LAJMI I FUNDIT:

Lirohet aktivisti i PDK-së, u arrestua pasi hodhi dinarë të Serbisë në drejtim të ambasadorit Martin Berishaj

Lirohet aktivisti i PDK-së, u arrestua pasi hodhi dinarë të Serbisë në drejtim të ambasadorit Martin Berishaj

Aktivisit i Rinisë Demokratike të Kosoovës, Milot Krasniqi, i cili hodhi dinarë serbë të printuar përderisa po mbahej Forumi Ekonomik Kosovë – Kroaci, si protestë për dyshimet për përfshirjen e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, në një aferë korruptive, është liruar.

Lajmin e bëri të ditur kryetari i PDK-së, Memli Kransiqi, i cili përmes një postimi në Facebook, tha se aktivisti u arrestua pa të drejtë dhe në mënyurë arbitrare, dhe se ai që do të duhej të arrestohej, sipas Krasniqit, është ambasadori Martin Berishaj.


“Para pak çastesh është liruar aktivisti ynë, Milot Krasniqi, i cili sot u arrestua pa të drejtë dhe në mënyrë arbitrare, gjatë protesës së tij ndaj Ambasadorit Martin Berishaj. Miloti tashmë është liruar, por ai që në të vërtetë do të duhej të arrestohej sot është vetë Ambasadori Berishaj, për aferën e dyshimtë korruptive dhe për dëmin e madh që i ka shkaktuar imazhit të Kosovës”, tha Krasniqi.

Aktivisti i PDK-së e 'mbulon' ambasadorin Berishaj me dinarë të printuar të Serbisë
Lexo po ashtu Aktivisti i PDK-së e 'mbulon' ambasadorin Berishaj me dinarë të printuar të Serbisë

Më tej Krasniqi tha se Berishaj dhe kryeministri Albin Kurti, për të cilin tha se është bashkëpunëtori dhe mbrojtësi i Berishajt, nuk mund të sillen sikur nuk ka ndodhur asgjë, duke marrë pjesë nëpër aktivitete publike

“Janë miliona euro që Ambasadori Berishaj i ka marrë nga kompania GEN-I me seli në Beograd, disa kallëzime penale të ngritura e dhjetëra raportime të mediave ndërkombëtare për aferën skandaloze, që kërkojnë sjelljen e tij para drejtësisë. I vetmi vend ku Martin Berishaj do të duhej të fliste është para organeve të drejtësisë, e jo nëpër konferenca. Për të vërtetën dhe llogaridhënien e plotë të kësaj afere nuk do të ndalemi deri në zbardhjen e plotë të saj”, ka shkruar Krasniqi.

Ndryshe, Milot Krasniqi, aktivist i Rinisë Demokratike të Kosovës, të enjten e ka ‘mbuluar’ me dinarë të printuar të Serbisë ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berisha, teksa ky i fundit po merrte pjesë në Forumin Ekonomik Kosovë – Kroaci në Prishtinë.

Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se ky aktivitet është zhvilluar në shenjë proteste për “aferën e madhe financiare që është përfshirë dhe tregtimin e energjisë me kompaninë GEN-I me seli në Beograd”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori