Lista Serbe i ka hedhur poshtë pretendimet e ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier për përfshirjen nënkryetarit të kësaj partie, Milan Radoiçiq, në aktivitete të paligjshëm, dhe thotë se pret nga ambasadori amerikan të “paraqesë prova të qarta për pretendimet e tij, jo vlerësime paushall”.
Reagimi I Listës Serbe vjen pasi ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier ia kujtuar kryetarit të Listës Serbe, Goran Rakiq se vartësi i tij Milan Radoiçiq është në listën e zezë të sanksioneve të Departamentit të Thesarit.
Hovenier në një deklarim për media pas takimit të sotëm me Rakiqin është shprehur se Radoiçiq është i lidhur me grupet kriminale ndërkombëtare.
”Në deklaratën e tij për media, ambasadori amerikan ka harruar të përmend atë që ka thënë në atë takim kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq lidhur me pretendimet e ambasadorit, para së gjithash, se është e papranueshme të flitet për dikë në këtë në mënyrë, dhe në të njëjtën kohë për akuzat e lartpërmendura të thënë nga ambasadori amerikan, ndaj nënkryetarit Radoiçiq nuk është nisur asnjë procedurë gjyqësore për të vërtetuar atë që pretendon zoti Hovenier”, thuhet në komunikatën e Listës Serbe, përcjell Telegrafi.
Më tej Lista Serbe thotë se “në rastin e nënkryetarit tonë, është e qartë se Prishtina dhe Hovenier mendojnë se është e mundur të shpallet fajtor pa vendim gjykate”.
“Qytetarët tanë e kuptuan se një deklaratë e tillë për zotin Radoiçiq është bërë me qëllim të presionit ndaj Radoiçiqit, Listën Serbe dhe në përgjithësi ndaj popullit serb në veri në kohën kur Prishtina po ndërmerr aksione të njëanshme dhe terrorizon popullin duyarthatë. Këto deklarata nuk do ta zbehin vendosmërinë e tyre për të mbijetuar dhe qëndruar në këto zona, duke respektuar kontributin që jep për të Radoiçiq”, thuhet në komunikatë.
Lista Serbe thotë se “është veçanërisht hipokrite kur përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare u flasin serbëve për nevojën e respektimit të Marrëveshjes së Brukselit, ndërkohë që pranojnë se formimi i Asociacionit të Komunave Serbe është i pamundur nëntë vjet pas nënshkrimit të asaj marrëveshjeje, ose kur ata flasin për respektim të drejtave dhe drejtësisë, dhe në të njëjtën ‘Kosovë e Metohi’ nuk aplikohet asnjë dokument në favor të serbëve, madje as aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese”.
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, u takua sot me kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq, të cilit, siç tha ai, ia rikujtoi qëndrimet e SHBA-së për disa çështje, përfshirë edhe atë për nënkryetarin e kësaj partie, Milan Radoiçiqin, i cili është në listën e të sanksionuarve të Departamentit të Thesarit të SHBA-së.
Takimi i 4 gushtit u mbajt pas ngjarjeve të ditëve të fundit në veri, ku më 31 korrik, serbët lokalë vendosën barrikada në dy rrugët që çojnë për në pikat kufitare – Jarinjë dhe Bërnjak – që lidhin Kosovën dhe Serbinë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës