LAJMI I FUNDIT:

Liqeni i Ohrit prezantohet në Esenler të Turqisë

Liqeni i Ohrit prezantohet në Esenler të Turqisë

Me ftesë të komunës Esenler të Turqisë, përfaqësues të komunës së Ohrit dhe të shoqatës kulturore ”Gjerdan” morën pjesë në shënimin e Ditës botërore të ujit – 22 marsi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në këtë manifestim morën pjesë edhe përfaqësues nga Bullgaria, Serbia, Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi, Shqipëria, Kosova dhe Rumania. Stenda e Ohrit promovoi material fotografik me motive të liqenit të Ohrit.


Gjithashtu, përfaqësuesit e Ohrit shfaqën programin e tyre artistik, ndërkaq u lexuan edhe poezi./Telegrafi/