LAJMI I FUNDIT:

Liqeni i Ohrit pjesë e UNESCO-s

Liqeni i Ohrit pjesë e UNESCO-s

Shpallja e Liqenit të Ohrit pasuri e mbrojtur nga UNESCO ngarkon me më shumë përgjegjësi qeverinë për të zbatuar rregullat dhe parimet e trashëgimisë kulturore.

Ministri Klosi deklaroi nga Pogradeci se qeveritë e dy vendeve Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do të bëjnë çmos që ky liqen të vazhdojë të jetë i mbrojtur.


“Është një destinacion, i cili na rrit shumë përgjegjësit për të qenë sa më pranë atyre rregullave që Organizata e Kombeve të Bashkuara i ka vendosur.  Është shumë e rëndësishme të bësh turizëm, por është edhe shumë e rëndësishme të zbatosh edhe rregullat, për të menaxhuar një sajt kaq të bukur natyror”, deklaroi Blendi Klosi.

Ministri shtoi se dy qeverive u del po ashtu detyrë të ngrenë komitete të përbashkëta për të punuar për të ruajtur dhe zhvilluar vlerat e këtij liqeni.

“Së bashku me kolegët nga Maqedonia e Veriut ne jemi për të bërë edhe kritika karshi vetes sonë, për të mos lënë pas dore rregullat e menaxhimit të këtij sajti kaq të bukur botëror tashmë”, shtoi më tej Klosi.

Në datën 5 korrik, Komiteti i Trashëgimisë Botërore shpalli Liqenin e Ohrit Zonë të Mbrojtur pasuri të UNESCO-s./Ora News/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori