LAJMI I FUNDIT:

Lira turke shënon ngritje pas dorëheqjes së dhëndrit të Erdoganit nga pozita e ministrit të Financave

Lira turke shënon ngritje pas dorëheqjes së dhëndrit të Erdoganit nga pozita e ministrit të Financave

Monedha turke lira shënoi ngritje të vlerës së saj, pasi dhëndri i presidentit turk, Reccep Tayip Erdogan dha dorëheqjen si ministër i Financave.

Ekonomistët thanë se dorëheqjet e Berat Albayrak – burrit të vajzës së madhe të Erdoganit, Esra – dhe Murat Uysal, kreut të Bankës Qendrore, gjatë fundjavës, janë sinjal se Turqia po pranon gabimet e politikës financiare dhe po përgatitet të rrisë normat e interesit, raporton AFP.


Monedha turke ka humbur gati një të tretën e vlerës së saj ndaj dollarit këtë vit dhe kishte performancën më të keqe në botë muajin e kaluar. Deri më tani autoritetet kanë refuzuar të ngritin normat e interesit.

Analistët dhe mediet turke spekuluan se dorëheqja e Albayrak u nxit nga kundërshtimi i tij ndaj emërimit të ish-ministrit të financave, Naci Agbal, të shtunën si kreu i ri i Bankës Qendrore.

Jep dorëheqje si ministër i Financave, dhëndri i Erdoganit
Lexo po ashtu Jep dorëheqje si ministër i Financave, dhëndri i Erdoganit

Dhëndri i Erdoganit është konsideruar si person me ndikim. 42-vjeçari e ka shoqëruar shpesh Erdoganin në udhëtime të huaja dhe ka marrë pjesë në takimet me udhëheqësit botërorë.

Agjencia Reuters raportoi se Erdogan e ka pranuar dorëheqjen e Albayrak. /REL/