Drinkwater
Sofiane Feghouli
Aaron Lennon

02/09/2022 00:50-Nottinghami transferon Josh Bowlerin nga Blackpooli dhe e huazon te Olympiacosi

02/09/2022 00:49-Daniel James huazohet te Fulhami nga Leeds United

02/09/2022 00:40-Dy zyrtarizimit që pritet të ndodhin te Chelsea

Pierre-Emerick Aubameyang te Chelsea nga Barcelona.

Denis Zakaria te Chelsea nga Juventusi.

02/09/2022 00:36-Zakaria po e kompleton kalimin te Chelsea

Është duke ndodhur kalimi i Denis Zakaria te Chelsea nga Juventusi.

02/09/2022 00:32-Dështon kalimi i Batshuayi te Nottinghami

Sky Sports njofton se nuk është arritur marrëveshja e kalimit të sulmuesit të Chelseat, Michy Batshuayi, te Nottingham Foresti, për shkak të vonesës së dokumentacionit.

02/09/2022 00:30-Marcos Alonso i bashkohet Barcelonës

Marcos Alonso ka nënshkruar për Barcelonën si lojtar i lirë pas ndërprerjes së kontratës me Chelsean.

Njoftimi zyrtar pritet të bëhet në mëngjes.

02/09/2022 00:28-Shpenzimet totale bruto

Liga Premier: 1.9 miliard funte (2.2 miliardë euro)

Bundesliga, Ligue 1, La Liga dhe Serie A së bashku: 1.97 miliard funte (2.29 miliardë euro)

02/09/2022 00:25-Në pritje të njoftimit zyrtar për Aubameyang

Pierre Aubameyang e ka nënshkruar kontratën me Chelsean – në pritje të kumtesës zyrtare.

02/09/2022 00:19-Bellerin mesazh lamtumirës tifozëve të Arsenalit

Pas konfirmimit të lajmit se i është bashkuar Barcelonës, Hector Bellerin ka postuar një mesazh lamtumirës për tifozët e Arsenalit.

02/09/2022 00:16-Ëndrrat bëhen realitet

Hector Bellerin ishte pjesë e Akademisë së të rinjve të Barcelonës.

Ai shkoi te Arsenali si 16 vjeçar dhe tash kthehet që të luajë për ekipin e parë të Blaugranëve.

02/09/2022 00:07-Aston Villa huazon Jan Bednarek nga Southamptoni

02/09/2022 00:06-Duje Caleta-Car i bashkohet Southamptonit nga Marseille

02/09/2022 00:04-Hector Bellerin regjistrohet në La Liga nga Barcelona

02/09/2022 00:03-Lille huazon Andre Gomesin nga Evertoni

02/09/2022 00:02-Justin Kluivert pozon si lojtar i Valencias

01/09/2022 23:59-Përfundon afati kalimtar në Ligën Premier dhe La Liga

Ka përfunduar afati kalimtar edhe në Ligën Premier dhe La Liga, ndërsa Telegrafi do t’ju mbajë të informuar për marrëveshjet e arritura në çastet e fundit.

01/09/2022 23:58-Situata interesante e Bamba Dieng

2022/09/dieng.jpg
  • Arriti marrëveshje verbale për t’iu bashkuar Leeds United
  • Shkoi në aeroport për t’u nisur drejt Anglisë
  • Nice bëri ofertë për të
  • Ai e refuzoi Leedsin
  • Shkoi te Nice për ekzaminimet mjekësore
  • Dështoi në testet mjekësore
  • Mbeti te Marseille

01/09/2022 23:54-Carlos Vinicius nënshkruan me Fulhamin

Fulhami ka nënshkruar me Carlos Vinicius nga Benfica për 4.25 milionë funte (pesë milionë euro).

01/09/2022 23:51-Tahith Chong kalon te Birminghami

Birmingham City e ka transferuar Tahith Chong nga Manchester Unitedi për 1.45 milion funte (1.7 milion euro).

01/09/2022 23:49-Amine Harit huazohet te Marseille

Amine Harit ka kaluar te Olympique Marseille në formë huazimi me opsion blerjeje.

01/09/2022 23:48-Kenedy nënshkruan për Valladolid nga Chelsea

Real Valladolidi  e ka kompletuar transferimin e Kenedy nga Chelsea.

01/09/2022 23:33-Megjithatë, Liverpooli e ka opsionin e blerjes së Arthur

Edhe pse u raportuar se në marrëveshjen ndërmjet Liverpoolit dhe Juventusit nuk është përfshirë opsioni i blerjes, bëhet e ditur se klubi anglez mund ta blejë brazilianin për 37.5 milionë euro në vitin 2023.

01/09/2022 23:31-Bamba Dieng dështon në testet mjekësore te Nice

Sulmuesi i Marseille, Bamba Dieng, ka dështuar në testet mjekësore te Nice, pasi klubi francez ia rrëmbeu nga duart marrëveshjen e Leeds United.

Është ndër ngjarjet më të pabesueshme të ditës.

01/09/2022 23:29-Fernandez kalon te Elche

Federico Fernandez është larguar nga Newcastle United për të nënshkruar me Elche CF.

01/09/2022 23:23-Harvey Vale huazohet te Hull City

Hull City ka njoftuar se e ka huazuar Harvey Valen nga Chelsea deri në fund të sezonit.

01/09/2022 23:22-Juan Larios nënshkruan për Southamptonin

Southamptoni ka nënshkruar me mbrojtësin Juan Larios nga Manchester City për gjashtë milionë funte (shtatë milionë euro). Ai ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare.

01/09/2022 23:19-Everton transferon James Garnerin nga Man Utd

Evertoni e ka transferuar mesfushorin James Garner nga Manchester Unitedi.  Ai ka nënshkruar kontratë katërvjeçare.

01/09/2022 23:14-Depay qëndron te Barcelona!

Memphis Depay ka konfirmuar se do të qëndrojë te Barcelona.

“Kam vendosur të qëndroj te Barca! Plotësisht i përkushtuar të kontribuoj në suksesin sportiv të klubit”, ka shkruar ai në Twitter.

01/09/2022 23:10-Refuzohet edhe oferta e tretë e Arsenalit për Luiz

Aston Villa e ka refuzuar edhe ofertën e tretë të Arsenalit për Douglas Luiz në vlerë prej 25 milionë funte (29 milionë euro).

01/09/2022 22:59-Liverpooli huazon Arthurin

Liverpooli ka konfirmuar se e ka transferuar Arthur Melon nga Juventusi në formë huazimi njëvjeçar.

01/09/2022 22:50-Zagadou te Interi apo Roma?

Agjenti i Dan Axel Zagadou ndodhet në Itali për finalizimin e transferimit.

Dy klube janë në garë për të, Interi dhe Roma.

01/09/2022 22:47-Marcos Alonso ndodhet në Barcelonë

01/09/2022 22:45-Arsenali e ka deponuar ofertën e tretë për Douglas Luiz

Arsenali tashmë e ka bërë ofertën e tretë për Douglas Luiz në vlerë prej 25 milionë funtesh (29 milionë euro) dhe Aston Villa është duke e shqyrtuar.

01/09/2022 22:42-Johan Mojica nënshkruan me Villarrealin deri në vitin 2026

Johan Mojica i është bashkuar Villarrealit për 5.5 milionë euro nga Elche dhe ka nënshkruar deri në vitin 2026.

01/09/2022 22:39-Southamptoni transferon Sam Edozie nga Man City

Sam Edozie e ka kompletuar transferimin nga Manchester City te Southamptoni për një shumë që mund të arrijë deri në 10 milionë funte (11.6 milionë euro).

01/09/2022 22:30-Në pritje të zyrtarizimit të Zakarias te Chelsea

Gianluca DiMarzio konfirmon se Chelsea, Juventusi dhe Denis Zakaria, i kanë kompletuar dokumentet dhe gjithçka është nënshkruar.

01/09/2022 22:14-Justin Kluivert te Valencia

Justin Kluviert do të vazhdojë karrierën te Valenica. Ai kalon si huazim me drejt blerje për 15 milionë euro.

01/09/2022 22:10-Zyrtare: Martin Braithwaite te Espanyol

01/09/2022 22:09-Maitland-Niles largohet nga Arsenali

Ainsley Maitland-Niles i është bashkuar Southamptonit në formë huazimi deri në fund të këtij sezoni.

01/09/2022 21:56-Arsenali ka gati ofertën e tretë për Douglas Luiz

Arsenali do të bëjë edhe një tjetër ofertë ndaj Aston Villas për Douglas Luiz, pasi dy të parat janë refuzuar.

Topçinjtë do të ofrojnë 23 milionë funte (26.7 milionë euro) plus dy milionë funte (2.3 milionë euro) të tjera në formë shtesash.

01/09/2022 21:53-Wolves arrijnë marrëveshje me Metz për Traore

Wolverhampton Wanderers kanë arritur marrëveshje me Metz për huazimin njëvjeçar të Boubacar Traore me opsion blerjeje për 11 milionë euro.

01/09/2022 21:51-Adnan Januzaj do të mbajë numrin 11 te Sevilla

01/09/2022 21:45-Morata qëndron te Atletico

Alvaro Morata do të vazhdojë të luajë te Atletico Madridi. Mesazhin e kanë bërë të qartë edhe klubi edhe lojtari.

morata (Foto: Instagram/alvaromorata)

01/09/2022 21:43-Max Woltman huazohet te Doncaster Rovers nga Liverpooli

01/09/2022 21:40-Abde nënshkruan kontratë të re me Barcën dhe huazohet te Osasuna

Abde Ezzalzouli ka nënshkruar kontratë të re me Barcelonën deri në vitin 2026 menjë klauzolë të re në vlerë prej 200 milionë eurosh dhe është huazuar te Osasuna deri në fund të sezonit.

01/09/2022 21:38-Bellerin nënshkruan kontratë njëvjeçare për Barcën

Hector Bellerin është rikthyer te Barcelona si transferim i lirë nga Arsenali.

Ai ka nënshkruar kontratë njëvjeçare, ndërsa në marrëveshje me Topçinjtë është përfshirë klauzola e shitjes së mëtutjeshme në rast se ai vendos të largohet nga Camp Nou.

01/09/2022 21:31-Zyrtare: Sergino Dest kalon te Milani

AC Milan ka njoftuar se ka nënshkruar me Sergino Dest i cili vjen si huazimi nga Barcelona FC, por me opsion blerje.

Mbrojtësi amerikan ka lindur në Almere të Holandës më 3 nëntor 2002, ku ai kaloi në radhët e të rinjve në Ajax dhe bëri debutimin e tij me ekipin e parë në vitin 2019.

Lexo lajmin e plotë...

01/09/2022 21:31-Aubameyang ndodhet në Londër

Pierre-Emerick Aubameyang ka arritur në Londër për t’iu nënshtruar ekzaminimeve mjekësore te Chelsea.

01/09/2022 21:29-Detajet e transferimit të Arthurit te Liverpooli

Huazimi i Arthur Melos te Liverpooli nga Juventusi nuk do ta përfshijë opsionin e blerjes.

Klubi anglez do ta paguajë pjesën më të madhe të pagës së brazilianit.

Tre klube tjera ishin të interesuar për shërbimet e mesfushorit, i cili dëshironte më shumë minutazh në nivel të lartë të futbolli, pasi planifikon të jetë pjesë e Brazilit në Kampionatin Botëror.

artur

01/09/2022 21:26-Lamtumira emocionuese e Ilicicit nga Atalanta

Ka pasur skena emocionuese në Gewiss Stadium në Bergamo, kur Josip Ilicic u ka thënë lamtumirë tifozëve të Atalantas.

Slloveni e ka ndërprerë kontratën me klubin italian këtë javë, meqë ka luajtur pak në dy vitet e fundit për shkak të problemeve të shëndetit mendor.

01/09/2022 21:25-Ajaxi mbret i këtij afati kalimtar: Shpenzoi 47 milionë euro për të sjellë pesë lojtarë, ata i shiti për 215 milionë euro këtë verë

page 3

Ajaxi është shembulli më i mirë i politikës së transferimeve dhe motos "blej lirë, shit shtrenjtë", diçka që është vërtet e vështirë për t'u arritur në futbollin e sotëm.

Këtë verë, Ajax realizoi një fitim prej 168 milionë eurosh nga shitja e pesë futbollistëve.

Antony, Lisandro Martinez, Sebastian Haller, Ryan Gravenberch dhe Perr Schuurs u shitën nga Ajax për një shumë totale prej 215.5 milionë euro këtë sezon.

Lajmi i plotë...

01/09/2022 21:23-Mesfushori i Unitedit huazohet te Salfordi

Mesfushori i Manchester Unitedit, Ethan Gailbraith, i është bashkuar skuadrës së Salford City në formë huazimi deri në fund të sezonit.

01/09/2022 21:11-Videoja e Juventusit për Leandro Paredes

01/09/2022 21:09-Adam Ounas nënshkruan me Lille

Adam Ounas largohet nga Napoli dhe nënshkruan kontratë dyvjeçare me Lille.

01/09/2022 21:08-Transferi i ri, Aster Vranckx pozon në Casa Milan

01/09/2022 21:05-Ende nuk është mbyllur afati për Depay

Akoma gjërat mbesin të hapura për Memphis Depay.

Me kampion e tij po bisedohet për një zgjidhje në çastet e fundit.

Barcelona mund ta shfrytëzojë sulmuesin si pjesë marrëveshjeje për nënshkrimin e një lojtari tjetër.

01/09/2022 21:00-Fenerbahce ishte në prag ta bënte befasinë e shekullit

Fenerbahce deshi “ta shpërthente bombën shekullore të transferimeve” duke nënshkruar me Cristiano Ronaldo.

Gjiganti turk ishte mobilizuar maksimalisht për transferimin e superyllit portugez dhe të dyja palët kishin arritur marrëveshje bazë.

01/09/2022 20:56-Carlos Soler nënshkruan për PSG-në deri në vitin 2027

Paris Saint-Germaini e ka konfirmuar transferimin e Carlos Soler nga Valencia për afro 17 milionë euro.

Mesfushori spanjoll ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2027 me kamponin francez.

01/09/2022 20:53-Nabil Fekir nuk do t’i bashkohet Barcelonës

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, njofton se Nabil Fekir nuk është duke ua bashkuar Barcelonës dhe tash për tash nuk ka bisedime me Real Betisin.

01/09/2022 20:51-Arthur ka nënshkruar me Liverpoolin, në pritje të konfirmimit zyrtar

Arthur Melo i ka kompletuar ekzaminimet mjekësore dhe ka nënshkruar për Liverpoolin.

Mesfushori tashmë ka biseduar me Jurgen Kloppin dhe së shpejti pritet konfirmimi zyrtar.

01/09/2022 20:49-Zakaria kryen testet mjekësore para kalimit te Chelsea

Denis Zakaria iu është nënshtruar ekzaminimeve mjekësore në Torino para huazimit te Chelsea.

Ai do të huazohet në Stamford Bridge me opsion blerjeje për 35 milionë euro.

01/09/2022 20:32-Southampton merr Duje Caleta Car nga Marseille

Southampton është afër që të nënshkruajë me Duje Caleta Car nga Olympique Marseille.

Ai do të kalojë në huazim me detyrim blerje.

01/09/2022 20:19-Michy Batshuayi drejt Nottinghamit

Nottingham Foresti është pranë arritjes së marrëveshjes me Chelsean për Michy Batshuayi.

01/09/2022 20:00-Është mbyllur afati kalimtar në Serie A

Ka përfunduar afati kalimtar veror 2022 në kampionatin italian. Për detajet e marrëveshjeve të vonshme do t’ju mbajmë të informuar.

01/09/2022 19:49-Zakaria kërkon të shkojë te Chelsea

Denis Zakaria dëshiron të kalojë te Chelsea, ndërkohë që Blutë janë duke negociuar me Juventusin.

Klubi anglez kërkon huazimin e mesfushorit me opsion blerjeje.

01/09/2022 19:37-Chelsea ka shpenzuar 186 milionë euro për rindërtimin e mbrojtjes së tyre

Screenshot 1 5

Largimet e Antonio Rudiger dhe Andreas Christensen drejt gjigantëve të La Liga, kishin lënë një vrimë të hapur në mbrojtjen e Chelseat.

Blutë, megjithatë, rinovuan me Thiago Silvan dhe Cesar Azpilicuetan, ndërkohë që kanë shpenzuar para edhe në afrimin e emrave të tjerë.

Todd Boehly, pasardhësi i Roman Abramovich si pronar i ekipit, ka vazhduar aty ku e la paraardhësi i tij në aspektin e shpenzimeve.

Lexo lajmin e plotë...

01/09/2022 19:31-Ampadu huazohet te Spezia

Pas sezonit të kaluar me Venezian, ai do të luajë përsëri në kampionatin italian, ndërsa nuk është përfshirë opsioni i blerjes.

01/09/2022 19:29-Zyrtare: Valencia nënshkruan me Ilaix Moriban

Valencia ka nënshkruar me ish-lojtarin e Barcelonës, Ilaix Moriba në huazim nga RB Leipzig deri në fund të sezonit.

Ai do të zëvendësojë Carlos Soler në formacionin fillestar, i cili iu bashkua PSG-së të martën.

01/09/2022 19:27-Megjithatë, Chelsea është në bisedime me Juven për Zakarian

Chelsea e ka kontaktuar Juventusin në lidhje me transferimin e Denis Zakarias.

Tashmë po zhvillohen bisedimet dhe Blutë e kërkojnë mesfushorin në formë huazimi me opsion blerjeje.

01/09/2022 19:25-Draxler huazohet te Benfica

Julian Draxler ka nënshkruar për Benfican në formë huazimi nga Paris Saint-Germaini.

01/09/2022 18:40-Dita e parë e Mario Balotellit te Sioni

01/09/2022 18:29-Zyrtare: Riza Durmishi kalon te Leganes

Riza Durmishi do ta vazhdojë karrierën te Leganes në La Liga 2, si huazim nga Lazio.

01/09/2022 18:21-Depay merr ofertë të rëndësishme nga Chelsea

Bashkëpunimi i Chelseat me Barcelonën mund të mos ketë mbaruar ende.

Sipas AS, Memphis Depay mund të jetë befasia e vonshëm e këtij afati kalimtar dhe ka marrë një ofertë të mirë për t’iu bashkuar Bluve.

01/09/2022 18:19-Billy Gilmour për teste mjekësore te Brightoni

Chelsea e ka pranuar ofertën e Brightonit për Billy Gilmour.

Në orët në vijim, lojtari do t’u nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore dhe pastaj do ta nënshkruajë

01/09/2022 18:17-Martin Dubravka është portier i Unitedit

Martin Dubravka ka nënshkruar kontratë huazimi me Manchester Unitedin nga Newcastle United me opsion blerjeje.

01/09/2022 18:16-Acerbi huazohet te Interi nga Lazio

Francesco Acerbi e ka kompletuar kalimin te Interi në formë huazimi me opsion blerjeje.

Trajneri Simone Inzaghi ishte i vendosur të ribashkohej me ish-lojtarin e tij te Lazio dhe e kishte thënë disa herë që dëshironte një tjetër qendërmbrojtës për ta kompletuar skuadrën.

01/09/2022 18:13-Napoli dorëzohet për Keylor Navas

Napoli ka dështuar të arrijë marrëveshje me Paris Saint-Germainin për Keylor Navas, ashtu që do të qëndrojnë me Alex Meret dhe Salvatore Sirigu, por mund të tentojnë sërish në afatin kalimtar të janarit.

01/09/2022 18:11-Willian nënshkruan për Fulhamin

Ish-anësori i Chelseat dhe Arsenalit, Willian, i është bashkuar Fulhamit si transferim i lirë.

Braziliani ka nënshkruar kontratë njëvjeçare në Craven Cottage në rikthimin e tij në Ligën Premier.

01/09/2022 18:00-Mbyllet afati kalimtar në Bundesliga

Ka përfunduar afati kalimtar veror në Bundesliga për marrëveshjet eventuale të arritura në çastet e fundit do t’ju njoftojmë në vijim.

01/09/2022 17:59-Interi e konsideron të mbyllur afatin kalimtar

Fabrizio Romano raporton se Interi nuk do të bëjë transferime të tjera – as blerje as shitje – në këtë afat kalimtar.

Kjo nënkupton se Milan Skriniar pritet të qëndrojë te Nerazzurrët.

01/09/2022 17:54-RB Leipzigu transferon Diallon

Një tjetër mbrojtës i PSG-së është larguar në formë huazimi. Abdou Diallo ka nënshkruar me RB Leipzigun.

01/09/2022 17:53-Sangare dhe Zakaria nuk do të shkojnë te Chelsea

Ibrahim Sangare dhe Denis Zakaria nuk do të nënshkruajnë për Chelsean – njofton Fabrizio Romano – ndërkohë që përpjekjet e Bluve për transferimin e një mesfushori vazhdojnë.

01/09/2022 17:50-Hull City huazon talentin e Chelseat

Hull City e ka huazuar mesfushorin 19-vjeçar të Chelseat, Xavier Simons, deri në fund të sezonit.

01/09/2022 17:50-Layvin Kurzawa huazohet te Fulhami

Fulhami ka njoftuar për huazimin njëvjeçar të Layvin Kurzawa nga Paris Saint-Germaini.

01/09/2022 17:47-Idrissa Gueye nënshkruan për Evertonin

Evertoni konfirmon kthimin e Idrissa Gana Gueye në klub nga Paris Saint-Germaini.

01/09/2022 17:46-Olayinka i bashkohet Cheltenhamit nga Arsenali

Mesfushori i ri i Arsenalit, James Olayinka, ka bërë një transferim te Cheltenham Town.

21-vjeçari ka nënshkruar kontratë dyvjeçare te klubi nga League One.

01/09/2022 17:43-Aster Vranckx huazohet te Milani

Aster Vranckx i është bashkuar Milanit në formë huazimi nga Wolfsburgu me opsion blerjeje.

aster (Foto: Instagram/vranckx40)

01/09/2022 17:41-Crystal Palace kërkon Djibril Sow

Crystal Palace dëshiron ta transferojë mesfushorin e Eintracht Frankfurtit, Djibril Soë, i cili do të kushtojë ndërmjet 20 dhe 25 milionë euro.

01/09/2022 17:40-Zyrtare: Bastien Toma huazohet në Portugali te Paços Ferreira

Futbollisti i Genkut, mesfushori Bastien Toma, është huazuar në Portugali te Paços Ferreira.

23-vjeçari nuk luajti asnjë minutë nën drejtimin e trajnerit Wouter Vrancken te Genku në Belgjikë.

Në Portugali kalon si i huazuar sërish, pasi ka kontratë me klubin belg deri në vitin 2024.

01/09/2022 17:38-Florian Grillitsch nënshkruan për Ajaxin

Mesfushori që mund të luajë edhe si mbrojtës, Florian Grillitsch, i është bashkuar Ajaxit nga Hoffenheimi.

01/09/2022 17:37-Edson Alvarez i hidhëruar me Ajaxin

Edson Alvarez është i zemëruar me Ajaxin që nuk e lejon të largohet drejt Chelseat.

Ai e konsideron të padrejtë vendimin e klubit për t’i lejuar të tjerët të largohen, ndërsa atë jo.

01/09/2022 17:32-Zyrtare: Braithwaite largohet nga Barcelona

Martin Braithwaite nuk është më lojtar lojtari i Barcelonës. Klubi ka konfirmuar shkëputjen e kontratës.

01/09/2022 17:30-Nuk ka asnjë dyshim, De Jong qëndron te Barcelona

Mesfushori holandez, Frenkie de Jong, do të qëndrojë te Barcelona edhe pse shumë klubet të Ligës Premier janë vënë pas tij.

01/09/2022 17:27-Arsenali do ta përmirësojë ofertën për Douglas Luiz

Arsenali do të bëjë një ofertë të përmirësuar në vlerë prej 25 milionë funte (29 milionë euro) për mesfushorin e Aston Villas, Douglas Luiz.

Aston Villa kërkon 40 milionë funte (46.4 milionë euro).

01/09/2022 16:00-Willian po rikthehet në Londër

Sulmuesi brazilian Willian, pas aventurës në vendlindje me Corinthians do të nënshkruajë me Fulhamin.

34-vjeçari pritet të nënshkruajë kontratë një vjeçare me klubin londinez, derisa më parë kishte luajtur në të njëjtin qytet me Chelsean dhe Arsenalin.

Screenshot 1 2

01/09/2022 15:57

2022/09/maxresdefault.jpg

Barcelona është shumë afër marrëveshjes me Hector Bellerin.

Mbrojtësi i djathtë spanjoll mund të rikthehet te Barcelona pas 11 viteve të kaluara në Angli.

Lajmi i plotë

01/09/2022 15:51

Marcelo drejt transferimit në Ligën Premier.

Mbrojtësi i majtë brazilian ka mbetur futbollist i lirë pas largimit nga Real Madridi.

E ardhmja e tij pritet të jetë në Angli te Leicester City ku do të nënshkruajë kontratë një vjeçare.

01/09/2022 15:49

Abdou Diallo është larguar nga PSG dhe bashkohet me skuadrën gjermane RB Leipzig.

01/09/2022 15:03

Krzysztof Piatek rikthehet në elitën e futbollit italian Serie A.

Sulmuesi polak është huazuar nga Hertha Berlin te Salernitana për një edicion.

01/09/2022 14:43

Leicester City ka transferuar mesfushorin belg Wout Faes nga Reims.

01/09/2022 14:41

Nottingham Forest ka preazntuar qendërmbrojtësin Willy Boly nga Wolverhampton Wanderers.

01/09/2022 14:38

Julian Wiegl rikthehet në Bundesliga pas aventurës në Portugali me Benficën.

Mesfushori gjerman është huazuar nga gjiganti portugez te Borussia Moenchegladbach.

01/09/2022 14:04-Zyrtare: Ismajl Beka transferohet te Luzerni

2022/09/Ismail-Beka.jpg

Ismajl Beka ka bërë hapin e madh në karrierë duke u transferuar në Superligën e Zvicrës.

Qendërmbrojtësi nga Kosova është transferuar te Luzerni nga Wili.

22-vjeçari ka pasur paraqitje shumë të mira me Wilin në Challange League, derisa është bashkuar me Luzernin ku ka nënshkruar kontratë tri vjeçare deri në verën e vitit 2025.

Lajmi i plotë

01/09/2022 13:50-Arrihet marrëveshja mes Barcelonës dhe Chelseat, Aubameyang rikthehet në Londër

Më në fund pas shumë diskutimesh është arritur marrëveshja mes Barcelonës dhe Chelseat për Pierre Emerick Aubameyang.

Dy skuadrat e mëdha evropiane kanë gjetur gjuhë të përbashkët për shumën e transferimit të sulmuesit gabonez në Londër.

Chelsea do të paguaj 14 milionë euro në arkat e Barcelonës si dhe në Camp Nou do të transferohet mbrojtësi i majtë Marcos Alonso.

Lajmi i plotë

Pierre Emerick Aubameyang Thomas Tuchel Chelsea FC Barcelona  1

01/09/2022 13:41

Justin Kluivert mund të transferohet te Valencia në orët e fundit të afatit kalimtar veror.

Sulmuesi holandez pasi dështoi të transferohet te Fulham, tani është në listën e Valencias.

Roma është gati ta jap në huazim futbollistin dhe t'i lejoj mundësinë e blerjes klubit spanjoll pas një viti për nëntë milionë euro.

kluivert 1

01/09/2022 13:29

Maxi Gomez është larguar nga Valencia pas tri viteve qëndrim në Mestalla.

Sulmuesi uruguaian karrierën do ta vazhdoj në Turqi tek kampionët e shtetit Trabzonspor.

01/09/2022 13:25

Paris Saint Germain nuk është dorëzuar ende për të nënshkruar me Milan Skriniar.

Gjiganti francez ka bërë një ofertë të re në drejtim të Interit për qendërmbrojtësin sllovak.

Kampioni në fuqi i Francës ka dorëzuar ofertën prej 70 milionë euro në zyrat e Interit.

Lajmi i plotë

GetPaidStock.com 62ff2dc209343

01/09/2022 12:09

Aisnley Maitland-Niles po kompleton huazimin te skuadra angleze Southampton.

Anësori anglez ka vazhduar kontratën me Arsenalin deri në vitin 2024 dhe është larguar në huazim te Southampton.

Saints kanë të drejtën e blerjes së anglezit pas një viti.

Maitland Niles

01/09/2022 12:07

Oriol Romeu largohet pas disa viteve nga Liga Premier.

Mesfushori spanjoll ka vendosur të rikthehet në Kataluni ku ka nënshkruar për Fc Gironan.

01/09/2022 12:05

Anësori brazilian Kenedy është largohet nga Chelsea dhe po kompleton transferimin në La Liga te Real Valladolid.

01/09/2022 12:02

Jan Vertonghen rikthehet në Belgjikë pas një karriere fantastike jashtë vendit.

Qendërmbrojtësi belg do të nënshkruajë me kampionët e shumëfishtë të vendit Anderlecht.

Vertonghen ka bërë karrierë te Ajax, Tottenham Hotspur e Benfica.

01/09/2022 11:50-Kur përfundon afati kalimtar në pesë ligat evropiane

Gjermani 18:00

Itali 20:00

Angli 23:59

Spanjë 23:59

Francë 01:00 (pas mesnate)

Dix1oxAXsAANigY

01/09/2022 11:29

Martin Braithwaite është duke kryer testet mjekësore te Espanyol.

Pas përfundimit të testeve mjekësore sulmuesi danez do të nënshkruajë kontratë tre vjeçare me rivalin lokal të Barçës.

Braithwaite 1 scaled

01/09/2022 11:25

Sulmuesi kroat Marko Pjaca huazohet te Empoli nga Juventusi.

MarkoPjaca 3

01/09/2022 11:24-Zyrtare: Manuel Akanji transferohet te Manchester City

2022/09/Screenshot_4.png

Manchester City ka kompletuar transferimin e qendërmbrojtësit zviceran Manuel Akanji nga Borussia Dortmund.

Qendërmbrojtësi gjerman ka bërë hapin e madh në karrierë duke iu bashkuar kampionëve në fuqi të Anglisë, ku ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare deri në verën e vitit 2027.

27-vjeçari u largua nga Dortmund pas katër viteve të kaluara te verdhezinjtë, derisa City pagoi 17,5 milionë euro për të.

Lajmi i plotë

01/09/2022 10:57-Liverpooli arrin marrëveshje me Juventusin për huazimin e Arthur Melos

2022/09/Screenshot_2.png

Kur dukej se Arthur Melo do të mbetej te Juventusi, më në fund ka ardhur një lajm i mirë për lojtarin dhe klubin italian.

Zonja e Vjetër nuk e kishte në plane për sezonin e ri, derisa nuk kishte oferta konkrete për brazilianin.

Por në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës, Liverpooli ka arritur marrëveshje me Juventusin për huazimin e brazilianit.

Lajmi i plotë

01/09/2022 10:34

2022/09/Douglas-Luiz.jpg

Douglas Luiz ka zhvilluar ndeshjen e fundit me Aston Villën mbrëmjen e së mërkurës kundër Arsenalit.

Mesfushori brazilian shënoi golin e vetëm për Villan në humbjen 2-1 në Emirates Stadium.

24-vjeçari është futur në vitin e fundit të kontratës me Aston Villën dhe ka vendosur të largohet për të bërë një hap para në karrierën e tij.

Largimi i tij nga Villa pritet të ndodhë gjatë ditës së sotme pasi katër top klube evropiane janë vënë pas tij. Chelsea, Arsenal, Atletico Madrid dhe Liverpool janë katër skuadrat që po tentojnë transferimin e Luiz.

Lajmi i plotë

01/09/2022 10:20-Akanji kryen me sukses vizitat mjekësore te City

Manuel Akanji ka kryer me sukses vizitat mjekësore te Manchester City.

Tani janë në pritje për zyrtarizimin e qendërmbrojtësit zviceran te kampioni në fuqi i Anglisë.

Akanji pritet t'i kushtojë Cityt 17 milionë euro nga Borussia Dortmund.

01/09/2022 10:14-Zyrtare: Kasper Dolberg huazohet te Sevilla

Sulmuesi danez Kasper Dolberg është futbollisti më i ri i Sevillas.

Danezi është larguar nga klubi francez OGC Nice për te Sevilla në huazim një vjeçar.

Klubi spanjoll mbanë të drejtën e blerjes në verën e vitit 2023.

01/09/2022 09:43

Aston Villa, Crystal Palace dhe Newcastle United janë në garë për Conor Gallagher.

Mesfushori anglez është rikthyer te Chelsea pas një huazimi një vjeçar te Palace dhe mund të largohet ditën e fundit të afatit kalimtar veror.

Chelsea mund ta shes yllin e ri anglez vetëm nëse vije një ofertë prej 40 milionë eurove.

1418489727.0

01/09/2022 09:38

Layvin Kurzawa ka udhëtuar drejt Londrës për të kompletuar transferimin te Fulham.

Mbrojtësi i majtë francez do t'i bashkohet skuadrës angleze si huazim një vjeçar nga PSG.

kurzawa

01/09/2022 09:34

2022/09/Auba-e1662019513372.jpg

Chelsea dhe Barcelona janë duke biseduar për transferimin e Pierre Emerick Aubameyang në Londër.

Sulmuesi nga Gaboni ka pranuar rikthimin në Angli dhe dy skuadrat janë në bisedime të avancuara për ta finalizuar marrëveshjen.

Londinezët kanë ofruar kartonin e mbrojtësit të majtë Marcos Alonso si dhe 10 milionë funte për Auban.

Lajmi i plotë

01/09/2022 09:20

2022/09/GettyImages-1418766442-1.jpg

Chelsea është njëra nga skuadrat që ka shpenzuar më së shumti gjatë afatit kalimtar veror.

Londinezët kanë transferuar futbollistë si Kalidou Koulibaly, Marc Cucurella e Wesley Fofana e Raheem Sterling duke e përforcuar ekipin për sezonin e ri.

Megjithatë shuma e shpenzimeve të Chelseat pritet të rritet në ditën e fundit të afatit kalimtar.

Gjiganti anglez ka bërë një ofertë të lartë në drejtim të Ajaxit për mesfushorin meksikan Edson Alvarez.

Lajmi i plotë

01/09/2022 08:57

2022/09/1242192808.0.jpg

Thomas MeunierSergino Dest sot kompleton transferimin te Milani, teksa Barcelona është hedhur në sulm për ta gjetur zëvendësuesin e tij.

Mbrojtësi amerikan do t'i bashkohet kampionëve të Italisë si huazim me Milanim që ka të drejtën e blerjës për 20 milionë euro.

Katalunasit nuk kanë humbur kohë dhe kanë gjetur menjëherë zëvendësuesin e amerikanit

Sipas asaj që ka raportuar gazeta As , i zgjedhuri për krahunne djathtë të mbrojtjës është belgu Thomas Meunier.

Lajmi i plotë

01/09/2022 08:07

Munir El Hadsdadi largohet nga Sevilla dhe bashkohet me Getafen.

01/09/2022 08:02-Sergino Dest bashkohet me Milanin

Mbrojtësi amerikan Sergino Dest do të bashkohet me Milanin.

Ka qenë eksperti i tregut të transferimeve, Fabrizio Romano që ka zbuluar marrëveshjen e arritur mes dy klubeve.

Dest do t’i bashkohet Milanit si huazim për një vit, me Rossonerët që kanë opsionin e blerjes për 20 milionë euro në verën e vitit 2023, por që nuk është e detyrueshme.

Reprezentuesi amerikan do të fluturojë sot drejt Milanos  për të nënshkruar kontratën dhe të zyrtarizohet si futbollist i kuqezinjve.

Screenshot 1 120

01/09/2022 07:59

Amad Diallo huazohet për një vit te Sunderland nga Manchester United.

01/09/2022 07:56-Zyrtare: Lucas Ocampos huazohet te Ajaxi

Lucas Ocampos është futbollisti më i ri i Ajaxit.

Sulmuesi argjentinas është huazuar te kampioni holandez nga Sevilla për pesë milionë euro.

Ajax ka të drejtën e blerjës së futbollistit në fund të sezonit.

Ocampos është zyrtarizuar në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme dhe ka marrë fanellën me numër 11.

31/08/2022 21:01-Barcelona arrin marrëveshje me Braithwaite për largimin e tij

Gazetari Gerard Romero shkruan se Barcelona ka arritur marrëveshje që ta ndërpresë kontratën e Martin Braithwaite. Zyrtarizimi së shpejti.

31/08/2022 20:59-Valon Berisha drejt Australisë te Melbourne City

L'Equipe raporton se Valon Berisha në fund të afatit kalimtar do të kalojë te skuadra australiane, Melbourne City.

Reims do ta huazojë mesfushorin e Kosovës deri në fund të sezonit, por Melbourne nuk e ka të drejtën ta blerje lojtarin në mënyrë. permanente.

valon berisha

31/08/2022 20:54-Zyrtare: Mario Balotelli kalon te Sion

Sulmuesi italian Mario Balotelli është larguar nga Adanademirspor për të vazhduar karrierën te Sion në Zvicër.

31/08/2022 20:52-Zyrtare: Simone Zaza largohet nga Torino  

Sulmuesi italian Simone Zaza është larguar nga Torino dhe tani është lojtar i lirë.

zaza

31/08/2022 20:50-Zyrtare: Josip Ilicic ndërprenë kontratën me Atalantan

Josip Ilicic e ka shkëputur kontratën me Atalantan me marrëveshje të dyanshme.

31/08/2022 20:43-James Rodriguez dëshiron të bashkohet me Valencian

James Rodriguez dëshiron të bashkohet me Valencian para se të mbyllet afati kalimtar.

Ylli kolumbian dëshiron se do kalojë nga Katari në Spanjë dhe do të pranojë një pagë më të ulët për t'u bashkuar me Edinson Cavanin në Mestalla.

James Rodriguez

31/08/2022 20:41-Ocampos te Ajax, ende ka shpresë

Ajax po kërkon të nënshkruajë me Lucas Ocampos si huazim nga Sevilla, pasi një herë më parë është prishtur marrëveshja.

De Telegraaf raporton se klubi holandez ende shpreson të sjellë pasardhësin e tyre të preferuar për Antonyn.

Lojtari fluturoi në Amsterdam për të përfunduar një lëvizje prej 20 milionë eurosh, por Ajax vendosi të mos e plotësonte marrëveshjen e përhershme.

EtU27XQXcAsV7ns

31/08/2022 20:39-El Ghazi largohet nga Aston Villa për te PSV

Anwar El Ghazi i është bashkuar PSV-së për një shumë të pazbuluar, ka konfirmuar klubi i Aston Villas.

27-vjeçari ka nënshkruar një kontratë trevjeçare me skuadrën e Eredivisie.

0 GettyImages 1235443702

31/08/2022 20:37-Chelsea në bisedime me AC Milanin për Leaon

Chelsea është në bisedime për të nënshkruar me sulmuesin Rafael Leao nga AC Milan, shkruan The Times.

Mesfushori rus Arsen Zakharyan nga Dynamo e Moskës është gjithashtu një objektiv i Bluve, ndërsa nuk mungon as emri i Neymar.

leao 1

31/08/2022 20:36-Man City ka marrëveshje Borussia Dortmundin për Akanjin

Manuel Akanji te Man City, është punë  e kryer, shkruan Farizio Romano.

Klubet janë marrë vësh për shumën e 17 milionë eurove.

Po ashtu edhe Akanji është pajtuar me termat personal me klubin.

31/08/2022 20:28-Carlos Soler zbarkon në Paris

Carlos Soler, ka zbarkuar në Paris dhe së shpejti do të zyrtarizohet si lojtar i PSG –së.

Lojtari do të nënshkruajë me klubin parisien deri në qershor të vitit 2027.

31/08/2022 20:24-Zyrtare: Albian Ajeti do ta vazhdojë karrierën te Sturm Graz

qye77CCm

Sturm Graz ka nënshkruar me sulmuesin shqiptar Albian Ajetin që mbron ngjyrat e Zvicrës.

25-vjeçari zviceran vjen në formë huazimi për një vit nga Celtic Glasgow dhe në Graz do të mbajë fanellën me numrin 9.

Në fund të huazimit, SK Sturm ka opsionin për të blerë Ajetin nga klubi skocez.

Lexo lajmin e plotë...

31/08/2022 20:18-Zyrtare: Adnan Januzaj nënshkuan me Sevillan

Destacado Home e1661969732434

Sevilla FC  ka arritur një marrëveshje me Adnan Januzaj, i cili ka nënshkruar një marrëveshje katër -vjeçare.

27-vjeçari bashkohet pa pagesë me Sevillan pasi kontrata e tij me Real Sociedad skadoi në verë, duke i dhënë fund periudhës së tij prej pesë sezonesh në “San Sebastián”.

Lexo lajmin e plotë...

31/08/2022 18:55-Zyrtare: Leandro Paredes lojtar i Juventusit

Juventusi ka njoftuar zyrtarisht ardhjen e Leandro Paredes nga Paris Saint-Germain në huazim me detyrim blerje për një total prej 22.6 milionë euro.

Marrëveshja u arrit mbrëmë dhe lojtari iu nënshtrua testeve mjekësore në Paris këtë pasdite.

Reprezentuesi argjentinas tani është rrugës për në Torino, ku shpreson të jetë në stadium për ndeshjen e Serie A që Juventusi e zhvillon sot kundër Spezias në Allianz Juventus Stadium.

31/08/2022 16:01-Akanji për teste mjekësore te City

Manuel Akanji është në Manchester City për testet mjekësore.

Dortmundi do të marrë pothuajse 18 milionë euro plus dy milionë në bonuse për mbrojtësin, i cili ka vetëm një vit të mbetur në marrëveshjen e tij.

manuel akanji vor wechsel zu inter mailand bvb geruchte um barcas sergino dest 1

31/08/2022 15:59-Zyrtare: Roma transferon Camaran

Roma ka nënshkruar me Mady Camara nga Olympiacos në një huazim për një sezon me një opsion për blerje.

31/08/2022 15:58-Chelsea i ofron De Jongut pagë 18 milionë euro në sezon

Chesea i ka ofruar Frenkie De Jongut një pagë vjetore prej 18 milionë euro, raporton Gerard Moreno.

De Jong është kthyer në Barcelonë nga udhëtimi i tij në Londër.

de jong 1

31/08/2022 15:55-Maaitland-Niles ka të ngjarë të bashkohet me Southamptonin në formë huazimi

Ainsley Maitland-Niles ka të ngjarë të bashkohet me Southampton në formë huazimi nga Arsenali, raporton Goal.com.

Topçinjtë do t'ia zgjasin kontratën me një vit përpara se ta lejojnë të largohet si huazim. Saints pritet të kenë një opsion për të blerë në fund të periudhës së huazimit.

Maitland Niles

31/08/2022 15:54-Southampton do të nënshkruajë me dy lojtarë nga City

Southampton është i vendosur të marrë Sam Edozie dhe Juan Larios nga Manchester City, sipas Fabrizio Romanos.

Të dy klubet kanë rënë dakord për tarifën e transferimit dhe të dy janë në prag të bashkimit me The Saints. City do të ketë klauzola riblerje për të dy lojtarët.

Sam Edozie

31/08/2022 14:52-Chelsea vazhdon negociatat me Barcelonën për Aubameyang

Chelsea është në bisedime të avancuara me Barcelonën për të rikthyer Pierre-Emerick Aubameyang në Ligën Premier , sipas The Athletic.

Mund të jetë edhe një marrëveshje huazimi, pasi dy klubet mbeten shumë larg për vlerësimin e lojtarit.

auba 1

31/08/2022 14:51-Kudus e do me ngulm kalimin te Evertoni

Mohammed Kudus nuk u stërvit me skuadrën e Ajax të mërkurën pasi ai është i vendosur të largohet nga skuadra holandeze për t'iu bashkuar Evertonit, siç raportohet nga De Telegraaf.

Mesfushori tashmë ka rënë dakord për kushtet personale me skuadrën e Ligës Premier.

Mohammed Kudus

31/08/2022 14:50-Arsenali ka paraqitur ofertën për Danilon

Arsenali ka paraqitur një ofertë prej 23 milionë euro te Palmeiras për Danilo, siç raportohet nga Goal Brazil.

Megjithatë, oferta ka të ngjarë të refuzohet pasi klubi është i gatshëm ta shesë lojtarin vetëm me klauzolën e lirimit që është 100 milionë euro.

danilo

31/08/2022 14:42-Zyrtare: Chelsea prezanton Fofanan

Chelsea ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e Wesley Foanas.

Përmes një komunikate, klubi londinez bëri të ditur se lojtari ka nënshkruar kontratë shtatëvjeçare, me Leicesterin që do të fitojë mbi 80 milionë euro.

Lajmi i plotë>>>

fofana 1

31/08/2022 14:05-Vetëm një klub ka bërë deri më tani ofertë zyrtare për Ronaldon

Skuadra e Arabisë Saudite, Al Hilal, mbetet klubi i vetëm që ka bërë një ofertë zyrtare për Cristiano Ronaldon këtë verë, përpara mbylljes së afatit kalimtar të enjten.

E ardhmja e portugezit ka dominuar verën e Manchester United me superyllin duke mos e fshehur dëshirën e tij për t’u larguar nga “Old Trafford” për një klub të Ligës së Kampionëve, por një numër i skuadrave kanë refuzuar mundësinë për të nënshkruar me 37-vjeçarin.

Lajmi i plotë>>>

ronaldo 11

31/08/2022 12:43-Çmenduria e orëve të fundit të afatit kalimtar: Chelseat i ofrohet mundësia e transferimit të Neymar

Chelsea i është ofruar një mundësi e jashtëzakonshme për të nënshkruar Neymarin nga Paris Saint-Germain para mbylljes së afatit të transferimeve.

Blutë janë kontaktuar për nënshkrimin e superyllit brazilian, me pronarin Todd Boehly të përgatitur për t’i dhënë trajnerit Thomas Tuchel atë që ai dëshiron për të kompletuar skuadrën e tij përpara afatit kalimtar që mbyllet të enjten.

Lajmi i plotë>>>

neymar 2

31/08/2022 12:35-Kluivertit i dështon transferimi te Fulham

Sipas The Athletic, kalimi i Justin Kluivert nga Roma te Fulham është i ndaluar për shkak të problemeve me lejen e punës.

Giallorossët kishin rënë dakord të dërgonin anësorin holandez në huazim në Angli. Marrëveshja erdhi me një detyrim për të blerë pas paraqitjes së ofertës për rreth nëntë milionë euro.

Lajmi i plotë>>>

kluivert 1

31/08/2022 12:28-Përse Chelsea tani po heziton në transferimin e Aubameyang

Chelsea ka disa javë që po synon transferimin e Pierre-Emerick Auabameyangut nga Barcelona.

Por, sipas asaj që raporton gazetari David Ornstein, klubi londinez tani është në dilemë rreth transferimit të tij.

Lajmi i plotë>>>

aubameyang

31/08/2022 12:09-Dest në bisedime me Villarealin mes interesimit të Man Utd

Sergino Dest ka hapur bisedimet me Villarrealin për një lëvizje të mundshme huazimi, sipas Fabrizio Romano.

Man Utd mbetet i interesuar për mbrojtësin e djathtë, por ata duhet të shkarkojnë Aaron Wan-Bissaka përpara se të shkojnë për të.

dest 1

31/08/2022 09:50-United po e projekton huazimin e Dest

Manchester United ka nisur bisedimet me Barcelonën për huazimin e Sergino Dest.

Një marrëveshje do të arrihet vetëm nëse Aaron Wan-Bissaka largohet, raporton Evening Standard.

dest

31/08/2022 09:48-Atletico nuk dëshiron ta aktivizojë ende klauzolën e Griezmannit

Atletico Madrid do të jetë i detyruar t'i paguajë Barcelonës 40 milionë euro për Antoine Griezmann nëse ai luan më shumë se 30 minuta për ndeshje në La Liga këtë sezon.

Griezmann the enormous sacrifice demanded by Atletico

31/08/2022 09:40-Newcastle dëshiron përforcime në mesfushë

Newcastle United i ka sytë te Amadou Haidara i RB Leipzig dhe Youri Tielemans i Leicester City, siç raportohet nga Jacque Talbot.

Tielemans dëshiron të largohet nga King Power Stadium dhe ka vetëm një vit në kontratën e tij, gjë që e bën atë një opsion më të arritshëm Haidara.

tielemans

31/08/2022 09:39-Bakayoko do të ndërpresë kontratën me Chelsean

Tiemoue Bakayoko ka nisur bisedimet për të ndërprerë kontratën e tij me Chelsean, sipas Gianluca Di Marzio,

Ai do të lirohet nga periudha e huazimit te Milani pasi kërkon një aventurë të re. Newcastle United dhe skuadra e Serie A, Monza janë të prirur për ta marrë atë.

bakayoko

31/08/2022 08:25-Mësohet oferta e Liverpoolit për Douglas Luiz

Liverpool ka dorëzuar një ofertë të fundit prej 25 milionë euro për mesfushorin e Aston Villa, Douglas Luiz.

Sipas Matheus Leal, Luiz është i hapur për t'u larguar nga Villa Park, me Atletico Madridin që raportohet se gjithashtu është i interesuar për të siguruar shërbimet e tij.

Douglas Luiz

31/08/2022 08:24-Lampard përjashton largimin e Gordonit

Frank Lampard ka përjashtuar mundësinë e largimit të Anthony Gordon nga Evertoni para mbylljes së afatit kalimtar të transferimeve.

"Unë kam shumë besim se ai do të jetë lojtari ynë. Afati për të vendosur për ta shitur ka kaluar", u tha ai gazetarëve pas barazimit të Toffees me Leeds të martën.

gordon

31/08/2022 08:22-Diallo vendos për një tjetër huazim

Sipas Craig Hope, ylli i Manchester United, Amad Diallo, është afër një transferimi huazues në Championship te Sunderlandi.

Amad ka luftuar për kohën e lojës që kur mbërriti në Old Trafford dhe kaloi kohë sezonin e kaluar te Rangers.

diallo

31/08/2022 08:21-Sevilla kontakton Atleticon për Moratan

Sevilla ka pyetur Atletico Madridin për Alvaro Morata, sipas Relevo.

Klubi kryeqytetas ka vendosur një çmim prej 40 milionë euro për shërbimet e sulmuesit.

morata 2

31/08/2022 08:20-Januzaj gjendet në Sevillë për testet mjekësore

Adnan Januzaj gjendet aktualisht në Sevillë për të kompletuar transferimin e tij.

Lojtari shqiptar me pasaportë belge u larguar më 1 korrik nga Real Sociedadi si lojtar i lirë dhe tani është afër një aventurë tjetër.

Lajmi i plotë>>>

januzaj

30/08/2022 23:23-Chelsea dhe Barca ende pa marrëveshje për Aubameyang

Akoma nuk ka marrëveshje të plotë ndërmjet Chelseat dhe Barcelonës për Pierre-Emerick Aubameyang.

Takimi është mbajtur pasditen e sotme (e martë), palët mbeten në kontakt dhe është caktuar takim i ri për nesër (e mërkurë).

Marcos Alonso do të diskutohet në marrëveshje të ndarë.

uabmayang (Foto: Instagram/auba)

30/08/2022 23:18-Umar Sadiq pranë nënshkrimit me Sociedadin

Është arritur marrëveshja për kalimin e Umar Sadiq te Real Sociedadi.

Bisedimet janë kompletuar për afro 20 milionë euro, ndërsa lojtari do të udhëtojë së shpejti për ekzaminimet mjekësore.

30/08/2022 23:15-Interi mund ta pranojë ofertën e Leverkusenit për Gosens

Bayer Leverkuseni dhe Interi janë pranë arritjes së marrëveshjes për Robin Gosens.

Huazim me obligim blerjeje për afro 28 milionë euro është oferta që Nerazzurrët mund ta pranojnë së shpejti.

Klubi italian po përpiqet ta angazhojë Borna Sosa si zëvendësues potencial.

30/08/2022 23:13-Fabian Ruiz nënshkruan me PSG deri në vitin 2027

“Paris Saint-Germaini me kënaqësi njofton për nënshkrimin e Fabian Ruiz në një marrëveshje pesëvjeçare duke e lidhur mesfushorin spanjoll për klubin parisien deri me 30 qershor 2027”, thuhet në njoftimin e klubit.

30/08/2022 23:13-E kryer, Paredes te Juventusi

Screenshot 8 37

Juventus thuhet se ka finalizuar marrëveshjen me Paris Saint-Germain për yll i tyre Leandro Paredes, i cili do të vije në huazim me detyrimin blerje për 15 milionë euro plus 5 milionë euro të tjera bonuse.

Sipas TyC Sports, Sportitalia dhe Sky Sport Italia, marrëveshja u arrit këtë mbrëmje dhe Paredes do të lirohet për të kryer testet mjekësore nesër.

Lexo lajmin e plotë...

30/08/2022 23:10-Unitedi në bisedime me Barcën për Sergino Dest

Manchester Unitedi është në bisedime me Barcelonën për nënshkrimin me Sergino Dest.

Marca bën të ditur se klubi spanjoll kërkon 20 milionë euro për futbollistin e vet.

dest 1 (Foto: Instagram/sgd_2)

30/08/2022 23:07-Evertoni dhe Leeds në garë për Cody Gakpo

Evertoni dhe Leeds Unitedi i janë bashkuar Southamptonit në garën për anësorin e PSV Eindhovenit, Cody Gakpo.

Manchester Unitedi nuk është më i interesuar pas transferimit të Antony.

30/08/2022 23:05-Harry Winks nënshkruan për Sampdorian

Sampdoria e ka transferuar Harry Winksin në formë huazimi njëvjeçar nga Tottenham Hotspur.

30/08/2022 21:42-Atletico Madridi prite të bëjë ofertë për Douglas Luiz

Atletico Madrid po mendon të paraqesë një ofertë prej 25 milionë eurosh për mesfushorin e Aston Villa, Douglas Luiz, sipas Telegraph.

Villa kishte qenë i prirur ta lidhte atë me një kontratë të re, megjithëse kjo mund të ndryshojë përpara mbylljes së afatit kalimtar.

douglas luiz of aston villa in action during the premier league  1319257

30/08/2022 21:41-Man Utd kërkon mbrojtës të djathtë

Manchester United mund të bëjë një nënshkrim shtesë para mbylljes së afatit kalimtar, sipas Telegrafit .

Pasi u siguruan Antony dhe Martin Dubravka, tani klubi po konsiderojnë një lëvizje huazimi për Sergino Dest ose Thomas Meunier.

9.dest

30/08/2022 21:41-Detajet e nënshkrimit të Kluivert të Fulham

Fabrizio Romano ka raportuar se Fulham do i paguajë Romës 9.5 milionë euro (8.1 milionë £/9.5 milionë dollarë) për Justin Kluivert.

Një test mjekësor është caktuar në Londër.

30/08/2022 21:39-Chelsea në bisedime të avancuara për të nënshkruar me Gvardiol

Chelsea e do mbrojtësin e RB Leipzig, Joško Gvardiol. Marrëveshja pritet të mbyllet me Gvardiol që do të qëndrojë te RB Leipzig si huazim deri në 2023.

30/08/2022 20:21-Carlos Soler pritet të nënshkruajë me PSG-në

Carlos Soler pritet të arrijë në Paris nesër (e mërkurë) për t’iu nënshtruar ekzaminimeve mjekësore dhe pritet ta nënshkruajë kontratën me Paris Saint-Germainin.

30/08/2022 20:06-Klubet që kanë përfituar më së shumti këtë verë

Ajaxi – 216,07 milionë euroMan City – 159,9 milionë euroSporting CP – 119,3 milionë euroBrighton – 113,9 milionë euroLeeds United – 107,9 milionë euroBenfica – 106,3 milionë euroLille – 99 milionë euroJuventus – 98,65 milionë euroBayern Munich – 95,9 milionë euroAS Monaco – 95 milionë euro

https://twitter.com/TheEuropeanLad/status/1564635042168569858

30/08/2022 19:33-Michut do të nënshkruajë me Sunderlandin

Paris Saint-Germaini është duke i zgjidhur detajet finale me Sunderlandin për transferimin e Edouard Michut drejt Anglisë.

30/08/2022 19:26-Januzaj në prag të nënshkrimit me Sevillan

Anësori shqiptar, Adnan Januzaj, pritet ta vazhdojë karrierën te Sevilla – njofton eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano.

Ai do të qëndrojë në qytetin andaluzian sonte (e martë) për t’i finalizuar detajet përfundimtare dhe kontratën pritet ta nënshkruajë nesër (e mërkurë).

30/08/2022 19:23-Fofana kryen testet mjekësore te Chelsea

Wesley Fofana e ka kompletuar edhe pjesën përfundimtare të ekzaminimeve mjekësore ne New York dhe gjithçka është gati që të prezantohet si lojtar i Bluve.

Venin e tij te Leicester City do ta zë Wout Faes.

30/08/2022 19:21-Idrissa Gueye do të nënshkruajë me Evertonin

Idrissa Gueye pritet që sonte (e martë) ose nesër (e mërkurë) të nënshkruajë me Evertonin.

30/08/2022 18:17-Zyrtare: Blendi Idrizi kalon si huazim te Jahn Regensburg

blendi idrizi

Mesfushori 24-vjeçar Blendi Idrizi do të luajë për Jahn Regensburg për pjesën e mbetur të sezonit 2022/23.

Lojtari që ka pesë paraqitje për Kosovën është huazuar për një sezon nga Schalke 04 që së fundmi është promovuar në Bundesligë.

Idrizi tashmë e njeh Bundesligën 2 nga FC Schalke 04, për të cilin luan që nga janari i vitit 2020.

Lexo lajmin e plotë...

30/08/2022 17:40-Në Itali ende shpresojnë që Ronaldo do të nënshkruajë me Napolin

ronaldo maglianapoli

Il Corriere dello Sport dhe Tuttosport shkruajnë se agjenti Jorge Mendes po bën gjithçka që klienti i tij, ylli i Manchester United, Cristiano Ronaldo, të arrijë në formë huazimi te Napoli.

Ronaldo po kërkon një mënyrë për tu “arratisur” nga Old Trafford në një klub që do të luajë në Ligën e Kampionëve dhe duke qenë se United është i interesuar për futbollistin napolitan Victor Osimhen, ku Mendes ka tentuar ta dërgojë në Angli për 100 milionë euro.

Lexo lajmin e plotë...

30/08/2022 17:30-Zyrtare: Sergio Reguilon lojtar i Atletico Madrid

Mbrojtësi i majtë, Sergio Reguilon, ka kryer transferimin si huazim nga Tottenham te Atletico Madrid.

30/08/2022 17:18-Barcelona dhe Chelsea takohen për Aubameyang

Chelsea janë të përgatitur të rrisin ofertën e tyre për Pierre-Emerick Aubameyang dhe ata mund të bëjnë pikërisht këtë tani, pasi drejtorët e tyre po takohen aktualisht me homologët e tyre të Barcelonës.

Lojtari duket drejt një rikthimi në Ligën Premier.

30/08/2022 17:16-Paredes po largohet nga PSG drejt Juventusit

Trajneri i PSG -së, Christophe Galtier ka konfirmuar se Leandro Paredes po largohet nga klubi, ndërsa ka deklaruar gjithashtu se Fabian Ruiz është afër përfundimit të transferimit të tij nga Napoli.

Paredes pritet të kalojë te Juventusi.

30/08/2022 17:14-West Ham ka paraqitur ofertën për të nënshkruar me Elvedin

West Ham i ka paraqitur një ofertë Borussia Monchengladbach për të nënshkruar me qendërmbrojtësin Nico Elvedi.

Për shërbimet e mbrojtësit janë të interesuar edhe OGC Nice.

elvedi e1527624532746

30/08/2022 17:13-Laimer nuk do të largohet nga RB Leipzig, Liverpooli duhet të gjejë tjetër mesfushor

Liverpool mund të duhet të fokusohet në objektiva të tjerë pasi RB Leipzig nuk ka ndërmend të heqë dorë nga Konrad Laimer, shkruan Fabrizio Romano.

Reds shpresonin se ai do të ishte një opsion me kosto të ulët pasi i ka mbetur vetëm një vit në kontratën e tij, por Leipzig nuk janë të gatshëm ta nxjerrin atë në shitje.

rb leipzig v liverpool fc pre season test match 1 scaled 1

30/08/2022 17:12-PSG do të nënshkruajë me Solerin

Paris Saint-Germain është gati të forcojë mesfushën e tyre me nënshkrimin e Carlos Soler, shkruan Fabrizio Romano .

Lojtari i Valencias do të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare dhe do t'i bashkohet PSG-së për 21 milionë euro.

carlos soler durante el valencia osasuna foto laliga 005

30/08/2022 17:11-Fulham afër Kurzawas

Fulham është në bisedime të avancuara me PSG për të nënshkruar me Laywin Kurzawa, shkuan gazetari Fabrizio Romano.

Klubi tashmë ka rënë dakord për kushtet personale me lojtarin.

kurzawa

30/08/2022 17:10-Chelsea do ta përfshijë Gallagherin në marrëveshjen me Zaha

Chelsea dëshiron të përfshijë Connor Gallagher për të ulur çmimin e Wilfred Zaha, shkruan Express.

Palace ka paraqitur një ofertë prej 27 milionë funte për 22-vjeçarin, gjë që ka nxitur Chelsean ta përfshijë atë në marrëveshjen për të marrë Zahan.

Gallagher

30/08/2022 17:09-Newcastle afër Maitland-Niles

Newcastle United ka nisur bisedimet me Arsenalin për të nënshkruar me Ainsley Maitland-Niles, sipas 90 Min.

Magpies janë në kërkim të një zëvendësuesi të Emil Krafth dhe e duan Maitland-Niles. Southampton dhe Bournemouth janë gjithashtu të interesuar për lojtarin.

Maitland Niles

30/08/2022 17:08-Everton dhe Wolves në bisedime për Dendoncker

Everton dhe Wolves janë në bisedime për transferimin e mundshëm të Leander Dendoncker, sipas Football Transfers.

Oferta e parë e Everton prej 8 milionë funte u refuzua pasi Wolves e vlerëson me një çmim pak më të lartë.

dendoncker

30/08/2022 15:38-Agjenti i Baileyt konfirmon interesimin e Ajaxit

Agjenti i Leon Bailey, Craig Butler, ka konfirmuar se 'Ajax mund të jetë një opsion' për anësorin nëse ai vazhdon të injorohet nga Steven Gerrard në Aston Villa.

"Unë nuk jam i lumtur që një Leon në formë dhe me performancë të lartë po mënjanohet. Nëse gjërat nuk do të ndryshojnë në mënyrë drastike Ajax mund të jetë një opsion", tha ai për Football Transfers.

“Ne kemi qenë miq me Ajaxin që kur Leon ishte 14 vjeç dhe e vizituam klubin disa herë dhe madje u stërvitëm atje në shumë raste”, shtoi ai.

bailey

30/08/2022 15:32-Oferta prej 25 milionë euro e Southampton për Gakpo u refuzua

Me Manchester United duke ftohur interesin e tyre për të nënshkruar me Cody Gakpo, Southampton bëri një ofertë prej 25 milionëeuro  për të testuar vendosmërinë e Ajaxit, sipas Rob Dorsett i Sky Sports.

Megjithatë, klubi holandez e ka refuzuar atë ofertë dhe po i përmbahet vlerësimit të tyre prej 30 milionë euro.

gakpo

30/08/2022 14:32-Zyrtare: Antony i bashkohet Unitedit

Manchester United ka konfirmuar se Antony është transferuar nga Ajaxi.

Djajtë e Kuq kanë paguar 100 milionë euro për transferimin e tij nga skuadra holandeze.

Lajmi i plotë>>>

antony 1

30/08/2022 14:31-Zyrtare: Hudson-Odoi kalon te Leverkusen

Chelsea ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje me Bayer Leverkusenin për huazimin e Callum Hudson-Odoit.

Anësori anglez do të qëndrojë te skuadra gjermane në formë huazimi deri në fund të këtij sezoni.

Lajmi i plotë>>>

odoi 1

30/08/2022 12:45-Liverpooli bën ofertën afro 50 milionë euro për Caicedon

Liverpooli ka bërë një ofertë prej 50 milionë euro për Moises Caicedon të Brightonit, raporton The Sun.

Reds me sa duket janë të etur për ta sjellë 20-vjeçarin në Anfield para mbylljes së afatit kalimtar, por trajneri i Brighton, Graham Potter sugjeroi se ai vlen shumë më tepër, duke u thënë gazetarëve: "Ju ndoshta do t'i merrni atletët e tij për këtë çmim. - ndoshta! 100 milionë euro? Ata mund të provojnë".

Moises Caicedo

30/08/2022 12:42-Newcastle bashkohet me Nottinghamin dhe Monzan në garën për Bakayokon

Newcastle është skuadra e fundit që ka shfaqur interes për Tiamoue Bakayokon të Milanit, raporton Calciomercato.

Magpies duhet të konkurrojnë me ekipin tjetër të Ligës Premier, Nottingham Forest dhe të sapopromovuarit në Serie A, Monza, nëse duan të rikthejnë mesfushorin në Angli.

bakayoko

30/08/2022 12:40-Pulisic do të qëndrojë te Chelsea

Christian Pulisic do të vazhdojë me Chelsean në sezonin që sapo ka filluar, raporton The Athletic.

Klubi londinez ka vendosur ta mbajë 23-vjeçarin pavarësisht interesimit nga Manchester United, Newcastle United dhe disa klube të tjera në Spanjë dhe Itali.

Pulisic 2

30/08/2022 11:40-Shkëmbim i bujshëm mes Unitedit dhe Barcelonës kur kanë mbetur më pak se dy ditë nga afati kalimtar

Manchester United po përpiqet të shtojë një tjetër lojtar në skuadrën e tyre, me Erik ten Hag duke u përpjekur të shkëmbejë një nga lojtarët e tij për një yll të Barcelonës.

Në javën e kaluar apo më shumë, United e ka rritur me të vërtetë intensitetin në përpjekjet për të forcuar skuadrën e tyre, në të njëjtën kohë që tifozët ngritën protestat e tyre kundër Glazer në mes të fillimit të tyre të tmerrshëm të sezonit.

Lajmi i plotë>>>

ten hag xavi

30/08/2022 10:49-Willian për teste mjekësore te Fulhami

Sot janë planifikuar mjekësore për Willian në mënyrë që të bëhet lojtari i ri i Fulhamit si transferim i lirë pas ndërprerjes së kontratës me Corinthians.

Willian donte të kthehej në Ligën Premier dhe tani është shumë afër realizimit të synimit të tij.

willian 2

30/08/2022 10:47-Reguilon te Atletico, Winks te Sampdoria - dy marrëveshjet si huazime

Sergio Reguilon ka mbërritur sot në Madrid me qëllim që menjëherë t'i nënshtrohet testeve mjekësore dhe më pas të nënshkruajë me Atletico Madridin. Marrëveshja e përfunduar me huazim.

Harry Winks, sot në Itali për t'u bërë lojtar i ri i Sampdorias i huazuar nga Tottenhami.

30/08/2022 10:46-Romero te Tottenhami deri në vitin 2027

Cristian Romero ka nënshkruar zyrtarisht kontratë të re pesëvjeçare me Tottenhamin e vlefshme deri në qershor 2027 – pasi huazimi u bë i përhershëm.

Atalanta do të marrë tarifën totale prej 50 milionë euro.

30/08/2022 10:45-Sevilla në bisedime të avancuara për transferimin e Adnan Januzajt

Sevilla është duke zhvilluar bisedime intensive me përfaqësuesit e Adnan Januzajt për një transferim të mundshëm.

