LAJMI I FUNDIT:

Lista e plotë e veprimtarive të cilat lejohen të punojnë gjatë kësaj kohe

Lista e plotë e veprimtarive të cilat lejohen të punojnë gjatë kësaj kohe

Pas vendimeve të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë për parandalimin dhe luftimin e COVID-19, është publikuar edhe lista e veprimtarive të cilat lejohen të punojnë gjatë kësaj kohe të pandemisë.

Ministria e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë, dhe Investimeve Strategjike (MEPTINIS), bën të ditur se bujqit do të lejohen të punojnë, po ashtu lejohet të punojnë edhe disa fabrika, gjithashtu lejohet tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuar, ku mbizotëron ushqimi, pijet dhe duhani, mirëmbajtja dhe riparimi i automjeteve, etj.


Në listë bëhet e ditur po ashtu se nuk lejohet ndërtimi i objekteve banesore, rrugëve, autostradës etj.

Listën e plotë mund ta gjeni duke klikuar KËTU:

Këto janë masat e reja për parandalimin dhe luftimin e COVID-19 në Kosovë (Vendimi i plotë)
Lexo po ashtu Këto janë masat e reja për parandalimin dhe luftimin e COVID-19 në Kosovë (Vendimi i plotë)

Ndryshe, masat e reja të qarkullimit kanë hyrë sot në fuqi dhe vlejnë deri më 4 maj. Sipas vendimit të ri të Ministrisë së Shëndetësisë, qytetarët kanë të drejtë të dalin vetëm 90 minuta./Telegrafi/