LAJMI I FUNDIT:

Lirohet prej burgut Martin Shkreli

Lirohet prej burgut Martin Shkreli

Martin Shkreli, i cili u bë i famshëm me rritjen e çmimit të një ilaçi, tashmë është liruar nga burgu, tha avokati i tij.

Shkreli ishte dënuar për mashtrim të letrave me vlerë dhe vepra të tjera gjersa ishte dënuar me shtatë vjet burg.


SHBA-ja ia ndalon përgjithmonë industrinë farmaceutike Martin Shkrelit - shqiptari dënohet edhe me 64.3 milionë dollarë
Lexo po ashtu SHBA-ja ia ndalon përgjithmonë industrinë farmaceutike Martin Shkrelit - shqiptari dënohet edhe me 64.3 milionë dollarë

Ai u lirua të mërkurën pasi kishte kaluar rreth pesë vjet të jetës prapa grilave, raporton abcnews.

“Kam kënaqësinë të raportoj se Martin Shkreli është liruar nga burgu i Allenwood dhe është transferuar në një BOP pasi kishte përfunduar të gjitha programet që lejonin shkurtimin e dënimit të tij me burg. Unë e kam inkurajuar Shkrelin që të mos jap asnjë deklaratë dhe as ai apo unë nuk do të bëjmë ndonjë koment shtesë në këtë moment”, tha avokati mbrojtës Benjamin Brafman.

Kujtojmë se një gjykatës amerikan ia ndaloi shqiptarit të merret me industrinë farmaceutike përgjithmonë dhe e urdhëroi të paguante 64.6 milionë dollarë pasi ngriti çmimin e Daraprimit dhe bllokoi konkurrentët gjenerikë.

Në një vendim prej 130 faqesh, Shkreli u fajësua për krijimin e dy kompanive, Vyera dhe Retrophin Inc, të dizajnuara për të monopolizuar tregun e barnave, në mënyrë që të mund të përfitonte “mbi kurrizin” e pacientëve, mjekëve dhe shpërndarësve.

Të burgosurit tregojnë se si “shqiptari më i urryer në botë” do të trajtohet në burg
Lexo po ashtu Të burgosurit tregojnë se si “shqiptari më i urryer në botë” do të trajtohet në burg

Vyera u themelua në vitin 2014 si Turing Pharmaceuticals, dhe bleu Daraprim nga Impax Laboratories Inc në vitin 2015.

Rregullatorët akuzuan Vyeran për mbrojtjen e dominimit të Daraprimit duke siguruar që prodhuesit e barnave gjenerike nuk mund të merrnin mostra për versione më të lira dhe duke i mbajtur larg rivalët e mundshëm nga blerja e një përbërësi kryesor. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e kaltër më e thellë në botë gjendet në Meksikë, është 420 metra nën nivelin e detit - shkencëtarët nuk kanë arritur ende në fund të saj

Vrima e kaltër më e thellë në botë gjendet në Meksikë, është 420 metra nën nivelin e detit - shkencëtarët nuk kanë arritur ende në fund të saj

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Mbante shpatë në dorë dhe vrau një adoleshent, policja britanike konfrontohet me sulmuesin – kolegët e saj e godasin me elektroshok dhe e prangosin

Mbante shpatë në dorë dhe vrau një adoleshent, policja britanike konfrontohet me sulmuesin – kolegët e saj e godasin me elektroshok dhe e prangosin

Evropa
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Rikthimi i Vulinit në qeverinë e Serbisë, analistët në Beograd: Provokim i drejtpërdrejtë ndaj SHBA-së

Rikthimi i Vulinit në qeverinë e Serbisë, analistët në Beograd: Provokim i drejtpërdrejtë ndaj SHBA-së

Serbia
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori