Lirimi i ish-policit Spahiu nga burgu i Serbisë, reagon bashkëshortja e tij

Ish-polici i Kosovës, Arbnor Spahiu është liruar nga burgu i Serbisë, ku po mbahet prej disa muajsh.
Pas kësaj, ka reaguar Jeta Spahiu, bashkëshortja e ish-policit.
Në një reagim në Facebook, ajo ka shkruar se e ka ditur se e vërteta do të fitonte.
“Bashkëshorti im u lirua më në fund. Pas kaq shumë dhimbjesh, pas kaq shumë netëve pa gjumë, pas gjithë asaj barre që e mbajte i vetëm atje brenda… sot më në fund je në shtëpi. Nuk u dorëzove asnjëherë, sepse e dija që e vërteta jonë do fitonte. Mirë se erdhe dashuria ime e jetës. Ke përjetuar shumë, ke hequr më shumë se çdo kush mund ta imagjinojë..por ja ku jemi sot: bashkë, më të fortë se kurrë. Fundi i dhimbjes është fillimi i lumturisë sonë”, ka shkruar Jeta Spahiu.
Ndryshe, ish-polici i Kosovës, Arbnor Spahiu është liruar nga burgu i Serbisë
Spahiu u arrestua në qershor të këtij viti nga policia serbe në pikën kufitare ndërmjet Hungarisë dhe Serbisë për kinse kryerje të veprës penale “vrasje e rëndë”, në fshatin Banjskë të Zveçanit. /Telegrafi/




















































