LAJMI I FUNDIT:

Jep dorëheqje si ministër i Financave, dhëndri i Erdoganit

Jep dorëheqje si ministër i Financave, dhëndri i Erdoganit

Dhëndri i presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan dha dorëheqje nga posti i Ministrit të Financave, duke përmendur arsyet shëndetësore.

“Pasi isha në poste ministrore për gati pesë vjet, unë mora vendimin që të mos vazhdojë shërbimin tim (si Ministër i Financave) për shkak të problemeve shëndetësore”, deklaroi Berat Albayrak përmes një mesazhi në Instagram.


Albayrak (42) ka qenë Ministër i Financave që nga korriku i vitit 2018 dhe më parë ishte Ministër i Energjisë për tre vjet, transmeton Telegrafi.

View this post on Instagram

A post shared by Berat Albayrak (@beratalbayrak) on Nov 8, 2020 at 8:04am PST

Dorëheqja pasoi largimin e Guvernatorit të Bankës Qendrore Turke, Murat Uysal, i cili u zëvendësua nga ish Ministri i Financave, Naji Agbal.

Analistët vënë në dyshim arsyen e dorëheqjes së Albayrak. Disa përmendin se ish-ministri tani kishte marrëdhënie të mira me Jared Kushnerin, një këshilltar i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

Shtohet se këto marrëdhënie nuk janë më të rëndësishme për Erdoganin sepse Trump humbi zgjedhjet presidenciale.

Albayrak është i martuar me vajzën e Erdoganit, Esran dhe ata kanë katër fëmijë. /Telegrafi/