Lojtari shqiptar me pasaportë belge është i lirë që nga 30 qershori i këtij viti, atëherë kur i përfundoi kontrata me Real Sociedadin.

Lajmi i plotë>>>

januzaj

30/08/2022 10:43-Kalajdzic po i bashkohet Wolverhamptonit

Sasha Kalajdzic, sot në Angli për t'iu nënshtruar testeve mjekësore dhe të nënshkruajë me Wolverhamptonin. Marrëveshja është afër finalizimit, një lëvizje e përhershme me vlerë 18 milionë euro.

Kalajdzic do të nënshkruajë kontratë deri në qershor 2027 me opsion për një tjetër edicion shtesë.

sasa kalajdzic

30/08/2022 10:04-Mendes rikthehet te Chelsea për ta bindur Tuchelin në transferimin e Ronaldos

E ardhmja e Cristiano Ronaldos është ende e pqaqrtë kur kanë mbetur më pak se dy ditë nga ky afat kalimtar.

Agjenti Jorge Mendes është rikthyer ndërkohë te Chelsea duke hetuar nëse një marrëveshje për yllin portugez është e mundur, raporton The Independent.

Lajmi i plotë>>>

mendes

30/08/2022 10:03-PSG synon transferimin e Kantes

Paris Saint-Germain po monitoron situatën e kontratës së N’Golo Kantes pasi Thomas Tuchel e zhyti në pasiguri të ardhmen afatgjatë të fituesit të Kupës së Botës te Chelsea, raporton Times.

Mesfushori ka më pak se një vit të mbetur në marrëveshjen e tij dhe trajneri gjerman pranoi se shqetësimet e lëndimeve dhe mosha e 31-vjeçarit do të merren parasysh kur të ofrohet një kontratë e re.

Lajmi i plotë>>>

NGolo Kante 1

30/08/2022 08:12-Camara po e kompleton kalimin te Roma

Sipas Sky Sport Italia, Mady Camara do t’i nënshtrohet testeve mjekësore me Romën nesër përpara një marrëveshjeje fillestare huazimi me një opsion për blerje.

25-vjeçari transferohet në “Stadio Olimpico” pas lëndimit të fibulës së Gini Wijnaldum, që do ta detyrojë atë të mbetet jashtë fushe për katër muaj.

Lajmi i plotë>>>

camara

29/08/2022 23:06-Unitedi refuzon shitjen e Wan-Bissaka

Manchester Unitedi i ka refuzuar oferta e Crystal Palace dhe West Ham për Aaron Wan-Bissaka.

Djajtë e Kuq nuk planifikojnë shitjen e mbrojtësit të djathtë, meqë tash është vonë për të gjetur një zëvendësim.

29/08/2022 22:54-West Hami këtë verë

Lucas Paqueta - 60 milionë euroGianluca Scamacca - 36 milionë euroNayef Aguerd - 35 milionë euroMaxwel Cornet - 20.7 milionë euroEmerson Palmieri - 15.4 milionë euroThilo Kehrer - 12 milionë euroAlphonse Areola - 9.3 milionë euro

29/08/2022 22:51-Lucas Paqueta në West Ham

29/08/2022 22:49-Arritja e Antony në Carrington, qendrën stërvitore të Man United

29/08/2022 22:21-Antony arrin për teste mjekësore te Manchester United

Antony është fotografuar teksa mbërrin në bazën e Manchester United në Carrington për testet mjekësore përpara një transferimi prej 100 milionë euro në “Old Trafford”.

Kur të finalizohet, ndryshimi do të shohë që ish-lojtari i Ajaxit të ribashkohet me ish-shefin e tij Erik ten Hag, i cili është trajner i ri i Djajve të Kuq.

Lajmi i plotë>>>

antony 4

29/08/2022 21:37-Zyrtare: Cavani i bashkohet Valencias

Valencia ka konfirmuar transferimin e Edinson Cavanit.

Klubi spanjoll kishte disa javë që ishte në bisedime me përfaqësuesit e sulmuesit uruguaian, duke arritur më në fund marrëveshje.

Lajmi i plotë>>>

cavani

29/08/2022 19:51-Hannibal Mejbri huazohet te Birminghami

Hannibal Mejbri e ka kompletuar transferimin nga Manchester Unitedi te Birmingham City në formë huazimi, pa përfshirjen e opsionit të blerjes.

29/08/2022 19:45-Unitedi arrin marrëveshje për Martin Dubravka

Manchester Unitedi ka arritur marrëveshje për huazimin e Martin Dubravka me obligim blerjeje për pesë milionë funte (5.86 milionë euro).

Marrëveshja është arritur edhe me Newcastle Unitedin edhe me përfaqësuesit e lojtarit.

Dubravka të martën do t’u nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore te Djajtë e Kuq.

29/08/2022 19:40-Leicesteri kërkon shërbimet e Amine Harit

Leicester Citi është në bisedime me Schalken për nënshkrimin e Amine Harit.

29/08/2022 19:39-Houssem Aouar drejt Fulhamit

Fulhami i ka nisur bisedimet për transferimin e Houssem Aouar nga Lyoni.

Lojtari nuk është i interesuar që të shkojë te Nice, ai e preferon transferimin në Angli.

29/08/2022 19:37-Liverpooli dhe Reali do të konkurrojnë për Bellingham në verën e ardhshme

Liverpooli pritet të shpenzojë mbi 100 milionë euro për Jude Bellingham në verën e ardhshme.

Edhe Real Madridi është interesuar për mesfushorin, të cilin e konsideron si zëvendësim afatgjatë për Luka Modric.

Një luftë e madhe pritet në verën e vitit 2023.

29/08/2022 19:35-Kthimi i Hakim Ziyech te Ajaxi çështje kohe

Ajaxi tashmë është në bisedime të avancuara me Chelsean për rikthimin e Hakim Ziyech.

29/08/2022 19:34-Hudson-Odoi pranë huazimit te Leverkusen

Callum Hudson-Odoi ndodhet në Gjermani, ku do t’u nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore para huazimit njëvjeçar te Bayer Leverkusen.

29/08/2022 18:46-United apo Chelsea? De Jong xhirohet në aeroport

Frenkie de Jong është xhiruar duke shkuar në aeroport për t’u nisur drejt Londrës – njofton Chiringuito.

Nuk dihet nëse destinacioni është Manchester Unitedi apo Chelsea.

29/08/2022 18:43-Alvaro Gonzalez nënshkruan me Al-Nassr

Ish-qendërmbrojtësi i Olympique Marseille, Alvaro Gonzalez, ka nënshkruar marrëveshje dyvjeçare me Al-Nassr.

29/08/2022 18:42-Umar Sadiq drejt Sociedadit

Real Sociedad po përpiqet ta transferojë Umar Sadiq nga Almeria.

Bisedimet po vazhdojnë me shpresën e arritjes së marrëveshjes, pas dështimit të bisedimeve me Villarrealin.

29/08/2022 17:32-Askush si Nottingham Foresti: 17 transferime vetëm në këtë afat kalimtar

Nottingham Forest ka përfunduar transferimin huazues të Renan Lodit, i cili është nënshkrimi i tyre i tetëmbëdhjetë i verës.

Lojtari 24-vjeçar përfundoi kalimin e tij në Forest të hënën pasi iu nënshtrua një ekzaminimi mjekësor të suksesshëm në klub dje.

Lajmi i plotë>>>

forest

29/08/2022 16:50-Një nga miqtë më të ngushtë të Ronaldos tregon se a po kalon portugezi te Napoli

Gazetari spanjoll Edu Aguirre, një nga miqtë më të ngushtë të Cristiano Ronaldos, pretendon se superylli i Manchester United ka vendosur të mos bashkohet me Napolin.

Aguirre zbuloi gjatë El Chiringuito se ish- sulmuesi i Juventusit nuk është i gatshëm të bashkohet me Partenopeit.

Lajmi i plotë>>>

ronaldo 10

29/08/2022 16:40-De Jong në Londër, mes zërave për një kalim te Chelsea ose United

Frenkie de Jong është filmuar teksa ka mbërritur në aeroportin e Barcelonës dhe vetëm disa ditë kanë mbetur nga afati i transferimeve.

Holandezi ka qenë në qendër të shumë spekulimeve këtë verë me klubin katalanas të hapur për të shitur mesfushorin për të mbledhur fonde për të rinovuar skuadrën e Xavi Hernandez mes vështirësive të rënda financiare për klubin.

Lajmi i plotë>>>

de jong 4

29/08/2022 16:13-Zyrtare: Chelsea ia shkëput kontratën Barkleyt

Chelsea ka njoftuar se i ka ndarë rrugët me Ross Barkleyn.

Në komunikatën e Bluve thuhet se përmes një marrëveshje të përbashkët, është shkëputur kontrata.

Lajmi i plotë>>>

barkley

29/08/2022 13:32-Ziyech po rikthehet te Ajaxi, ka vetëm një pengesë për tu zyrtarizuar largimi i tij nga Chelsea

Hakim Ziyech do të rikthehet te Ajaxi pas dy viteve të kaluara te Chelsea.

Mesfushori ofensivë nuk ka arritur të lë gjurmë në 'Stamford Bridges' dhe trajneri Thomas Tuchel i ka bërë të qartë se nuk është në planet e tij.

29-vjeçari u kërkua nga Milan, Manchester United e Newcastle United, por ka hedhur poshtë të gjitha këto oferta.

Lajmi i plotë

Ziyech 3

29/08/2022 12:52

Renan Lodi kompleton huazimin te Nottinham Forest nga Atletico Madrid.

Klubi anglez e ka opsionin e blerjes së futbollistit pas një viti për 30 milionë euro.

29/08/2022 11:19

Malick Thiaw ndodhet në Milano aktualisht.

Qendërmbrojtësi i ri gjerman është duke i kryer vizitat mjekësore te Milani, para se të nënshkruajë me Rossonerët.

Thiaw do t'i bashkohet kampionëve të Italisë nga Schalke 04 për gjashtë milionë euro.

29/08/2022 11:09-Tottenham largon dy të padëshiruarit e Contes, Sergio Reguilon e Harry Winks

Tottenham Hotspur më në fund ka arritur t'i largojë dy futbollistët e padëshiruar nga Anotnio Conte.

Prej disa javësh drejtori sportiv i Spurs, Fabio Paratici ishte duke punuar për t'i sistemuar dy futbollistët mbrojtësin Sergio Reguilon dhe mesfushorin Harry Winks.

Në fakt Spurs i ka larguar si huazim dy lojtarët, pa pasur mundësi blerje skuadrat e tyre të reja.

Lajmi i plotë

Conte Reguilon

29/08/2022 10:45

Liverpooli është duke kërkuar me ngulm transferimin e një mesfushori gjatë afatit kalimtar veror.

Gjiganti anglez ka mbetur pa Naby Keita e Thiago Alcantara në mesfushë, derisa i lënduar mbetet edhe Oxlade-Chamberlain.

Synimi i The Reds ishin të nënshkruanin me Leandro Paredes nga PSG, por argjentinasi tanimë ka zgjedhur Juventusin.

Jurgen Klopp e pëlqen shumë mesfushorin austriak të RB Leipzig, Konard Laimer dhe tanimë The Reds kanë nisur ofertën zyrtare.

Lajmi i plotë

rb leipzig v liverpool fc pre season test match 1 scaled 1

29/08/2022 10:12

Cavani do t'i bashkohet Valencias si futbollist i lirë.

Sulmuesi uruguaian do të bëj karrierë edhe në Spanjë pas aventurave në Itali, Francë dhe Angli.

Valencia ka arritur marrëveshje me sulmuesin për një kontratë dy vjeçare, derisa zyrtarizimi dot ë bëhet në 24 orët e ardhshme.

29/08/2022 10:09

2022/08/w1900_h1412_x1609_y589_imago1013515028h-ab64a82b6e195440.jpg

Callum Hudson-Odoi është larguar nga Chelsea dhe karrierën do ta vazhdoj në elitën e futbollit gjerman Bundesliga.

Sulmuesi i talentuar anglez nuk ka pasur hapësirat e duhura këtë edicion te londinezët dhe largimi i tij ishte i pashmangshëm.

21-vjeçari karrierën do ta vazhdoj në Gjermani, ku Bayer Leverkusen ka fituar garën për shërbimet e tij.

Lajmi i plotë

29/08/2022 09:04

Memphis Depay vazhdon të ketë të paqartë të ardhmen e tij.

Sulmuesi holandez ka vetëm një vit që është bashkuar me Barcelonën, por pritet të largohet pasi hapësirat për të këtë edicion.

Real Sociedad është skuadra e fundit që është bashkuar garës për Depayn, por holandezi ka hedhur poshtë këtë mundësi.

Lajmi i plotë

GetPaidStock.com 63073557372d8

29/08/2022 08:46-Detajet që po e pengojnë zyrtarizimin e Paredes si futbollist i Juventusit

Kur kanë mbetur katër ditë nga përfundimi i afatit kalimtar të verës, Juventusi po punon ende për afrimin dhe largimin e futbollistëve.

Pas ardhjes së Arkadiusz Milik, i gjithë fokusi i drejtuesve të Juves është te mesfushori  argjentinas Leandro Paredes.

Marrëveshja me lojtarin ekziston prej disa kohësh ndërsa mbetën ende disa detaje për t’u zgjidhur me kampionët e Francës, Paris Saint Germain.

Lajmi i plotë

Paredes 1 1

29/08/2022 08:44

Milani ka arritur të mbyll marrëveshjen me Schalke për mbrojtësin e talentuar Thiaw.

Por afati kalimtar i futbollistëve ende nuk ka përfunduar për Milanin që synon një tjetër nënshkrim dhe përsëri nga Bundesliga.

Mesfushori i ri belg Aster Vranckx , është një emër që pëlqehet në kampin e kampionëve të Italisë.

Lajmi i plotë

Aster Vranckx 3

28/08/2022 21:50-Zaha me mesash të koduar në Twitter

Pas lidhjeve të Wilfried Zaha me Chelsean, futbollisti nga Bregu i fildishte ka postuar një mesazh të koduar në profilin e tij në Twitter.

“Ata nuk besuan, por Zoti po... Shihemi së shpejti!”, shkruan në publikimin e yllit të Crystal Palace.

28/08/2022 21:47-Sampdoria huazon Harry Winks nga Tottenhami

Sampdoria ka arritur marrëveshje për huazimin e Harry Winks nga Tottenham Hotspur – ka njoftuar drejtoi i klubit italian, Osit.

28/08/2022 21:41-Arrihet marrëveshja për kalimin e Antony te Unitedi

Manchester Unitedi ka arritur marrëveshje me Ajaxin për transferimin e Antony për 100 milionë euro.

Ai do të nënshkruajë marrëveshje me Djajtë e Kuq deri në vitin 2027, me opsionin për të vazhduar edhe për një vit tjetër.

Kontrata është përgatitur dhe pritet të nënshkruhet nesër (e hënë), ndërsa lojtari do të arrijë në Mançester në javën e ardhshme.

28/08/2022 21:37-Ziyech do ta zëvendësojë Antonyn te Ajaxi

Hakim Ziyech do të kthehet te Ajaxi si zëvendësues i Antonyt – bën të ditur Gianluca Di Marzio.

Marokeni ka luajtur në kryeqytetin holandez për katër vite, para se të shkonte te Chelsea në vititn 2020, ndërsa pritet të kthehet këtë sezon.

28/08/2022 21:34-Dortmundi shpreson në qëndrimin e Bellingham edhe pas vitit 2023

Drejtori sportiv i Borussia Dortmundit, Sebastian Kehl, thotë se mendon që Jude Bellingham ndihet komod te ekipi gjerman dhe shpreson në qëndrimin e tij edhe pas vitit 2023.

BVB ka refuzuar disa oferta për 19-vjeçarin, mirëpo ai pritet të largohet në verën e ardhshme, me Liverpoolin dhe Real Madridin si opsione të mundshme.

28/08/2022 19:33-Ku qëndron e ardhmja e Icardit - deklarohet Wanda Nara

Bashkëshortja dhe agjentja e Mauro Icardit, Wanda Nara, ka folur në lidhje me të ardhmen e sulmuesin në vazhdën e spekulimeve për transferimet potenciale.

Manchester Unitedi dhe Galatasaray janë dy klubet që duan ta transferojnë nga Paris Saint-Germaini.

Në një deklaratë të transmetuar nga Mundo Deportivo, Wanda ka thënë se si agjente dhe partnere e futbollistit, mund ta këshillojë se çfarë duhet të bëjë, porse vendimet i merr vet ai,

“Unë mund ta këshilloj ose t’ia jap ndonjë mëndim, por është ai që vendos nëse do të largohet nga PSG”, është shprehur modelja.

wanda1 2 (Foto: Instagram/wanda_nara)

28/08/2022 19:07-Cavani po i diskuton detajet finale me Valencian

Valencia beson ta kompletojë transferimin e Edinson Cavanit këtë verë.

Uruguaiani ka marrë ofertë zyrtare për kontratë dyvjeçare nga Los Che, derisa Real Sociedadi i ka ofruar vetëm një vit.

28/08/2022 19:04-Ruben Neves pritet të qëndrojë te Wolverhamptoni

Trajneri i Wolverhampton Wanderers ka thënë për Sky: “Mund të konfirmoj se jam i sigurt 99 për qind se Ruben Neves do të qëndrojë te Wolverhamptoni këtë verë”.

Arsenali, Liverpooli dhe Manchester Unitedi janë klubet e interesuara për shërbimet e tij.

28/08/2022 19:01-Reguilon huazohet te Atletico

Atletico Madridi ka arritur marrëveshje për huazimin e mbrojtësit të Tottenham Hotspur, Sergio Reguilon.

25-vjeçari do të udhëtojë nesër (e hënë) në Spanjë për ekzaminimet mjekësore dhe do ta nënshkruajë kontratën. Nuk do të përfshihet opsioni i blerjes.

28/08/2022 17:36-Një vit më vonë, Ronaldo po e trajton Unitedin – ashtu siç bëri me Juventusin

Cristiano Ronaldo u largua nga Juventusi një vit më parë dhe shumë pak ka ndryshuar, pasi ai tani po përpiqet të shpëtojë nga Manchester United dhe të vazhdojë të ndjekë rekordet e tij personale diku tjetër.

37-vjeçari ka fituar Topin e Artë pesë herë dhe mbi 30 trofe të mëdhenj gjatë karrierës së tij, por prioriteti i tij kryesor tani duket të jetë vazhdimi i betejës me rivalin e vjetër Lionel Messi për rekorde individuale të golave ​​në Ligën e Kampionëve.

Lajmi i plotë>>>

ronaldo 1 5

28/08/2022 17:03-Arsenali rikthehet në garë për Asension

Arsenali do të konkurrojë me Manchester Unitedin për transferimin e Marco Asensios nga Real Madrid – bën të ditur Fichajes.

Topçinjtë e kanë kërkuar spanjollin në dy vitet e fundit, mirëpo deri më tani kanë dështuar ta sigurojnë nënshkrimin e tij.

marcoasensio (Foto: Instagram/marcoasensio10)

28/08/2022 17:00-Belotti nënshkruan zyrtarisht me Romën

Andrea Belotti ka nënshkruar zyrtarisht për Romën si lojtar i lirë dhe ribashkohet me ish-bashkëlojtarin e tij te Palermo, Paulo Dybalan.

28-vjeçari italian ishte në Torino që nga viti 2015, por kontrata e tij skadoi më 30 qershor dhe ai refuzoi disa propozime të tjera, duke përfshirë Galatasarayn, Wolverhampton Wanderers, Valencian dhe Monzan, në mënyrë që të priste Giallorossët.

Lajmi i plotë>>>

28/08/2022 17:00-Ajaxi do të përfitojë 167 milionë euro nga shitja e dy lojtarëve te Unitedi

Ajaxi do të përfitojë rreth 167 milionë euro nga shitja e Antony dhe Lisandro Martinez te Manchester Unitedi.

28/08/2022 16:58-Juve vazhdon të kërkojë klub për Arthurin

Arthur Melo është jashtë planeve të Valencias, pas dështimit të marrëveshjes para disa javësh, mirëpo ai mbetet në treg dhe Juventusi është në kërkim të një klubi, në mënyrë që të lirojë vend për Leandro Paredesin.

28/08/2022 16:57-Spezia pranë nënshkrimit me mbrojtësin e Chelseat

Spezia planifikon nënshkrimin e mbrojtësit të Chelseat, Ethan Ampadu, i cili tashmë ka arritur marrëveshje personale me klubin italian.

28/08/2022 16:53-Paqueta kryen testet mjekësore te West Hami

Lucas Paqueta i ka kompletuar ekzaminimet mjekësore me West Ham Unitedin në Londër dhe gjithçka pritet të kompletohet të hënën.

28/08/2022 16:51-Nottinghami transferon Renan Lodin

Nottingham Forest e ka kompletuar transferimin e Renan Lodi dhe ai do të prezantohet para ndeshjes ndaj Tottenham Hotspur.

Futbollisti i Atletico Madridit shkon në Ligën Premier në formë huazimi dhe është transferi i 18-të këtë verë i klubit anglez.

https://twitter.com/callumcasteln/status/1563889875161595904

28/08/2022 16:48-Kontratë e re për Martial

Anthony Martialit do t’i ofrohet kontratë re nga Manchester Unitedi – njofton Sky Sport News.

28/08/2022 16:46-Liverpooli shënjestron mesfushorin e Sheffieldit

Liverpooli ka shprehur interesim për transferimin e mesfushorit të Sheffield Unitedit, Sander Berge – njofton The Mirror.

Jurgen Klopp ka pranuar që ka bërë gabim që nuk e ka transferuar një mesfushor më herët gjatë këtij afati kalimtar, prandaj do të përpiqet ta bëjë këtë para mbylljes.

28/08/2022 15:48

Harry Winks është rrugës për t'iu bashkuar skuadrës italiane Sampdoria.

Mesfushori anglez nuk është në planet e trajnerit Antonio Conte dhe dëshiron një aventurë të re ku do të luaj vazhdimisht.

Te Sampdoria Winks do të ketë minuta të garantuara pasi dëshiron të marrë pjesë në Kupën e Botës me Anglinë.

6.winks

28/08/2022 15:03-Kante nuk e ka të sigurt të ardhmen te Chelsea, Tuchel thotë se po i marrin parasysh moshën dhe lëndimet e tij

N'Golo Kante mund të largohet nga Chelsea në fund të këtij sezoni.

Mesfushori francez është futur në vitin e fundit të kontratës me londinezët dhe e ardhmja e tij në Stamford Bridges ende nuk është e sigurt.

Ka qenë trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel që ka folur për të ardhmen e francezit, duke thënë se klubi po bën vlerësimet e duhura.

“Duhet të marrim në konsideratë gjithçka. Nga një anë është potenciali i tij, influenca e tij dhe kualiteti që ka. Nga ana tjetër është mosha e tij, paga dhe dëmtimet që ka sigurisht".

"Nga kjo pikënisje do të bëjmë një analizë dhe do të kërkojmë të gjejmë një zgjidhje, u shpreh Tuchel kur u pyet për rinovimin e kontratës me Kanten.

Kante

28/08/2022 13:42-Chalobah nuk do të largohet nga Chelsea

2022/08/Chalobah.jpg

Trevoh Chalobah do të mbetet në Chelsea, përkundër interesimit nga shumë skuadra për të.

Qendërmbrojtësi i ri anglez ka bindur trajnerin Thomas Tuchel ta mbajë në skuadër për këtë edicion.

Inter, Roma, Milan, RB Leipzig dhe Everton ishin skuadrat e interesuara për talentin anglez.

28/08/2022 13:39

2022/08/VEseli.jpg

Frederik Veseli është larguar nga Salernitana dhe elita e futbollit italian Serie A.

Qendërmbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë edhe zyrtarisht është lojtari më i ri i Beneventos, skuadër që luan në Serie B.

Veseli ishte pjesë e Salernitanes, por nuk arriti që të gjente hapësira, teksa në edicionin e shkuar luajti vetëm nëntë ndeshje në Serie A, ndërsa në këtë fillim sezoni nuk u aktivizua asnjë minutë.

28/08/2022 11:27-Chelsea siguron Fofanan, sot testet mjekësore për qendërmbrojtësin francez

2022/08/page-61.jpg

Pas shumë negociatave dhe ofertave të refuzuara, Chelsea ka siguruar shërbimet e Wesley Fofanas.

Qendërmbrojtësi francez është lojtari më i ri i Chelseat, edhe pse duhet pritur zyrtarizimi.

Londinezët kanë arritur marrëveshje me Leicester Cityn për shumën e 88 milionë eurove plus bonuset për mbrojtësin francez.

Lajmi i plotë

28/08/2022 10:18

Renan Lodi pritet të jetë transferimi i radhës për Nottingham Forest.

Mbrojtësi i majtë brazilian ka udhëtuar drejt Anglisë për testet mjekësore para se të zyrtarizohet si lojtar i lirë.

Lodi do të huazohet për pesë milionë euro, me Forest që kanë opsionin e blerjes për 30 milionë në fund të sezonit.

Screenshot 8 34

28/08/2022 08:50

2022/08/GetPaidStock.com-630b0ff26a584.jpg483:"Tottenham v Wolves 20 August 2022, London - Premier League Football - Tottenham Hotspur v Wolverhampton Wanderers - Ruben Neves of Wolverhampton Wanderers - Photo: Charlotte Wilson / Offside. London UK *** Tottenham gegen Wolves 20. August 2022, London Premier League Fußball Tottenham Hotspur gegen Wolverhampton Wanderers Ruben Neves von Wolverhampton Wanderers Foto Charlotte Wilson Abseits London UK PUBLICATIONxINxGERxSUIxAUTxONLY Copyright: xCharlottexWilsonx/xOffsidexOffside32:"IMAGO/Offside Sports Photography

Liverpooli është në kërkim të një mesfushori në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës.

Gjiganti anglez e ka nisur keq sezonin e ri në Angli, ku në katër ndeshjet e para ka marrë vetëm një fitore.

The Reds kanë në listë mesfushorin portugez Ruben Neves, i cili ka shkëlqyer sezoneve të fundit me Wolverhampton Wanderers.

Lajmi i plotë

28/08/2022 08:39

Andrea Belotti ka kryer me sukses vizitat mjekësore të shtunën në mbrëmje te Roma.

Sulmuesi italian pritet sot të zyrtarizohet nga Giallorosët ku do të nënshkruajë një kontratë tre vjeçare.

Belotti te Roma do të fitoj një pagë prej tre milionë eurove neto në sezon.

Andrea Belotti

28/08/2022 08:33

2022/08/Malick-Thiaw-3.jpg257:"GELSENKIRCHEN, GERMANY - APRIL 23: Malick Thiaw of Schalke controls the ball during the Second Bundesliga match between FC Schalke 04 and SV Werder Bremen at Veltins Arena on April 23, 2022 in Gelsenkirchen, Germany. (Photo by Joosep Martinson/Getty Images)12:"Getty Images

Milani ka arritur të gjej mbrojtësin e shumë kërkuar gjatë verës.

Rossonerët kanë mbyllur marrëveshjen me Schalke 04 për mbrojtësin e talentuar Malick Thiaw.

Qendërmbrojtësi gjerman prej dy vitesh luan me ekipin e parë të Schalke 04 dhe ka pasur paraqitje shumë të mira.

Lajmi i plotë

27/08/2022 16:01-Depay nuk do të bashkohet me Real Sociedadin

Sulmuesi i Barcelonës, Memphis Depay, ka përjashtuar mundësinë që ai t'i bashkohet Real Sociedadit, sipas SPORT .

Pasi ranë dakord reciprokisht për të ndërprerë kontratën e tij me Barcelonën, holandezi u lidh me një lëvizje te Juventusi, por kjo nuk u realizua. Depay është i lidhur tani me një kalim te Manchester United.

GetPaidStock.com 63073557372d8

27/08/2022 15:47-West Ham po e kërkon transferimin e Januzajt

West Ham United ka treguar interes për nënshkrimin e ish-anësorit të Manchester United, Adnan Januzaj në një transferim të lirë, sipas TalkSport.

Belgu, i cili më parë kishte luajtur nën drejtimin e David Moyes te Manchester United dhe Sunderland, aktualisht është një lojtar i lirë pasi Real Sociedad e liroi atë dhe ai mund të tundohet të ribashkohet me ish-shefin e tij dhe të kthehet në Ligën  Premier.

Adnan Januzaj 1 1

27/08/2022 15:45-Ancelotti konfirmon se Asensio planifikon të largohet nga Reali

Carlo Ancelotti sugjeroi që anësori i Real Madridit, Marco Asensio po vlerëson situatën e tij në klub dhe mund të largohet në ditët në vazhdim. Spanjolli është lidhur me një kalim te Manchester United.

Përpara përballjes së Real Madridit kundër Espanyolit, Ancelotti u tha gazetarëve: "Nuk di asgjë të re për Asension, vetëm se ai është duke vlerësuar situatën e tij. Më 2 shtator, gjithçka do të sqarohet dhe nëse ai qëndron, ai do të jetë një lojtar i rëndësishëm dhe unë do të jem i kënaqur sepse vitin e kaluar ai shtoi shumë.”

asensio scaled

27/08/2022 12:26-Gjithçka gati që Fofana të prezantohet te Chelsea

Pas një sage që ka zgjatur disa javë, Chelsea është në prag të nënshkrimit të Wesley Fofana nga Leicester.

L'Equipe ka raportuar se 82.5 milionë euro do t'i paguhen Foxes përpara me bonuse që mund ta bëjnë atë një tarifë rekord botëror. Kjo do të tejkalonte shumën e paguar nga Manchester United për të njëjtin klub për Harry Maguire në 2019.

fofana 3

27/08/2022 12:25-Aston Villa në bisedime të avancuara për të nënshkruar me Jan Bednarek

Aston Villa është afër nënshkrimit të mbrojtësit të Southampton, Jan Bednarek, raporton The Athletic.

West Ham United dhe Leicester City janë gjithashtu të interesuar për nënshkrimin e lojtarit, por Villa aktualisht janë favoritët për të siguruar nënshkrimin e tij.

Jan Bednarek

27/08/2022 12:24-Arsenali vëzhgon Moussa Diabyn

Arsenali është i etur për nënshkrimin e anësorit të Bayer Leverkusenit, Moussa Diaby, raporton Ryan Taylor i Daily Express.

Me Pedro Neto që ka gjasa të qëndrojë në Wolves dhe largimin e Nicolas Pepe si huazim, besohet se Mikel Arteta tani po kërkon opsione në krah dhe Diaby mund të jetë njeriu i tij.

Moussa Diaby

27/08/2022 12:23-Liverpool është afër Bellinghamit

Liverpool dhe Borussia Dortmund kanë një marrëveshje verbale për të nënshkruar me Jude Bellingham në afatin e ardhshëm, raporton Football Insider.

Mesfushori anglez mund t'i bashkohet Reds që në janar 2023.

borussia dortmund midfielder jude bellingham

27/08/2022 12:22-Wolves duan të mbajnë Hwang, në mes të interesit të Leeds United

Wolves duan të mbajnë Hwang Hee-chan edhe pse Leeds United ka treguar interes për nënshkrimin e lojtarit, sipas Express Star.

Sulmuesi i Koresë së Jugut iu bashkua përgjithmonë Wolves këtë verë, por ish-trajneri i tij i RB Leipzig dhe trajneri aktual i Leeds, Jesse Marsch dëshiron të ribashkohet me lojtarin.

Hwang Hee chan

27/08/2022 12:21-West Ham gati të bëjë ofertën e tretë për Vanaken

Pas garës për Lucas Paquetan nga Lyon, West Ham tani i ka vënë sytë kapitenit të Club Brugges, Hans Vanaken.

Klubi i Ligës Premier ka parë tashmë dy nga ofertat e tyre të refuzuara nga klubi belg, i cili nuk dëshiron të shesë kapitenin e tyre, por skuadra e David Moyes tani po planifikon të paraqesë një ofertë të tretë për lojtarin sipas Daily Mail.

61663951 0 image a 33 1661295033608

26/08/2022 23:37-Antony: Dua të largohem nga Ajax, klubi refuzoi ofertën më të madhe ndonjëherë për një lojtarë të Eredivisie

Screenshot 14 17

Antony e ka bërë të qartë se dëshiron të largohet nga Ajax në ditët e ardhshme pasi Manchester United e ka kthyer atë në objektivin e tyre kryesor.

Megjithatë, kampionët holandezë nuk kanë ndërmend të humbasin yllin e tyre, diçka për të cilën 22-vjeçari nuk është i lumtur.

Ai ka dhënë një intervistë me Fabrizio Romano pas lajmeve se Ajax kishte refuzuar një ofertë prej 90 milionë eurosh.

Lexo lajmin e plotë...

26/08/2022 23:29-Aubameyang te Chelsea po ngec shkaku i kushteve personale  

Kalimi i Pierre-Emerick Aubameyang te Chelsea, duket se ka ngecur shkaku i kontratës.

Sipas The Sun, 33-vjeçari dëshiron një marrëveshje dyvjeçare, por po i ofrohet vetëm një kontratë njëvjeçare nga Blutë.

Pierre Emerick Aubameyang Barcelona F365 1

26/08/2022 23:28-De Jong do të qëndrojë te Barcelona dhe do ta ul pagën e tij

Frenkie de Jong

Frenkie de Jong do të jetë pjesë e skuadrës së Barcelonës për pjesën tjetër të sezonit sipas të gjitha gjasave.

Pavarësisht tensioneve të përjetuara në javët e fundit dhe ofertave që kanë ardhur nga Liga Premier, futbollisti ka vendosur të vazhdojë te Barça.

Lexo lajmin e plotë...

26/08/2022 23:25-Guardiola ua mbyll derën PSG-së dhe Barcelonës për Bernardo Silvan

0 Pep Guardiola Bernardo Silva

Bernardo Silva vazhdon të lidhet me PSG-në dhe Barcelonën, por Pep Guardiola është i bindur që lojtari portugez, të cilin e vlerëson shumë, do të vijojë karrierën në “Etihad Stadium”.

Times raportoi se PSG ka ofruar 70 milionë euro për kartonin e 28-vjeçarit, por kampionët e Anglisë e kanë refuzuar ofertën.

Lexo lajmin e plotë

26/08/2022 23:23-Zyrtare: Maupay kalon te Everton  

Everton ka njoftuar sonte ardhjen e Neal Maupay nga Brighton për një marrëveshje trevjeçare.

The Toffees nuk e kanë bërë të ditur çmimin e paguar për sulmuesin francez, por mendohet se është rreth 15 milionë funte.

26/08/2022 23:22-Ka marrëveshja verbale mes Chelsea dhe Leicester për Fofanan

Saga e transferimit të Wesley Fofana në Chelsea po shkon drejt fundit.

Gazeta franceze RMC ka pohuar se dy klubet kanë arritur një marrëveshje verbale për transferimin e 21-vjeçarit.

fofana 4

26/08/2022 23:21-Skriniar nuk shkon askund

Milan Skriniar nuk do të largohet nga Interi këtë verë, sipas shefit ekzekutiv të klubit, Giuseppe Marotta.

65-vjeçari ka thënë për DAZN se: “Interi i ka refuzuar ofertat e PSG-së”.

“Prandaj mund të konfirmoj se Skriniar është një element shumë i rëndësishëm i ekipit tonë dhe si i tillë sigurisht që do të mbetet me ne”.

Milan Skriniar 2  1

26/08/2022 19:28-Zyrtare: Keita Balde nënshkruan me Spartakun

26/08/2022 18:34-Harry Winks drejt Sampdorias

Harry Winks ka pranuar të luajë për Sampdorian.  Tottenham është pajtuar ta lirojë si huazim dhe transferimi do të kompletohet në ditët në vijim.

Lojtari do të udhëtojë në Itali pasi të mbyllen edhe disa detaje të fundit.

26/08/2022 18:31-Marrëveshja për Antonyn ka ngecur faji i Ziyech

Ajax po ngec në shitjen e Antony te Manchester United pasi ata duan ta kthejnë në skuadër Hakim Ziyech.

Megjithatë, ata kanë alternativa tjera, duke përfshirë edhe Justin Kluivertin.

Ziyech 1

26/08/2022 18:30-Chelsea pas Arsen Zakharyan, por ka një kusht 

Chelsea dëshiron të nënshkruajë mesfushorin e Dynamo Moskës, Arsen Zakharyan, megjithatë do ta bëjë këtë vetëm nëse ai ndryshon kombësinë nga rus në armen.

FbDWfo4WYAAQxpR

26/08/2022 18:28-Lodi lejohet të largohet nga Atletico

Renan Lodi do të lejohet të largohet nga skuadra spanjolle Atletico në mënyrë që luajë më shumë përpara Kupës së Botës.

Nottingham Forest dhe Nice thuhet se janë të interesuar për mbrojtësin e krahut.

Renan Lodi

26/08/2022 18:27-Burnley nënshkruan me portierin italian nga PSG

Burnley ka konfirmuar nënshkrimin me Denis Franchi nga PSG.

Fabrizio Romano ka raportuar se kontrata e portierëve është e vlefshme për tre vjet.

26/08/2022 18:25-Nottingham Forest nënshkruan me Hwang Ui-jo nga Bordeaux

Nottingham Forest ka konfirmuar nënshkrimin me Hwang Ui-jo nga skuadra e Ligue 1, Bordeaux.

Reprezentuesi koreano-jugor do të shkojë në formë huazimi te Olympiacos për pjesën e mbetur të sezonit 2022/23.

26/08/2022 17:50-Zyrtare: Sidrit Guri kalon te Istanbulspor

Istanbulspor ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit shkodran Sindrit Guri.

28-vjeçari ka zgjedhur Turqinë si aventurën e tij të radhës në karrierë.

26/08/2022 16:06-Zyrtare: Alexander Isak transferohet te Newcastle, bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori të klubit

Alexander Isak është larguar nga Real Sociedad pas tri viteve qëndrim në Spanjë.

Sulmuesi i talentuar suedez është transferuar në Angli, ku ka veshur fanellën e skuadrës angleze Newcastle United.

22-vjeçari ka nënshkruar një kontratë afatgjate, por që kohëzgjatja e saj nuk është bërë e ditur.

Lajmi i plotë

26/08/2022 15:50-Depay mund të rikthehet në Angli, Newcastle gati t'ia plotësojë kërkesat financiare

2022/08/GetPaidStock.com-63073557372d8.jpg497:"24.08.2022, xslx, Fussball Fussball Testspiel, FC Barcelona, Barca - Manchester City emspor, v.l. Memphis Depay FC Barcelona Jubelt nach den Tor zum 3-2 DFL/DFB REGULATIONS PROHIBIT ANY USE OF PHOTOGRAPHS as IMAGE SEQUENCES and/or QUASI-VIDEO Barcelona *** 24 08 2022, xslx, football soccer test match, FC Barcelona Manchester City emspor, v l Memphis Depay FC Barcelona cheers after scoring the 3 2 DFL DFB REGULATES PROHIBIT ANY USE OF PHOTOGRAPHS as IMAGE SEQUENCES and or QUASI VIDEO Barcelona17:"IMAGO/Jan Huebner

Memphis Depay vazhdon ta ketë të paqartë të ardhmen e tij, nëse do të mbetet te Barcelona apo do të largohet.

Sulmuesi holandez prej disa javësh ishte në bisedime me Juventusin, por kërkesat e larta financiare bën që Zonja e Vjetër të heq dorë nga ai.

Barcelona po kërkon një skuadër që dëshiron ta transferojë holandezin dhe së fundmi në garë është futur Newcastle United.

Lajmi i plotë

26/08/2022 15:43-Liverpooli ia ofron PSG-së Firminon, kërkon ta shkëmbej me Paredes

2022/07/Firmino.jpg

Liverpooli është duke kërkuar transferimin e një mesfushori gjatë afatit kalimtar veror.

Gjiganti anglez ka kthyer sytë nga Franca dhe po mendon të marrë mesfushorin argjentinas Leandro Paredes.

Calciomercato ka raportuar se The Reds së fundmi janë futur në garë për Paredes duke i ofruar PSG-së një shkëmbim.

Lajmi i plotë

26/08/2022 10:59

Abdou Diallo ka refuzuar transferimin te kampioni i Italisë, Milani.

Sipas asaj që ka raportuar L'Equipe, mbrojtësit francez nuk i ka pëlqyer projekti sportiv i gjigantit italian.

26/08/2022 10:26-Zyrtare: Aradiusz Milik është lojtari i ri i Juventusit

2022/08/Screenshot_1-86.jpg

Juventusi ka gjetur sulmuesin e shumëkërkuar dhe e ka zyrtarizuar tanimë atë.

Sulmuesi polak, Arkadiusz Milik është rikthyer në Serie A pas një viti e gjysmë të kaluar te Marseille dhe është prezantuar si lojtar i ri i Juventusit.

28-vjeçari i bashkohet Zonjës së Vjetër si huazim nga Marseille për shumën e një milionë eurove, me torinezët që kanë të drejtën e blerjes së kartonit të tij për shtatë milionë euro të tjera.

Lajmi i plotë

26/08/2022 10:09-Manchester United synon shkëmbimin e bujshëm me gjigantin italian, ia ofron Ronaldon dhe 100 milionë euro për yllin e skuadrës

2022/08/099e200443.jpg

E ardhmja e Cristiano Ronaldos vazhdon të jetë e paqartë nëse do të qëndrojë apo do të largohet nga Manchester United.

Dëshira e portugezit është për tu larguar nga Old Traford, por as drejtuesit e United nuk e kanë ndërmend ta pengojnë atë.

Megjithatë Ronaldo deri më tani nuk ka mundur të gjej një klub të përshtatshëm për ta vazhduar karrierën me shumë skuadra që kanë refuzuar transferimin e tij.

E përditshmja italiane Tutto Sport ka raportuar se tani United ka dal me një ofertë në drejtim të Napolit.

Lajmi i plotë

26/08/2022 09:26-E kryer, Juve dhe PSG arrijnë marrëveshjen përfundimtare për Paredes

2022/08/Paredes-2.jpg

Pasi kanë siguruar shërbimet e Arkadiusz Milik, Juventusi po përforcohet me një tjetër futbollist nga Ligue 1.

Gjiganti italian ka gjetur pas shumë negociatash marrëveshjen përfundimtare me Paris Saint Germain për mesfushorin francez Leandro Paredes.

Argjentinasi do të rikthehet në Itali pas disa vitesh, ku kishte veshur fanellat e Chievos, Empolit dhe Romës para se të largohej në drejtim të Zenitit.

Lajmi i plotë

26/08/2022 09:07-Man City refuzon një ofertë të majme nga PSG për Bernardo Silvan

2022/08/Bernardo-Silva-5.jpg

Bernardo Silva vazhdon të ketë të paqartë të ardhmen e tij, nëse do të qëndrojë te Manchester City apo do të largohet.

Ylli portugez është duke u kërkuar me ngulm nga Barcelona, por edhe nga kampioni në fuqi i Francës, Paris Saint Germain.

Mediumi anglez The Times ka raportuar se kampionët e Ligës Premier, Manchester City kanë refuzuar një ofertë tunduese për mesfushorin portugez.

Lajmi i plotë

26/08/2022 09:05

Mady Camara pritet të jetë përforcimi i ri i Romës për repartin e mesfushës.

Mesfushori defensivë aktivizohet me Olympiacos në katër vitet e fundit, derisa do të jetë zëvendësues i Georginio Wijnaldum pas lëndimit të holandezit.

Roma dhe Olympiacos kanë arritur marrëveshje për huazimin e futbollistit 25-vjeçar me të drejtë blerje në fund të sezonit.

25/08/2022 23:59-Andre Almeida nënshkruan për Valencian

Valencia e ka transferuar Andre Almeidan nga Vitoria për 7.5 milionë euro.

Ai ka nënshkruar kontratë gjashtëvjeçare.

25/08/2022 23:58-Nënshkrimi i Paquetas me West Hamin, çështje kohe

Lucas Paqueta tashmë pritet të nënshkruajë për West Ham United - njofton L'Equipe.

Klubi anglez i ka bërë ofertë Lyonit në vlerë prej 60 milionë euro dhe marrëveshja është shumë pranë.

25/08/2022 23:55-Chelsea dhe Barca vazhdojnë bisedimet për Aubameyang

Chelsea dhe Barcelona vazhdojnë të jenë në kontakt për Pierre-Emerick Aubameyang, mirëpo ende nuk ka marrëveshje mes klubeve.

Blutë insistojnë ta përfshijë edhe Marcos Alonsos në të njëjtën marrëveshje, derisa Blaugranët duan marrëveshje të ndara.

25/08/2022 19:51-Bologna favorit për Joshua Zirkzee

Bologna udhëheq garën për nënshkrimin e Joshua Zirkzee nga Bayern Munichu.

Bisedimet po përparojnë për arritjen e një marrëveshje të përhershme.

25/08/2022 19:49-Unitedi ia ofron 10 milionë euro Barcës për Depay

Derisa po flitet për dështimin e marrëveshjes ndërmjet Memphis Depay dhe Juventusit, Manchester Unitedi është i gatshëm t’i paguajë 10 milionë euro Barcelonës për shërbimet e holandezit.

25/08/2022 18:33-Ronaldo drejt Sporting Lisbona

Cristiano Ronaldo është rrugës për në Sporting Lisbon, me marrëveshjen që është mbyllur me 99 për qind .

25/08/2022 18:31-Zyrtare: Dele Alli lojtar i Besiktas

Dele Alli është bashkuar me Besiktasin si huazim nga Evertoni.

FbBP9hRWIAAp0PL

25/08/2022 17:41-Sead Haksabanovic kalon te Celtic

Celtic ka lidhur marrëveshje me 23-vjeçar Sead Haksabanovic nga Rubin Kazan për një marrëveshje pesëvjeçare, konfirmoi klubi të enjten.

25/08/2022 17:38-Juventus – Depay, ka dështuar plotësisht

Marrëveshja mes Memphis Depay dhe Juventusit ka dështuar 100 për qind. Kishte pothuajse marrëveshje të mbyllur të martën, me Depay që asnjëherë nuk i ndryshuar kërkesat.

Dështimi i kalimit të Rabiot te Man Utd, ka ndryshuar planet e Juventusit që vendosën që buxhetin e tyre ta drejtojnë te dyshja Milik dhe Paredes.

25/08/2022 17:35-Valencia siguron Almeidan, i radhës është Bryan Gil

Valencia ka marrëveshje me Vitoria Setubal për Andre Almeida për 7.5 milionë euro. Lojtari do të nënshkruajë për 5 vite.

Bryan Gil pritet po ashtu të kalojë në huazim te Valencia nga Tottenham.

25/08/2022 17:31-Milik ka zbarkuar në Torino

Arkadiusz Milik ka arritur në Torino për të mbyllur transferimin te Juventusi. Marrëveshje në formë të huazimit (1 milion euro, 1 milion bunuse) dhe 8 milionë euro për blerjen definitive.

Juventusi ka postuar video të lojtarit duke arritur në aeroportin e Torinos.

25/08/2022 17:28-Braithwaite kërkon 5 milionë euro nga Barcelona për të shkëputur kontratën

Braithwaite 1 scaled

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, këtë sezon nuk llogarit në sulmuesin danez Martin Braithwaite dhe dëshiron ta heqë qafe, por ai kërkon 5 milionë euro për të shkëputur kontratën.

Braithwaite nuk udhëtoi me Barcelonën në turneun amerikan parasezonal dhe as nuk ishte në listën e lojtarëve të ftuar për dy ndeshjet e para të La Ligas. Mallorca është në bisedime me klubin katalanas dhe është e interesuar për shërbimet e tij.

Megjithatë, ende nuk ka marrëveshje, pasi futbollisti danez kërkon 5 milionë euro dëmshpërblim për të pranuar të heqë dorë nga dy vitet e mbetura të kontratës.

Lajmi i plotë...

25/08/2022 16:08

2022/06/GetPaidStock.com-62b7998bb781e.jpg316:"Bologna FC v Empoli FC - Serie A Nedim Bajrami empoli Fc portrait during the italian soccer Serie A match Bologna FC vs Empoli FC on February 06, 2022 at the Renato Dall Ara stadium in Bologna, Italy Bologna Italy PUBLICATIONxNOTxINxFRA Copyright: xGianlucaxRiccix originalFilename:livemedia-bolognaf220206_npJkW.jpg21:"imago images/NurPhoto

Nedim Bajrami do të largohet nga Empoli pas një super sezoni që pati vitin e kaluar.

Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë ka qenë në negociata me Fiorentinën për një kohë të gjatë, por dy klubet nuk kanë arritur marrëveshje për çmimin e lojtarit.

Kësisoj klubi vjollcë ka ndërruar objektivin dhe tanimë ka nënshkruar me Antonio Barak të Veronës duke përforcuar repartin e mesfushës.

Por ylli shqiptar vazhdon të mendojë për largimin nga Empoli dhe së fundmi në garë për të është futur Sassuolo.

Lajmi i plotë

25/08/2022 15:34

Dele Alli ka arritur në Turqi  për të kompletuar transferimin te Besiktas.

Mesfushori anglez do t'i kryej testet mjekësore para se të kompletoj transferimin te gjiganti belg.

Për ish-anëtarin e Tottenham Hotspur dhe Everton, ka pasur një pritje shumë të ngrohtë nga tifozët e klubit nga Stambolli.

0 GettyImages 1242698912

25/08/2022 15:30

Manchester United po përgatitë ofertë për Marco Asension.

Sulmuesi spanjoll nuk është në planet e Real Madridit dhe është në pritje për tu larguar nga Santiago Bernabeu.

Mediat e ndryshme angleze kanë raportuar se United po përgatitë ofertë prej 30 milionë eurove për sulmuesin spanjoll.

4a1c2f4dcf2bf76b6b278ae40875d536 1637510695

25/08/2022 15:28

Serge Aurier po rikthehet në Ligën Premier, ku është bashkuar me Nottingham Forest.

25/08/2022 14:43-LA Galay zyrtarizon ardhjen e Cacares

Ish-mbrojtësi i Juventusit, Lazios, Fiorentinës dhe Cagliarit, Martin Caceres, është një lojtar i ri i Los Angeles Galaxy. Mbrojtësi uruguaian ka nënshkruar kontratë deri në fund të vitit 2022 me opsion për një sezon tjetër.

25/08/2022 12:02-Milik në Torino sot për testet mjekësore

Arkadiusz Milik te Juventusi, e kryer. Marrëveshje e plotë në formë të huazimit (1 milion euro, 1 milion bunuse) dhe 8 milionë euro për blerjen definitive. Marseille tashmë e ka pranuar ofertën. Milik do të mbërrijë në Torino sot (e enjte) gjatë ditës.

Transferimi i radhës: Leandro Paredes.

25/08/2022 11:56-Winks i Tottenhamit një nga idetë e Sampdorias

Sipas SkySport.it, Sampdoria po shikon nga Anglia për ta forcuar mesfushën dhe fokusi kryesor është te Harry Winks. Lojtari ka kërkuar disa ditë kohë për të reflektuar dhe vlerësuar mundësitë e tjera nga Liga Premier.

25/08/2022 11:53-Zyrtare: Umtiti kalon te Lecce

Lecce ka njoftuar se ka transferuar mbrojtësin e Barcelonës, Samuele Umtiti, nga Barcelona në formë të huazimit.

Klubi italian Serie A do të paguajë një pjesë të vogël të rrogës së francezit, ndërsa në anën tjetër klubi spanjoll do të përfitojë një bonus për çdo lojë të luajtur.

Fa uvD5WQAAC0Cx

25/08/2022 11:04-Shumë emra në listë, por Zakaria është objektivi kryesor për ta zëvendësuar Wijnaldumin te Roma

2022/08/GetPaidStock.com-63073abb1737e.jpg289:"DALLAS, TX - JULY 26: Juventus midfielder Denis Zakaria 28 looks for an opening during the game against Barcelona on July 26th, 2022 at Cotton Bowl Stadium in Dallas, Texas. Photo by William Purnell/Icon Sportswire SOCCER: JUL 26 Soccer Champions Tour - Barcelona v Juventus Icon220726098821:"IMAGO/Icon Sportswire

Roma pësoi një goditje të rëndë ditë më parëkur iu lëndua mesfushori Georginio Wijndum.

Holandezi iu bashkua Romës me shumë bujë nga Paris Saint Germain, por lëndimi i pësuar do ta mbajë jashtë fushave deri në janar.

Kësisoj Giallorosët janë rikthyer në tregun e transferimeve dhe duan transferimin e një tjetër mesfushori.

Ylli zviceran i Juventusit, Denis Zakaria është në krye të dëshirave të Jose Mourinhos.

Lajmi i plotë

25/08/2022 10:49-Liverpooli futet fuqishëm në garë për De Jong, bën ofertën e parë në drejtim të Barcelonës

2022/08/GetPaidStock.com-630734e2a52f1.jpg357:"FC Barcelona, Barca v Manchester City - Friendly Match Frenkie de Jong central midfield of Barcelona and Netherlands gestures during the friendly match between FC Barcelona and Manchester City at Camp Nou on August 24, 2022 in Barcelona, Spain. Barcelona Spain PUBLICATIONxNOTxINxFRA Copyright: xJosexBretonx originalFilename:breton-fcbarcel220824_npvqT.jpg14:"IMAGO/NurPhoto

Frenkie de Jong pritet të jetë ylli i radhës që do të largohet nga Barcelona gjatë afatit kalimtar veror.

Mesfushori holandez është mirë në Camp Nou dhe nuk dëshiron largimin, por Barcelona po mendon shitjen e tij shkaku i krizës financiare.

Largimi i De Jong do të lironte shumë listën e pagave te Barcelona dhe ekipet si Chelsea, Manchester United e Bayern Munich kanë tentuar transferimin e holandezit.

Së fundmi në garë fuqishëm është futur edhe Liverpooli që po tenton transferimin e De Jong në 'Anfield'.

Lajmi i plotë

25/08/2022 10:10-Fillimisht e quan klubi më i mirë në botë dhe pastaj e refuzon, Trapp i kthen përgjigje Manchester Unitedit

2022/08/large-16-9.jpg

Manchester United ka qenë i interesuar për të nënshkruar me portierin gjerman Kevin Trapp.

Portieri gjerman është rikthyer në Frankfurt në vitin 2018 dhe që nga ajo kohë ka pasur paraqitje fantastike.

32-vjeçari ishte ndër lojtarët kryesorë që bëri Frankfurtin ta fitoj trofeun evropian Ligën e Evropës.

Megjithatë Trapp ka pasur mundësinë të largohet këtë verë nga klubi gjerman, pasi Manchester United bëri ofertë zyrtare për të, por që kjo ofertë është refuzuar.

Lajmi i plotë

25/08/2022 09:54

Olympique Marseille nuk është i interesuar të nënshkruajë me Cristiano Ronaldon.

Klubi më i madh francez ka plane të tjera dhe një projekt krejtësisht tjetër.

25/08/2022 09:04-Ziyech preferon Tottenhamin para Milanit

2022/08/Ziyech-1.jpg235:"Jul 16, 2022; Las Vegas, Nevada, USA; Chelsea FC midfielder Hakim Ziyech (22) carries the ball for a corner kick against Club America during the first half at Allegiant Stadium. Mandatory Credit: Lucas Peltier-USA TODAY Sports/Sipa USA32:"Lucas Peltier-USA TODAY Sports/S

Hakim Ziyech është futbollisti i radhës që do të largohet nga Chelsea gjatë afatit kalimtar veror.

Mesfushori ofensivë nuk është në planet e trajnerit gjerman Thomas Tuchel i cili i ka bërë me dije të gjej një skuadër tjetër pasi nuk llogarit në të në sezonin e ri.

29-vjeçari ka luajtur vetëm 26 minuta këtë edicion, teksa është duke pritur për ofertën e duhur.

Sipas asaj që ka lajmëruar Daily Mail, Ziyech nuk po mendon transferimin te gjiganti italian Milan, pasi dëshira e tij është të mbetet në Ligën Premier.

Lajmi i plotë 

25/08/2022 08:43-Juan Mata drejt rikthimit në La Liga

Juan Mata vazhdon të mbetet një futbollist i lirë pas largimit nga Manchester United.

34-vjeçari është afër rikthimit në La Liga, ku Real Betis kanë shprehur interesim dhe janë në negociata për ta transferuar në Andaluzi mesfushorin veteran.

Sipas mediave spanjolle, zyrtarizimi i Matas te Real Betis pritet të ndodhë brenda kësaj jave.

mata juan 1

25/08/2022 08:41-Dita vendimtare për Belottin, sulmuesi italian pritet të zyrtarizohet nga Roma

2022/08/Andrea-Belotti.jpg187:"TURIN, ITALY - May 07, 2022: Andrea Belotti of Torino FC reacts during the Serie A football match between Torino FC and SSC Napoli. (Photo by Nicolò Campo/Sipa USA) - Photo by Icon sport17:"SUSA / Icon Sport

Andrea Belotti mund të quhet një futbollist i ri i Romës, edhe pse për zyrtarizimin duhet pritur edhe disa orë.

Sulmuesi italian prej disa javësh kishte marrëveshje me Giallorosët, por fillimisht kryeqytetasit duhet të shisnin një sulmues.

Ka qenë sulmuesi i talentuar Felix Afena-Gyan qëka zhbllokuar gjithçka, pasi ka pranuar transferimin te Cremonese për shumën e shtatë milionë eurove.

Lajmi i plotë

25/08/2022 08:40-Dortmundi ul pretendimet për Akanjin, Interi gati për ta transferuar zviceranin

2022/06/imago1012264306h-scaled-e1654527088290.jpg447:"Manuel Akanji Borussia Dortmund 14.05.2022, Fussball GER, Saison 2021 2022, 1. Bundesliga, 34. Spieltag, Borussia Dortmund - Hertha BSC Berlin 2:1 Foto: Maik Hölter/TEAM2sportphoto Dortmund Nordrhein Westfalen Deutschland *** Manuel Akanji Borussia Dortmund 14 05 2022, football GER, season 2021 2022, 1 Bundesliga, 34 matchday, Borussia Dortmund Hertha BSC Berlin 2 1 photo Maik Hölter TEAM2sportphoto Dortmund Nordrhein Westfalen Germany Team212:"IMAGO/Team 2

Borussia Dortmund është gati ta lejoj largimin e mbrojtësit Manuel Akanji.

Reprezentuesi zviceran është futur në vitin e fundit të kontratës dhe Dortmund nuk dëshiron që ai në verën e vitit të ardhshëm të largohet falas.

Verdhezinjtë kërkonin 20 milionë euro për mbrojtësin, por kjo shumë nuk është ofruar nga klubet e interesuara.

Lajmi i plotë

24/08/2022 22:04-Zyrtare: Marseille nënshkruan me Eric Bailly

Marseille ka nënshkruar me mbrojtësin Eric Bailly nga Manchester United.

Klubi francez e ka siguruar për një vit futbollistin.

24/08/2022 21:55-Zyrtare: Ardian Cuculi kalon te Shkëndija

Ardian Cuculi është kthyer pas katër vjetësh te Shkëndija, ku është prezantuar të mërkurën dhe ka firmosur kontratë njëvjeçare.

Cuculi në tri sezonet e fundit, ishte pjesë e Dritës së Gjilanit, ekip me të cilin e ka fituar një titull të kampionit.

Screenshot 9 21

24/08/2022 20:50-Lyoni refuzon ofertën e West Hamit për Paqueta

West Ham United ka bërë ofertë në vlerë prej afro 50 milionë euro për Lucas Paqueta, por Lyoni e ka refuzuar.

Sipas L’Equipe, klubi francez kërkon 10 milionë euro më shumë.

24/08/2022 20:48-Fredrik Aursnes i bashkohet Benficas

Fredrik Aursnes i është bashkuar Benficas nga Feyenoordi në kontratë afatgjate deri në vitin 2027.

Marrëveshja ishte arritur muajin e kaluar, por është finalizuar tash.

24/08/2022 20:46-Pepe zvogëlon pagën për të luajtur ne Nice

Nicolas Pepe e ka zvogëluar pagën e tij, në mënyrë që ta bëjë të mundur transferimin te Nice.

Klubi francez do ta mbulojë pjesën më të madhe të rrogës, ndërsa dokumentacioni me Arsenalin tashmë është i gatshëm.

24/08/2022 20:03-Trabzonspori seriozisht i interesuar për Rafinhan

Trabzonspor ka shprehur interesim serioz për shërbimet e Rafinhas.

Ai është prioritet kryesor i klubit turk, por akoma nuk ka marrëveshje me Paris Saint-Germainin, porse lojtari me siguri do të largohet nga kryeqyteti francez.

24/08/2022 19:55-Umtiti drejt Lecces

Lecce ka vendosur ta transferojë Samuel Umtitin nga Barcelona – njofton Mundo Deportivo.

24/08/2022 19:54-Arrihet marrëveshja për huazimin e Pepe te Nice

Është arritur marrëveshja për huazimin e Nicolas Pepe te OGC Nice për një sezon – njofton L’Equipe.

Klubi francez nuk do ta ketë opsionin e blerjes së futbollistit të Arsenalit.

24/08/2022 19:51-Newcastle e do edhe Conor Gallagherin

Newcastle Unitedi është duke u përpjekur ta huazojë Conor Gallagherin nga Chelsea për një sezon.

24/08/2022 19:49-Unitedi ftoh interesimin për Moratan dhe Trappin

Manchester Unitedi e ka tërhequr interesimin për Alvaro Moratan, pasi Atletico Madridi kërkoi 35 milionë euro për sulmuesin.

Po ashtu, Djajtë e Kuq nuk janë më të interesuar për Kevin Trappin, pasi Eintracht Frankfurti kërkoi 25 milionë euro për portierin.

24/08/2022 19:45-Strootman huazohet te Genoa

Genoa e ka transferuar Kevin Strootmanin nga Marseille, në formë huazimi njëvjeçar me opsion blerjeje.

24/08/2022 19:43-Icardi i interesuar për të luajtur te Galatasaray

Pas lajmit se Galatasaray është në bisedime me Paris Saint-Germainin për transferimin e Mauro Icardit, bëhet e ditur se lojtari ka shprehur interesim për të kaluar te gjiganti turk.

mauroi (Foto: Instagram/mauroicardi)

24/08/2022 19:40-Dele Alli pritet ta finalizojë kalimin te Besiktasi

Dele Alli do të udhëtojë drejt Stambollit për ta finalizuar marrëveshjen me Besiktasin.

Në javën e kaluar është konfirmuar arritja e marrëveshjes për huazim te klubi turk, ku është përfshirë edhe opsioni i blerjes, porse akoma nuk është caktuar çmimi nga Evertoni.

Nëse gjithçka shkon sipas planit, Alli do t’i kryejë ekzaminimet mjekësore brenda 24 orëve.

24/08/2022 18:01-Unitedi do t’i ofrojë 94 milionë euro për Antony

Antony është i vendosur të kalojë te Manchester Unitedi dhe pret arritjen e marrëveshjes për çmimin me Ajaxin.

Përfaqësuesit e tij planifikojnë të qëndrojnë në Londër deri në ditën e fundit të afatit kalimtar, në mënyrë që ta kompletojnë marrëveshjen.

Në ndërkohë Sky Sports njofton se Djajtë e Kuq do ta rritin ofertën në 94 milionë euro, ku do të përfshihen edhe shtesat.

24/08/2022 17:21-Unitedi i gatshëm të ndërhyrë për ta marrë Depayn

Manchester Unitedi mund ta rikthejë Memphis Depayn para mbylljes së afatit kalimtar veror – njofton Marca.

Barcelona dëshiron të gjejë klub, në mënyrë që t’ia ndërpresë kontratën holandezit, por futbollisti akoma nuk ka arritur marrëveshje me Juventusin.

Djajtë e Kuq janë të gatshëm t’i ofrojnë 10 milionë euro në sezon në mënyrë që ta transferojnë.

depay 2 1 e1661354463910 (Foto: Instagram/memphisdepay)

24/08/2022 17:13-Ziyech pret shitjen e Antony te Unitedi që të kthehet te Ajaxi

Ajaxi dhe Chelsea kanë caktuar një raund të ri bisedimesh në lidhje me transferimin e Hakim Ziyech.

Ish-lojtari i klubit nga Amsterdami konsiderohet prioritet për t’u rikthyer në Holandë – porse pritet shitja e Antony te Manchester Unitedi.

24/08/2022 17:10-Oferta e West Hamit për Paqueta

West Ham United ka bërë ofertë në vlerë prej 40 milionë euro për mesfushorin e Lyonit, Lucas Paqueta.

Përfaqësuesit e lojtarit ndodhet në Londër që ta përmbyllin marrëveshjen me klubin nga Liga Premier.

24/08/2022 17:05-Evertoni dhe Southamptoni, opsione reale për James Garner

Edhe Evertoni edhe Southamptoni kanë shprehur interesim për James Garner.

Nuk ka ndonjë marrëveshje të arritur, por ai pritet të largohet nga Manchester Unitedi në ditët në vijim.

24/08/2022 17:03-Newcastle ka marrëveshje personale për Alexander Isak

Newcastle United ka arritur marrëveshje për kushtet personale të Alexander Isak dhe me agjentët e tij.

Janë duke u diskutuar detajet finale në lidhje me shtesat dhe pastaj do të kompletohet marrëveshja me Real Sociedad.

Flitet për një shumë rekorde të blerjes për klubin anglez dhe shumë rekorde të shitjes për klubin spanjoll.

24/08/2022 17:00-Kërkesa e Barcës e qartë për Aubameyang

Barcelona ka kërkuar nga Chelsea që të paguajë 25 milionë euro plus tre milionë në formë shtesash për Pierre-Emerick Aubameyang.

Sulmuesi nga Gaboni do të largohet sot (e mërkurë) nëse Blutë pranojnë të paguajnë.

24/08/2022 16:58-Unitedi serioz për Gakpo

Manchester Unitedi ka plane serioze për Cody Gakpo. Pritet që Djajtë e Kuq të bëjnë ofertë pas ndeshjes ndërmjet PSV Eindhoven dhe Rangers.

Tashmë është e qartë se lojtari është i interesuar të punojë nën urdhrat e Erik ten Hag – njofton De Telegraaf.

24/08/2022 15:20-Chelsea dhe Ajax vazhdojnë bisedimet për Ziyech

Chelsea dhe Ajaxi janë në bisedime për Hakim Ziyechin dhe një marrëveshje mund të arrihet gjatë kësaj jave.

Nëse Antony kalon te Manchester United, atëherë marokeni do ë rikthehet te skuadra ku edhe bëri emër para se të transferohej te Blutë.

24/08/2022 14:45-Detajet e kontratës së Belottit te Roma

Lojtari i lirë Andrea Belotti do të nënshkruajë për Romën me një kontratë 3-vjeçare, me vlerë 2.8 milionë euro në sezon plus bonuse, raporton La Stampa.

il capitano del torino andrea belotti ubg6zkb3xdq81pyzj6v24a44k

24/08/2022 14:44-Unitedi do ta rrisë ofertën për Antonyn

Manchester United i ka thënë Ajaxit se klubi është gati të rrisë ofertën e tyre për Antonyn.

Oferta duhet të jetë afër 100 milionë euro, duke përjashtuar bonuset për anësorin brazilian, raporton Sky Sports News.

antony 1

24/08/2022 14:43-Icardi dhe Draxler kanë kushte për t'u larguar nga PSG

Julian Draxler dhe Mauro Icardi do të pranojnë të largohen nga PSG vetëm me një kusht: Klubi t'u paguajë 100 për qind  të parave që u detyrohen nga pjesa tjetër e kontratave të tyre, raporton RMCsport.

