Kryetari i Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi, ditë më parë ka deklaruar se ka ekzistuar një “listë e zezë” e KFOR-it, e cila ndalonte hyrjen e zyrtarëve qeveritarë në komunën që ai drejton.
“Dikur ma ndalën komplet qeverinë. Kur erdhën amerikanët, ma qitën me letra, me fotografi. Ju thashë: ‘A jeni bre normal ju? Qysh funksionon kryetari pa një qeveri, që komplet e keni shti në listë të zezë?’” – tha Hetemi.
Ai ka theksuar se në këtë listë përfshiheshin emra si Radoica, Arbër Vokrri dhe Elbert Krasniqi, ndërsa përjashtime ishin kryeministri dhe presidentja Vjosa Osmani.
Sipas Hetemit, KFOR-i ka menduar se hyrja e ministrave në komunë mund të krijonte tensione.
“Kam thënë KFOR-it amerikan që nuk dal prej këtuhit pa u stabilizu gjendja edhe qytetari serb me ardh këtu, e jo me shku në Bistric me u maltretu,” shtoi ai.
Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, i mohon pretendimet
Në reagim ndaj këtyre deklaratave, KFOR-i i ka quajtur të pabazuara pretendimet për ekzistencën e “listave të zeza” që ndalojnë hyrjen e zyrtarëve qeveritarë në Komunën e Leposaviqit.
“KFOR-i nuk ndërhyn në lirinë e lëvizjes së individëve nëpër Kosovë,” thuhet në deklaratën zyrtare.
Ata theksojnë se mbajnë komunikime të rregullta me të gjithë homologët kryesorë dhe veprojnë me transparencë përmes kanaleve zyrtare të komunikimit.
KFOR-i gjithashtu u bëri thirrje të gjithë aktorëve që të shmangin deklaratat dhe veprimet e njëanshme që mund të krijojnë tensione të panevojshme dhe të ndikojnë negativisht në stabilitetin rajonal.
Në fund, KFOR-i rikujtoi se mandati i tij i bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 mbetet i pandryshuar.
Ai vazhdon të kontribuojë në një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë njerëzit dhe komunitetet në Kosovë, duke bashkëpunuar ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova