LAJMI I FUNDIT:

Të burgosurit tregojnë se si “shqiptari më i urryer në botë” do të trajtohet në burg

Të burgosurit tregojnë se si “shqiptari më i urryer në botë” do të trajtohet në burg

Martin Shkreli, është dënuar me burg shtatë vjet. Ish-drejtori i një kompanie farmaceutike është gjykuar në Brooklyn, New York, ndërkaq gjatë seancës përfundimtare ka qarë dhe është lutur për mëshirë.

Dënimi maksimal të cilin ai rrezikonte ishte 20 vjet, dhe ndonëse prokurorët dëshironin ta shihnin brenda qelive për 15 vjet, gjykata e dënoi atë shtatë vjet.


Ndërkohë, mediat e huaja, përcjell Telegrafi, kanë shkruar edhe rreth asaj se çfarë parashikojnë të burgosurit për Martin Shkrelin, përkatësisht rreth asaj se me çfarë do të ballafaqohet ai.

Robert Rosso, i cili po vuan një dënim të përjetshëm për drogë, thotë se njohuria dhe pasuria e Martin Shkrelit e bëjnë atë një objektiv kryesor për “grabitje”.

“Duke pasur parasysh mungesën e eksperiencës së Shkrelit si një i burgosur, fakti që është figurë publike dhe se ka shumë para, ai do të bëjë një objektiv i mirë”.

Një mendim tjetër e ka dhënë edhe Walter “King Tut” Xhonson, një njujorkez i cili po bën jetë në një burg të qendrës së sigurisë së mesme.

Ai ndër tjerash ka thënë se Shkreli do të urrejë të jetë i mbyllur dhe ndoshta do të protestojë.

Shkreli, 34 vjeçar, është akuzuar për mashtrime gjatë vitit të kaluar.

Shkreli më së miri njihet për rritjen e çmimit të një ilaçi kundër HIV-it për 5,000%, por dënimi i tij nuk lidhet me këtë veprim.

Në vitin 2015, Shkreli ishte arrestuar pasi e kishte përdorur një skemë mashtruese Ponzi për t’i mashtruar investitorët në kompaninë e tij farmaceutike.

Ai thoshte se pasi që të gjithë investitorët i kanë marrë paratë e tyre, nuk duhet të dënohet. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Evropa
Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Evropa
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës

Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës

Evropa
Momenti kur raketa izraelite godet me precizitet veturën brenda të cilës ishte komandanti i Hezbollahut

Momenti kur raketa izraelite godet me precizitet veturën brenda të cilës ishte komandanti i Hezbollahut

Azia
Nëna nga Brazili së bashku me të birin shtien mbi një shtëpi private, vriten dy persona dhe plagoset prifti – gjithçka filloi për qiranë

Nëna nga Brazili së bashku me të birin shtien mbi një shtëpi private, vriten dy persona dhe plagoset prifti – gjithçka filloi për qiranë

Amerika Latine
Kalo në kategori