Icardi 2

24/08/2022 14:41-Arsenali afër transferimit të Tielemans

Shpresat e Arsenalit për nënshkrimin e Youri Tielemans janë rritur pasi Leicester City do të ulë çmimin e tyre të kërkuar në 40 milionë euro për shkak të situatës së tij kontraktuale, raporton Sun Sport.

The Gunners pritet të reagojnë shpejtë dhe ta marrin lojtarin që ka kohë që është i dëshiruar nga Mikel Arteta.

tielemans

24/08/2022 14:36-Shitja më e madhe në histori të Socideadit: Isak për 70 milionë euro te Newcastle

Newcastle United është shumë afër që të transferojë Alexander Isak nga Real Sociedadi.

Sulmuesi suedez ka pranuar një ofertë të majme nga klubi anglez që është nën pronësi të familjes mbretërore nga Arabia Saudite.

Lajmi i plotë>>>

isak

24/08/2022 13:51-Andorra e Piques dëshiron talentin e Manchester United

Andorra, që është në pronësi të Gerard Pique, janë të interesuar për të nënshkruar me mesfushorin e Manchester United, Hannibal Mejbri, raporton L'Equipe.

Andorra, e cila u promovua në Segunda Division këtë vit, e dëshiron 19-vjeçarin në huazim këtë sezon me një opsion blerjeje prej 25 milionë euro.

mejbri

24/08/2022 11:58-Sërish shkëmbim mes Juventusit dhe Barcelonës – tani në fazën defanzive

Juventus dhe Barcelona kanë gati bashkëpunimin e radhës dhe mund të jetë një lëvizje që pak kush mund ta ketë pritur.

Zonja e Vjetër dhe Blaugranasit njihen për marrëdhëniet e tyre të mira, sidomos në shkëmbimin Arthur Melo-Miralem Pjanic.

Lajmi i plotë>>>

xavi 1

24/08/2022 11:57-Broja mund të luajë rol në transferimin e Gordon te Chelsea

Everton i ka kërkuar Chelseat që të përfshijë një marrëveshje huazimi për Conor Gallagher ose Armando Brojën si pjesë e ofertës së tyre për Anthony Gordon, sipas raportimeve.

Toffees refuzuan një ofertë prej 45 milionë euro për anësorin në fillim të këtij muaji, por janë të hapur për të arritur një marrëveshje në javët e mbylljes së afatit të transferimeve.

Lajmi i plotë>>>

broja 1 scaled

24/08/2022 11:07-Roma rivalizon Juventusin për Paredes

Juventusi është i interesuar të nënshkruajë me mesfushorin e Paris Saint-Germain, Leandro Paredes, sipas Gianluca Di Marzio.

Së bashku me bardhezinjtë, një tjetër gjigant i Serisë A, Roma, gjithashtu i ka sytë te argjentinasi pasi Mourinho kërkon një mesfushor në ekipin e tij pas lëndimin të Georginio Wijnaldum.

paredes 1

24/08/2022 09:55-Chelsea nuk ka bërë ofertë për Maguiren

Chelsea nuk është i interesuar për të marrë Harry Maguiren nga Manchester United.

Blutë janë në ndjekje të Wesley Fofanas, ndërsa Leicesteri ka refuzuar edhe ofertën e tretë prej 80 milionë euro.

24/08/2022 09:52-Hudson-Odoi i Chelseat është afër t'i bashkohet Leverkusenit në formë huazimi

Bayer Leverkusen është gati të nënshkruajë me Callum Hudson-Odoin si huazim nga Chelsea në afatin kalimtar të transferimeve, sipas Daily Mail.

Dy klubet janë në bisedime të avancuara për një marrëveshje të mundshme huazimi për 21-vjeçarin dhe gjithashtu do të ndajnë pagën e lojtarit anglez, i cili aktualisht fiton 120,000 euro në javë.

Hudson Odoi

23/08/2022 23:46-Zyrtare: Emerson kalon te West Ham

Emerson Palmieri është afrimi i shtatë i West Ham në këtë afat kalimtar.

“Hammers” kanë zyrtarizuar mbrëmjen e sotme mbrojtësin italo-brazilian.

23/08/2022 23:30-Bayern Munich interesohet për Frenkie de Jong, dëshiron ta marr nga Barcelona si huazim

1242015953.5

De Jong po u reziston përpjekjeve të Manchester United për ta transferuar atë në Angli, por Bayern Munich ka dalë në skenë duke i ofruar atij një largim alternativ.

Mediat spanjolle shkruajnë se Bayern Munich dëshiron ta marr si huazimi gjatë sezonit me opsion të blerje - ngjashëm me marrëveshjen e arritur për Philippe Coutinhon, dy sezone më parë.

Lexo...

23/08/2022 22:22-Cavani është afër marrëveshjes me Valencia

Edinson Cavani është në prag të një transferimi te Valencia si lojtar i lirë.

GOAL kupton se uruguaiani do të nënshkruajë një kontratë dyvjeçare me klubin spanjoll me rreth 2 milionë euro pagë në sezon.

Cavani

23/08/2022 22:21-Belotti është afër transferimit te Roma

Andrea Belotti është afër kalimit te Roma, shkruan Calciomercato.

Skuadra e Serisë A do të dërgojë Felix Afena-Gyan në Cremonese, duke i lënë hapësirë ​​ish-yllit të Torinos t'i bashkohet klubit kryeqytetas.

il capitano del torino andrea belotti ubg6zkb3xdq81pyzj6v24a44k

23/08/2022 22:19-Zyrtare: Besar Halimi kalon te Apollon Smyrnis në Qipro

besar halimi 230822

Mesfushori kosovar, Besar Halimi është bërë me skuadër të re, duke nënshkruar me klubin nga kategoria e dytë greke, Apollon Smyrnis.

Ka qenë klubi grek që ka zyrtarizuar afrimin e ish-reprezentuesit të Kosovës, por që nuk ka dhënë detaje për kohëzgjatjen e kontratës.

Lexo lajmin e plotë...

23/08/2022 19:57-Cavani më afër Valencias

Edinson Cavani është shumë pranë që t’i bashkohet Valencias si lojtar i lirë.

Goal mëson se uruguaiani do të nënshkruajë kontratë dyvjeçare me klubin spanjoll, nga e cila do të përfitojë rreth dy milionë euro në sezon.

cavani (Foto: Instagram/cavaniofficial21)

23/08/2022 19:52-Januzaj nga opsionet për sulmin e Barcës

Barcelona po punon për të larguar Pierre Aubameyangun dhe Memphis Dapayn, por mund marr një lojtar me kosto zero për të kompletuar skuadrën.

Xavi tashmë ka lënë të kuptohet se ata do të vlerësojnë përbërjen e skuadrës pasi të përfundojnë largimet dhe më pas do të marrin vendime.

Për momentin, klubi po mbledh oferta, disa interesante e të tjera më të çuditshme.

Emrat e Andrea Belottit, Edinson Cavanit apo edhe ai i Adnan Januzajt kanë qenë në tavolinë si mundësi për sulmin në ditët e fundit.

23/08/2022 19:08-Javi Galan alternativë e Alonsos për Barcën

Barcelona është në bisedime për transferimin e Javi Galan nga Celta Vigo – njofton AS.

Qendërmbrojtësi konsiderohet si alternativë për Marcos Alonson, në rast se nuk arrin ta transferojë nga Chelsea.

23/08/2022 19:06-Juve duhet të zgjedhë ndërmjet Milik dhe Depay

Juventus duhet të zgjedhë njërin Memphis Depay apo Arkadiusz Milik për ta transferuar këtë verë.

Klubi italian e ka gati marrëveshjen për sulmuesin e Marseille, mirëpo më shumë e do sulmuesin e Barcelonës.

Në ndërkohë, Tuttosport njofton se Zonja e Vjetër nuk mund t’i transferojë të dy këtë verë dhe duhet ta zgjedhë njërin.

23/08/2022 18:13-Morata kthehet në radarin e Chelseat

Alvaro Morata mund të ketë pasur vështirësi gjatë një periudhe të mëparshme në Chelsea, por Sport pretendon se ai është kthyer në radarin e Bluve.

Marrëveshja për sulmuesin e Barcelonës, Pierre-Emerick Aubameyang, rezulton e vështirë për t'u arritur dhe në “Stamford Bridge” kanë filluar të eksplorojnë opsionet alternative të sulmit.

morata 2

23/08/2022 18:12-Real Madrid refuzoi një ofertë prej 90 milionë eurosh për Valverde

Real Madrid ka refuzuar një ofertë të madhe për Federico Valverde, sipas Mundo Deportivo.

Uruguaiani kërkohet nga disa klube, duke përfshirë edhe nga ato prej Ligës Premier, por edhe një ofertë prej 90 milionë eurosh nuk mundi ta bindte klubin spanjoll që ta linte të largohej këtë vit. Klubi që i ka ofruar paratë nuk është bërë i ditur.

Valverde 1

23/08/2022 17:40-Chelsea përgatit ofertë për Leao

Chelsea është duke u përgatitur të bëjë ofertë për sulmuesin e Milanit, Rafael Leao, para përfundimit të afatit kalimtar veror – njoftojnë mediat angleze.

leao 1 (Foto: Instagram/iamrafaeleao93)

23/08/2022 17:18-Juve po heq dorë nga Depay

Juventusi ka vendosur të mos e transferojë Memphis Depayn për shkak të kërkesave të larta për rrogë.

Bianconerët e kanë kthyer tash fokusin kah Arkadiusz Milik i Marseille.

23/08/2022 17:16-Watfordi e shet Kamaran te Udine, por e mban të huazuar deri në fund të sezonit

Watfordi e ka shitur Hassane Kamaran te Udinese për afro 16 milionë funte (19 milionë euro), por ai do të qëndrojë te klubi anglez në formë huazimi deri në fund të sezonit 2022/2023.

23/08/2022 17:14-Sunderlandi në bisedime me PSG-në për Michut

Sunderlandi i ka nisur bisedimet me Paris Saint-Germainin për nënshkrimin me Edouard Michut.

Bisedimet po vazhdojnë, megjithëse ka shumë klube të interesuara për mesfushorin në këtë afat kalimtar.

23/08/2022 17:08-Oferta e West Hamit për Hans Vanaken

West Ham United ka bërë ofertë të re për Hans Vanaken në vlerë prej 11 milionë euro të garantuara plus shtesat, por kjo nuk mjafton për ta bindur Club Brugge.

23/08/2022 17:05-Leeds refuzon ofertat për Dan James

Leeds United do t’i refuzojë të gjitha interesimet për Dan James, bën të ditur Football Insider.

Anësori uellsian kërkohet nga Tottenham Hotspur, por ata në Elland Road nuk e kanë në plan ta shesin.

23/08/2022 17:01-Man Utd kërkon portier në Bundesliga

Dëshira e Manchester Unitedit për një lojtar që luan me top i ka cuar drejt Kevin Trapp e Yann Sommer – njofton The Independent.

Dy portierët luajnë në Bundesliga, te Eintracht Frankfurt dhe Borussia Monchengladbachu, respektivisht.

23/08/2022 16:59-Vetëm një ofertë ‘e çmendur’ do ta largonte Silvan nga City

CaughtOffside njofton se vetëm një ofertë “e çmendur” do ta bindë Manchester Cityn ta lejojë largimin e Bernardo Silvas.

Mesfushori portugez vazhdon të lidhet me Barcelonën, mirëpo po ashtu ka pasur bisedime edhe për kontratë të re në Etihad Stadium.

23/08/2022 15:26-Pepe do vazhdojë në Ligën Premier

Siç raportohet nga Times, Leicester City është duke synuar transferimin e Nicolas Pepes nga Arsenali, kalimi pritet të ndodhë në formë të huazimit me drejtë blerje për 18 milionë euro.

23/08/2022 14:45-Revolucion te Chelsea: Priten disa largime

Fabrizio Romano ka sugjeruar se mund të ketë disa ndryshime te Chelsea në ditët në vijim.

Wesley Fofana është nënshkrimi i tyre prioritar, ndërkohë që duket se Ethan Ampadu mund të largohet sërish si huazim. Trevor Chalobah kërkohet nga një mori klubesh në të gjithë Evropën, me Interin që e shtyn më së shumti tani.

tuchel 1

23/08/2022 14:44-Nice kërkon të ribashkojë Ramseyn dhe Kamaran

Nice po kërkon të testojë vendosmërinë e Rangers teksa përpiqen të sjellin mesfushorin finlandez Glen Kamara këtë verë.

Mesfushori do të ribashkohej me Aaron Ramseyn, i cili kaloi sezonin e kaluar në huazim te Rangers.

Glen Kamara

23/08/2022 14:43-United pajtohet me kushtet personale me Gakpo

Manchester United ka arritur marrëveshje për kushtet personale me Cody Gakpo përpara një lëvizjeje nga PSV, raporton CaughtOffside.

Anësori holandez që po vlerësohet lartë është një tjetër bashkëkombtar që Erik ten Hag po kërkon ta shtojë në radhët e tij në Old Trafford.

gakpo

23/08/2022 13:52-E ardhmja e Cavanit është Spanja

Ashtu siç raporton RMC Sport, Edinson Cavani është pajtuar që ti bashkohet Valencias në La Liga.

23/08/2022 13:36-Navas-Napoli, pothuajse e kryer

Sipas La Republicca, Napoli do të finalizojë shumë shpejt ardhjen e Keylor Navas nga PSG. 35-vjeçari do të bëhet portieri i parë i ekipit italian.

Fa1aEyuX0AE4B W

23/08/2022 13:33-Nuk dorëzohet Unitedi

Sipas Mundo Derportivo, Erik Ten Hag dhe Manchester Unitedi kanë vendosur të bëjnë edhe një ofertë vendimtare për Frenike de Jong të Barcelonës para se të mbyllet afati kalimtar i verës.

23/08/2022 13:31-Gordon dëshiron kalimin te Chelsea

Sipas The Athletic, Anthony Gordon ka informuar Evertonin dhe trajnerin Frank Lampard se dëshiron të kalojë te Chelsea. Klubi nga Londra është i gatshëm të paguajë rreth 40 milionë euro për lojtarin.

23/08/2022 13:07-Fulham vazhdon të mendojë për Kluivertin

Sipas SkySport.it, Roma dhe Fulham vazhdojnë negociatat për Justin Kluivert. Ende ka një boshllëk mes ofertës dhe kërkesës, por palët janë duke punuar. Agjenti i holandezit pritet të udhëtojë sot (e martë) në Angli për një marrëveshje përfundimtare për lojtarin e Romës.

23/08/2022 09:52-Presioni nga tifozët për mos-transferimin e Acerbit, Interi kthen sytë nga një tjetër shënjestër

Mos-aprovimi i tifozëve ka bërë që Interi të stopojë negociatat me Francesco Acerbin dhe të kthejë sytë nga Trevor Chalobah, mbrojtës 23-vjeçar në pronësi të Chelseat, i cili nuk po gjen hapësira në formacionin e Thomas Tuchel.

Anglezi mbështet fort nga Romelu Lukaku, i cili e ka pasur mik edhe te The Blues dhe ka vënë re nga afër rritjen e tij, teksa një arsye e fortë që Marotta e Ausilio kanë kthyer sytë nga Chalobah, është edhe mosha e tij.

GetPaidStock.com 62ff2786efd1e

23/08/2022 09:34-Tottenhami rivalizon Chelsean për Gordon

Tottenhami, sipas Football Insider, i është bashkuar rivalëve londinez Chelseat në garën për sulmuesin e Evertonit, Anthony Gordon.

Blutë u ishin të parët që e kërkonin transferimin e lojtarit që luan te Anglia U21, por Spurs tani po bëjnë një ofertë mbi 50 milionë euro.

gordon

23/08/2022 09:22-Juventus bie dakord me Milik

Juventus ka arritur një marrëveshje për të nënshkruar me Arkadiusz Milik nga Marseille, sipas Gianluca Di Marzio.

Marrëveshja do të bënte që Milik të bashkohej fillimisht në formë huazimi, me një opsion për ta bërë kalimin e përhershëm për tetë milionë euro.

Milik Marseilli

23/08/2022 09:21-Milani afër marrëveshjes me Tangangan

Milani është afër nënshkrimit të mbrojtësit të Tottenhamit, Japhet Tanganga në formë huazimi, pasi kuqezinjtë kërkojnë të forcojnë mbrojtjen e tyre.

Sipas Gianluca Di Marzio, përfaqësuesit e lojtarit po i shtyjnë Spurs të përfshijnë një opsion për të blerë në marrëveshje.

Japhet Tanganga 1  1

23/08/2022 09:20-Tonali, një objektiv i Arsenalit

Gjuetia e Arsenalit për një tjetër mesfushor vazhdon, me Daily Star që pretendon se asi i Milanit, Sandro Tonali është shfaqur si një objektiv për Topçinjtë.

Youri Tielemans i Leicester mbetet opsioni i favorizuar për Mikel Artetën, por një ofertë ndaj kampionëve të Serisë A mund të bëhet në këtë javë dhe belgut mund të jetë jashtë gare.

tonali

23/08/2022 09:16-Si mund të shpëtojë Barcelona nga Braithwaite

Barcelona mund, sipas Mundo Deportivo, të jetë në gjendje të gjejë një blerës për Martin Braithwaite.

Gjigantët katalanas janë të dëshpëruar që të heqin sulmuesin danez dhe të shpëtojë nga paga e tij, me Real Mallorca të përgatitur për ta marrë atë.

braithwaite

23/08/2022 09:14-Saint-Maximin është ende në radarin e Man United

Allan Saint-Maximin është duke u kërkuar që disa afate nga Manchester United dhe Media Foot pretendon se anësori i Newcastle është një lojtar që vazhdon t'u interesojë Djajve të Kuq.

Erik ten Hag po kërkon të sjellë më shumë cilësi sulmuese në Old Trafford, me mundësi që të bëhet një qasje e vonuar për francezin që luan në St James' Park.

1658310847 allan saint maximin

22/08/2022 23:58-Eric Bailly pritet të udhëtojë drejt Marseille

Olympique Marseille pritet të nënshkruajë me Eric Bailly!

Është pranë arritja e marrëveshjes për kushtet personale, pasi është arritur marrëveshja me Manchester Unitedin për huazim me obligim blerjeje në rast se klubi francez kualifikohet në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm.

Nëse zgjidhen detajet finale, Bailly të martën udhëton drejt Marseille.

22/08/2022 23:55-Juve arrin marrëveshje për Milik

Juventusi ka arritur marrëveshje me Marseille për huazimin e Arkadiusz Milik.

Zonja e Vjetër do të paguajë dy milionë euro për huazimin me opsion blerjeje për tetë milionë euro të tjera.

22/08/2022 23:53-Bayerni hyn në garë për De Jong

Bayern Munichu ka shprehur interesim për Frenkie de Jong.

Kampioni gjerman është duke e konsideruar huazimin me opsion blerjeje, njësoj sikurse në rastin e Coutinhos para tre vitesh.

22/08/2022 21:56-Chelsea dhe Aubameyang kanë marrëveshje, në ditët në vijim pritet finalizimi me Barcën

Chelsea dhe Pierre-Emerick Aubameyang kanë arritur marrëveshje bazë lidhur me kushtet personale të lojtarit.

Të gjitha palët janë të bindura se marrëveshja do të kompletohet në ditët në vijim.

22/08/2022 21:53-Nedved deklarohet për Depay

“Po, Memphis është njëri nga lojtarët që e kemi në listë – është normale të kesh shumë opsione”.

“Depay mund të luajë si qendërsulmues ose anësor, me siguri”, ka thënë zëvendëspresidenti i Juventusit, Pavel Nedved për DAZN.

22/08/2022 19:45-Cody Gakpo më afër Unitedit

Përpjekjet e Manchester Unitedit për transferimin e Cody Gakpo janë intensifikuar. Futbollisti dëshiron të kalojë në Old Trafford dhe Djajtë e Kuq duan ta transferojnë së bashku me Antony.

PSV Eindhoven kërkon ndërmjet 40 dhe 50 milionë euro për futbollistin ofensiv.

22/08/2022 19:43-Casemiro brenda Teatrit të Ëndrrave

22/08/2022 19:41-Newcastle arrin marrëveshje për Joao Pedro

Newcastle United ka arritur marrëveshje me Watfordin për transferimin e Joao Pedros për 30 milionë euro.

22/08/2022 19:00-Chelsea dhe Barca po e diskutojnë çmimin e Aubameyang

Barcelona është në kontakt të drejtpërdrejtë me Chelsean për  Pierre-Emerick Aubameyang dhe po e diskutojnë çmimin e transferimit, derisa marrëveshja për kushtet personale me lojtarin është arritur – pohon Fabrizio Romano.

Ndërsa Sky Sports News bën të ditur se po diskutohet për një shifër ndërmjet 15 dhe 25 milionë funte (18 dhe 30 milionë euro).

auba 3 (Foto: Sky Sports)

22/08/2022 18:56-Pablo Torre drejt Racing Santanderit

Barcelona po e shqyrton seriozisht mundësinë e huazimit të Pablo Torre te Racing Santander deri në qershor 2023. Marrëveshja mund të kompletohet këtë javë.

22/08/2022 17:58-Ziyech drejt rikthimit te Ajaxi

Hakim Ziyech thuhet të jetë takuar sërish sot (e hënë) me drejtorin e Ajaxit.

Tashmë po zhvillohen bisedime të drejtpërdrejta për kthimin e tij në Amsterdam, porse pritet të sqarohet e ardhmja e Antony.

Mesfushori maroken tash e një kohë nuk është në planet e trajnerit të Chelseat, Thomas Tuchel.

22/08/2022 17:55-E ardhmja e Ronaldos vazhdon të jetë e paqartë

Derisa po vazhdojnë spekulimet për të ardhmen e Cristiano Ronaldos, Sky Sports raporton se Erik Ten Hag nuk do ta përfshijë superyllin portugez në formacionin startues.

Sipas këtij njoftimi, Anthony Martial do të luajë nga minuta e parë.

crsitian (Foto: Instagram/cristiano)

22/08/2022 17:51-Unitedi ka arritur marrëveshje me Antony

Manchester Unitedi thuhet të ketë arritur marrëveshje për kushtet personale me Antony.

Djajtë e Kuq janë duke përgatitur një ofertë në vlerë prej 94 milionë euro për Ajaxin.

22/08/2022 16:51-Agjenti i Ronaldos po kërkon me ngulm një klub të nivelit të lartë

Jorge Mendes është duke u angazhuar maksimalisht që të gjejë një zgjidhje në nivelin më të lartë për Cristiano Ronaldon.

Agjenti i superyllit portugez kishte vepruar njësoj në verën e kaluar duke e transferuar nga Juventusi te Manchester Unitedi në ditët e fundit të afatit kalimtar veror.

cristiano 5 (Foto: Instagram/cristiano)

22/08/2022 16:46-Marseille në bisedime të avancuara me Eric Bailly

Marseille dhe përfaqësuesit e Eric Bailly janë në bisedime të avancuara në lidhje me transferimin e futbollistit të Manchester Unitedit.

Mbrojtësi nga Bregu i Fildishtë ka një mundësi të mirë për të nënshkruar me klubin francez në ditët në vijim.

22/08/2022 16:42-Newcastle vazhdon interesimin për Lucas Paqueta

James Maddison është prioritet i Newcastle United, mirëpo klubi anglez ka planin B.

Mesfushori kreativ i Lyonit, Lucas Paqueta, është alternativë dhe për të mund të shpenzojë ndërmjet 40 dhe 50 milionë euro.

22/08/2022 16:40-Situata e Depay

Situata e Memphis Depay vazhdon të jetë e njëjta që nga e shtuna.

  • Është arritur marrëveshja për përfundimin e kontratës me Barcelonën.
  • Do të aprovohet nga lojtari nëse arrin marrëveshje me Juventusin për kushtet personale.
  • Gjithçka do të vendoset këtë javë.

22/08/2022 16:36-Emerson Palmieri është lojtar i West Hamit

Është arritur marrëveshja ndërmjet klubeve dhe me lojtarin për transferimin e Emerson Palmierit te West Ham Unitedi.

Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, Chelsea do të përfitojë 13 milionë funte (15.3 milionë euro) plus dy milionë funte (2.3 milionë euro) të tjera në formë shtesash, ndërsa lojtari do të nënshkruajë deri në vitin 2027 pas kompletimit të ekzaminimeve mjekësore.

22/08/2022 15:52-Barça kërkon 20 milionë euro për Dest

Barcelona po tenton të fitojë rreth 20 milionë euro nga çdo marrëveshje që përfshin Sergino Dest, raporton Sport.

Megjithatë, ata janë duke luftuar për të gjetur një blerës për lojtarin, i cili ka qenë i lidhur me Manchester United.

dest

22/08/2022 15:13-Fulham synon një lëvizje për Layvin Kurzawan

Fulham do të bëjë një tentim të vonuar për mbrojtësin e Paris Saint-Germain, Layvin Kurzawa, sipas Evening Standard.

Bardhezinjtë kanë bërë një fillim të pamposhtur të edicionit në Ligën Premier , por duan të forcojnë më tej skuadrën përpara mbylljes së afatit të transferimeve.

kurzawa

22/08/2022 14:22-Chelsea synon transferim të trefishtë

Chelsea po synon të bëjë edhe tre nënshkrime të tjera përpara mbylljes së afatit kalimtar të verës, sipas Evening Standard.

Blutë kanë paraqitur një ofertë për Pierre-Emerick Aubameyang të Barcelonës dhe gjithashtu duan Wesley Fofana nga Leicester dhe Anthony Gordon të Evertonit.

Aubameyang 2

22/08/2022 14:20-Pulisic do të qëndrojë te Chelsea

Christian Pulisic do të qëndrojë në Chelsea, sipas Florian Plettenburg të Sky Sport.

Nuk ka "asnjë marrëveshje shkëmbimi të planifikuar në këtë fazë" dhe "asnjë ofertë" nga Manchester United nuk është pranuar.

Pulisic 2

22/08/2022 14:19-Leeds refuzon ofertën e Newcastle për Jack Harrison

Leeds United ka refuzuar një ofertë të dytë nga Newcastle United për mesfushorin Jack Harrison, sipas The Athletic.

Magpies ofruan "mbi 20 milionë euro" për 25-vjeçarin, por Leeds nuk ka ndërmend ta shesë.

Jack Harrison

22/08/2022 14:16-Chelsea rivalizon Juventusin e Tottenhamin për Zaniolon

Chelsea ka hyrë në garë me Juventusin dhe Tottenhamin për yllin e Romës, Nicolo Zaniolo, raportojnë mediat në Itali.

23-vjeçari është lidhur shumë me një largim nga kryeqyteti italian këtë muaj, pavarësisht dëshirës së Jose Mourinhos për të mbajtur sulmuesin e talentuar.

Lajmi i plotë>>>

zaniolo

22/08/2022 12:10-Villareali nuk negocion me Barcelonën për Foyth

Barcelonës i është thënë se Villarreali nuk është i interesuar të hyjë në bisedime për mbrojtësin e djathtë Juan Foyth nga zëvendëspresidenti i klubit Jose Manuel Llaneza.

“Villarreal nuk është i përgatitur për këtë, (ata do të duhet) të paguajnë klauzolën me La Liga, ne nuk jemi të hapur për të negociuar për asnjë lojtar, veçanërisht jo për Juan”, tha ai për DAZN.

foyth

22/08/2022 11:31-Anulohet kalimi i Sarr te Aston Villa

Aston Villa ka hequr dorë nga përpjekjet për të transferuar Ismailia Sarr nga Watford, sipas Sky Sports.

Skuadra e Steven Gerrard kishte arritur marrëveshje për një transferim me vlerë 30 milionë euro me shtesa, por tani janë larguar për shkak të "rezervave në rritje për marrëveshjen".

22/08/2022 11:29-Ethan Ampadu i Chelseat kërkohet nga Sassuolo

Skuadra e Serie A, Sassuolo, i është bashkuar garës për të nënshkruar me Ethan Ampadu nga Chelsea, sipas Gianluca Di Marzio.

Ampadu e kaloi sezonin e kaluar në huazim te Venezia dhe tashmë ka tërhequr interesim nga Empoli dhe Spezia.

ampadu

22/08/2022 11:28-PSG synon dyshen e RB Leipzig, Gvardiol dhe Simakan

Paris Saint-Germain po mundohet të transferojë dyshen e RB Leipzig, Josko Gvardiol dhe Mohamed Simakan, raporton Sport1.

Megjithatë, klubi i Bundesligës nuk dëshiron ta humbasë dyshen këtë vit dhe do të bëjë çmos për t'i rezistuar përpjekjeve të ekipit francez.

josko gvardiol rb leipzig

22/08/2022 10:59-Tjetër javë, tjetër refuzim për Ronaldon – duket se portugezi do të mbetet te Unitedi

Borussia Dortmund e ka përjashtuar veten nga një lëvizje për Cristiano Ronaldon, me këtë të fundit që po e kërkon me ngulm largimin nga Manchester United.

Drejtori sportiv i Dortmundit, Sebastian Kehl këmbënguli se klubi nuk do të nënshkruante me superyllin 37-vjeçar, por pranoi se spekulimet kishin sjellë ‘shifra të jashtëzakonshme të klikimeve’ në faqen e tyre të internetit.

Lajmi i plotë>>>

ronaldo1

22/08/2022 10:27-Belotti refuzon Wolvesin teksa pret lëvizjen te Roma

Andrea Belotti ka refuzuar një ofertë për t'u bashkuar me Wolves.

Calciomercato raporton se skuadra e Ligës Premier është e fundit që i afrohet sulmuesit me një ofertë për kontratë.

Por, lojtari i lirë po këmbëngul se Roma është klubi për të dhe po pret që nga ta të shesë një sulmues për t'i bërë vend atij.

il capitano del torino andrea belotti ubg6zkb3xdq81pyzj6v24a44k

22/08/2022 10:25-Memphis lë Spurs dhe Newcastle në pritje, shkaku i Juventusit

Tottenham dhe Newcastle kanë mbetur në pritje të lajmeve nga Memphis Depay në lidhje me një lëvizje të mundshme.

Dyshja e Ligës Premier janë pas sulmuesit holandez, por The Sun raporton se ai ka prioritet një lëvizje në Juventus dhe do të presë të zbulojë nëse një marrëveshje mund të arrihet me skuadrën e Serisë A përpara se t'i përgjigjet ofertave të tjera.

depay 3

22/08/2022 10:24-Man United tenton transferim të dyfishtë

Manchester United do të bëjë një ofertë për yllin e PSV, Cody Gakpo këtë verë.

Djajtë e Kuq janë gjithashtu pas anësorit të Ajaxit, Antony dhe GOAL raportoi të dielën se anësori brazilian po përpiqet të detyrojë skuadrën holandeze që ta lërë të largohet.

Por, De Telegraaf thotë se ata nuk do të zgjedhin mes dyshes dhe në vend të kësaj do të përpiqen të nënshkruajnë me Gakpo dhe Antonyn.

antony 1

22/08/2022 10:22-West Ham dëshiron Maitland-Niles nga Arsenali

West Ham, sipas Daily Mail, po shqyrton një lëvizje për yllin e Arsenalit, Ainsley Maitland-Niles.

Reprezentuesi anglez kaloi kohë si huazim te Roma sezonin e kaluar dhe mund të largohet nga "Emirates Stadium" para mbylljes së afatit të verës.

maitland niles 2  1

22/08/2022 10:21-Reguilon është në radarin e Nottinghamit

Nottingham Forest, i cili ka qenë jashtëzakonisht i zënë këtë verë, po mendon për një lëvizje huazimi për mbrojtësin e krahut të Tottenham, Sergio Reguilon.

Kjo është sipas asaj që raporton Daily Mail, me Forest që po e projekton transferimin e tij, ndërsa ai lufton për minuta nën drejtimin e Antonio Contes.

reguilon

22/08/2022 10:19-City i ofron Silvas kontratë të re

Bernardo Silvas i është ofruar një kontratë e re nga Manchester City, raporton Daily Star.

Mesfushori portugez është lidhur shumë me Barcelonën këtë verë, por ai mbetet një pjesë kyçe e planeve të Pep Guardiolas dhe do t'i jepet një mundësi për t'u angazhuar në kushte të reja me kampionët e Ligës Premier.

bernardo silva 1 1

22/08/2022 10:18-Nëse jo Fofana, atëherë Chelsea synon Webster

Chelsea po insiston në transferimin e mbrojtësit të Leicestrit, Wesley Fofana, por Daily Mail pretendon se ylli i Brighton, Adam Webster është duke u rreshtuar si një opsion alternativ për Blues.

Thomas Tuchel dëshiron të marrë një tjetër qendërmbrojtës në radhët e tij në Stamford Bridge, ndërsa shikon opsione nga më të ndryshmet.

fofana 3

22/08/2022 10:15-Asenali në bisedime për anësorin e Wolves, Neto

The Athletic raporton se Arsenali ka hyrë në bisedime në lidhje me një marrëveshje të mundshme për anësorin e Wolves, Pedro Neto.

Topçinjtë janë të përgatitur të largojnë Nicolas Pepen këtë verë, dhe synojnë të transferojnë anëtarin e rivalit nga Liga Premier.

PedroNeto 1 e1605457097998

21/08/2022 23:03-Milani pas mbrojtësit të Tottenhamit

AC Milan ka bërë kontaktin e radhës për qendërmbrojtësin e Tottenham Hotspur, Japhet Tanganga – njofton Calciomercato.

Bisedimet janë rikthyer me klubin londinez, ndërsa Rossonerët duan ta huazojnë me opsion blerjeje.

21/08/2022 23:02-Bayerni mund të nënshkruajë akoma lojtarë

Drejtori sportiv i Bayern Munich, Hasan Salihamidzic, ka lënë të kuptohet se kampioni gjerman mund të sjellë akoma lojtarë në këtë afat kalimtar.

Sadio Mane, Matthijs de Ligt, Ryan Gravenberch, Noussair Mazraoui e Matthys Tel, janë transferuar këtë verë nga bavarezët.

Por, në një prononcim për DAZN, Salihamidzic ka thënë se ka mbetur akoma kohë në tregun e transferimeve.

21/08/2022 21:33-Largimi i Depay nuk do të mjaftonte për regjistrimin e Kounde

Burimet pranë Barcelonës thonë se largimi i Memphis Depay nuk mjafton për regjistrimin e Jules Olivier Kounde.

Me largimin e holandezit do të liroheshin rreth 12 milionë euro, ndërsa Liga kërkon dyfishin e kësaj shume.

21/08/2022 21:16-Gerrard e bind Ismaila Sarr që t’i bashkohet Aston Villas

Aston Villa është pranë arritjes së marrëveshjes për Ismaila Sarr.

Oferta në vlerë prej 25 milionë euro plus tre milionë të tjera në formë shtesash, është pranuar të shtunën nga Watfordi.

Po ashtu, është arritur marrëveshje për kushtet personale pas telefonatës që Steven Gerrard i bëri lojtarit.

Zyrtarizimi ka mbetur vetëm çështje e ekzaminimeve mjekësore.

21/08/2022 21:13-PSV kërkon 45 milionë euro për Cody Gakpo

PSV Eindhoven kërkon 38.2 milionë funte (45 milionë euro) për Cody Gakpo duke i përfshirë edhe shtesat.

Manchester Unitedi shpreson që 34 milionë funte (40 milionë euro) të mjaftojnë për shërbimet e tij.

cody (Foto: Instagram/codymathesgakpo)

21/08/2022 21:08-Kalim i Maguire te Chelsea do ta gjente në bankën rezervë

Spekulohet se Thomas Tuchel është i interesuar për transferimin e Harry Maguire te Chelsea.

Por, gazetari Jonathan Shrager thotë se ka mësuar që kalimi i anglezit te Blutë këtë muaj mund të ndodhë dhe se mbrojtësi do të jetë rezervist.

21/08/2022 21:05-Nice pas Cavanit

Skuadra e Nice po përpiqet t'i sigurojë shërbimet e Edinson Cavanit.

21/08/2022 21:03-Casemiro pret të zgjidhet çështja e vizës

Casemiro i ka kompletuar ekzaminimet mjekësore të Manchester Unitedi.

Braziliani aktualisht është duke pritur të zgjidhet çështja e vizës së punës për t’u bërë pjesë e Djajve të Kuq.

21/08/2022 20:58-Antony po bën presion që të shkojë te Unitedi

Anësori i Ajaxit, Antony, është duke i bërë presion klubit holandez që t’ia mundësojë kalimin te Manchester Unitedi këtë verë – mëson Goal.

Braziliani nuk dëshiron të presë më gjatë për ta bërë hapin e radhës në karrierë.

21/08/2022 20:56-Rashford deklarohet lidhur me spekulimet për PSG-në

Marcus Rashford ka thënë se nuk iu ka kushtuar rëndësi raportimeve që e lidhin me një kalim te Paris Saint-Germaini.

Futbollisti anglez ka pohuar se ai dëshiron të luajë vetëm Manchester Unitedin, përkundër problemeve me formën dhe fitnesin në Old Trafford.

21/08/2022 17:55-Çmimi i Antony është 100 milionë euro

Manchester Unitedi vazhdon përpjekjet për të siguruar shërbimet e anësorit të Ajaxit, Antony.

Klubi holandez tashmë e ka refuzuar ofertën prej 80 milionë eurosh të Djajve të Kuq dhe sipas The Athletic, kërkon 100 milionë euro për të.

Në anën tjetër, braziliani e ka bërë të qartë se dëshiron të transferohet në Old Trafford.

21/08/2022 17:52-Bllokohet transferimi i Depay te Juve

Kalimi i Memphis Depay te Juventusi tash për tash është bllokuar.

Sipas Sky, kjo ka ndodhur për faktin se holandezi i ka rritur kërkesat për pagë.

depay 4 (Foto: Instagram/memphisdepay)

21/08/2022 17:50-Unitedi nuk po gjen mundësi për transferimin e Pulisic

Manchester Unitedi po has në vështirësi në përpjekjet për transferimin e Christian Pulisic nga Chelsea.

pulisic 1 (Foto: Instagram/christianm.pulisic10)

21/08/2022 17:46-Interi kërkon qendërmbrojtësin e Lazios

Qendërmbrojtësi i Lazios, Francesco Acerbi, mund të luajë te Interi këtë sezon – bën të ditur Gazzetta dello Sport.

Trajneri i Nerazzurrëve, Simone Inzaghi, dëshiron ta përforcojë fazën defensive dhe italiani 34 vjeçar u përshtatet planeve të tij.

21/08/2022 17:45-Milani shënjestron mesfushorin e Wolfsburgut

Milani ka shprehur interesim për mesfushorin e Wolfsburgut, Aster Vranckx – njofton La Gazzetta.

Kampioni i Serie A është në kërkim të një mesfushori që nga largimi i Franck Kessie drejt Barcelonës.

Krahas belgut 19 vjeçar, në listë është edhe futbollisti i Bordeaux, Jean Onana.

21/08/2022 17:42-Mourinho flet për mundësinë e transferimit të Belottit

“Nuk e di nëse do ta transferojmë Andrea Belottin, por mund të flas rreth tij sepse akoma është lojtar i lirë dhe mund të them se jam i gëzuar që ai dëshiron t’i bashkohet Romës”, ka thënë Jose Mourinho.

21/08/2022 17:39-Arsenali mund ta transferojë Mykhaylo Mudryk

Pas transferimit të suksesshëm të Oleksandr Zinchenkos, Arsenali e ka shënjestruar bashkëkombësin e tij ukrainas, Mykhaylo Mudryk – njofton Media Foot Marseille.

Sipas njoftimit, Topçinjtë mund të shpenzojnë 17 milionë funte (20 milionë euro) për anësorin 21 vjeçar të Shakhtar Donetskut.

21/08/2022 17:37-Man Utd me ofertë të përmirësuar për Antony

Manchester United është gati të parashtrojë një ofertë të përmirësuar për anësorin e Ajaxit, Antony – transmeton Sky Sports.

Klubi holandez tashmë i ka refuzuar dy oferta të Djajve të Kuq , mirëpo lojtari e ka bërë të qartë se dëshiron të kalojë në Old Trafford.

21/08/2022 17:34-Unitedi dhe Ajaxi ndër klubet e interesuara për Vlachodimos

Odysseas Vlachodimos ka tërhequr interesimin e shumë klubeve, mirëpo transferimi nuk do të jetë i lirë pasi është lojtar kyç për Benfican.

Ajaxi dhe Manchester Unitedi janë në listën e katër klubeve shumë të interesuara për shërbimet e tij.

21/08/2022 17:32-Arteta i zotuar për përforcime të reja

Arsenali ka shpenzuar afro 300 milionë funte (353.5 milionë euro) në dy sezonet e fundit, mirëpo Mikel Arteta është i vendosur të vazhdojë investimet për përforcimet e skuadrës.

Topçinjtë e kanë nisur për mrekulli edicionin 2022/2023 në Ligën Premier duke i fituar tri ndeshjet e hapëse për herë të parë që nga sezoni 2004/2005.

21/08/2022 15:20-Januzaj ende i pavendosur për të ardhmen, ka oferta nga Italia dhe Anglia

2022/07/Adnan-Januzaj.jpg

Adnan Januzaj vazhdon ta ketë të paqartë të ardhmen e tij, derisa vazhdon të mbetet pa skuadër.

Sulmuesi kosovar u largua nga Real Sociedad më 1 korrik si lojtar i lirë pasi i përfundoi kontrata me klubin spanjoll.

Kanë kaluar thuajse dy muaj dhe istogasi vazhdon të jetë pa skuadër, por duke diskutuar me skuadra të ndryshme për të ardhmen e tij.

Mediat në Spanjë kanë raportuar se gara për t'i marrë shërbimet e Januzajt është ngushtuar tani në vetëm dy skuadra.

Skuadra angleze Everton vazhdon të insistojë për të me trajnerin Frank Lampard që e vlerëson lartë kosovarin me pasaportë belge.

Ndërkohë Januzaj po kërkohet edhe në Serie A, me Bolognën që ka kontaktuar tanimë agjentët e tij.

21/08/2022 13:16-Arsenali po mendon për sulmuesin ukrainas Mudryk

2022/08/Mykjaylo-Mudryk.jpg

Mykjaylo Mudryk mund të jetë përforcimi i ri i Arsenalit gjatë afatit kalimtar të verës.

Sulmuesi i talentuar ukrainas është duke u kërkuar nga disa skuadra të mëdha evropiane dhe garës së fundmi i është bashkuar edhe Arsenali.

Topçinjtë kanë nisur kontaktet me drejtuesit e Shakhtar Donetsk ku Mudryk ka kontratë deri në verën e vitit 2026.

Lajmi i plotë

21/08/2022 12:37-Belotti kurrë më afër Romës, zyrtarizimi pritet gjatë 48 orëve të ardhshme

Andrea Belotti mund të quhet një futbollist i ri i Romës, edhe pse zyrtarizimi vazhdon të vonohet.

Sulmuesi italian ka arritur marrëveshje personale prej disa ditësh me Romën, por që Giallorosët fillimisht janë duke kërkuar t'i largojnë lojtarët e padëshiruar nga Jose Mourinho.

Corriere dello Sport ka raportuar se Belotti nuk ka qenë asnjëherë më afër Romës se sa tani, pasi kryeqytetasit janë gati ta largojnë një sulmues.

Talenti afrikan Felix Afena Gyan do të transferohet në Cremonese për shtatë milionë euro dhe kësisoj do t'ia lë Belottit vendin në repartin ofensivë të Romës.

Lajmi i plotë

21/08/2022 12:15-Las Palmas, një tjetër mundësi për Marcelon

Ish-lojtari dhe kapiteni i Real Madridit është ende në kërkim të një ekipi pas përfundimit të aventurës së tij me Los Blancos, dhe sipas El Nuevo Insular, është klubi spanjoll Las Pamas që i është ofruar lojtarit.

Ai kërkohet edhe nga Nice në Ligue 1.

21/08/2022 12:10-Nice pëlqen Cavanin

Çdo herë e më shumë janë duke u rritur kërkesat drejt Edinson Cavanit. Mbi sulmuesin uruguaian tashmë e një kohë ka shfaqur interesim Villarreali dhe Valencia, por së fundmi garës i është futur dhe Nice.

21/08/2022 12:08-West Hami një hap larg nga Emerson Palmieri

Gjithçka tashmë është bërë për kalimin e Emerson Palmierit në West Ham. Lojtari i Chelseat, i cili nuk arriti të sigurojë një vend startues te Blutë, është afër ti bashkohet klubit tjetër nga Londra për 15 milionë euro, plus dy milionë bonuse.

FaYdscIXoAE UgS

21/08/2022 12:03-Ylli i Ajaxit do vetëm Djajtë e Kuq

Antony nuk do të luajë sot me Ajaxin kundër Spartas, Sulmuesi dëshiron vetën bisedimet me Manchester United.

FarSCEAXEAAHbmJ

21/08/2022 11:58-E gjithë ajo që ka ndodhur më herët

Për të lexuar transferimet dhe gjitha lëvizjet që kanë ndodhur në tregun e transferimeve deri më datën 21/8/22, kliko këtu.