LAJMI I FUNDIT:

Linja e trashëgimisë së fronit britanik – kush mund ta pasojë Mbretëreshën Elizabeth II

Linja e trashëgimisë së fronit britanik – kush mund ta pasojë Mbretëreshën Elizabeth II

Pasardhësi në fronin britanik përcaktohet nga prejardhja, gjinia, legjitimiteti dhe feja. Sipas ligjit të zakonshëm, kurora trashëgohet nga fëmijët e sovranit ose linja më e afërt kolaterale e sovranit pa fëmijë.

Ligji i të Drejtave i vitit 1689 dhe Akti i Zgjidhjes i 1701 kufizuan trashëgiminë në fron tek pasardhësit legjitimë protestantë të Sofisë së Hanoverit, të cilët ishin në “bashkim me Kishën e Anglisë”.

Bashkëshortët e katolikëve romakë u skualifikuan nga viti 1689 deri në ndryshimin e ligjit në vitin 2015. Pasardhësit protestantë të atyre që janë përjashtuar sepse janë katolikë romakë kanë të drejtë.


Trashëgimtari i parë i Mbretëreshës Elizabeth II është djali i saj i madh Charles, Princi i Uellsit.

Pas tij në radhë është Princi William, Duka i Kembrixhit, djali i madh i Princit të Uellsit, raporton bbc.

I treti në radhë është Princi George, fëmija më i madh i Dukës së Kembrixhit, i ndjekur nga motra e tij, Princesha Charlotte dhe vëllai i vogël, Princi Louis.

I gjashti në radhë është Princi Harry, Duka i Sussex-it, djali më i vogël i Princit të Uellsit.

Sipas Traktatit të Perthit, i cili hyri në fuqi në vitin 2015, vetëm gjashtë të parët në linjën e trashëgimisë kërkojnë pëlqimin e sovranit përpara se të martohen, pa një pëlqim të tillë, ata dhe fëmijët e tyre do të skualifikohen nga trashëgimia.

I shtati dhe i teti në radhën e pasardhësve janë djali i Princit Harry dhe Meghan Markle, Dukesha e Sussex, Archie dhe vajza e tyre Lilibet.

I nënti në radhë është Duka i Jorkut, Princi Andrew, djali i dytë i Mbretëreshës Elizabeth II dhe Princit Philip. E dhjeta është vajza e tij e madhe Beatrice.

Djali më i vogël i Elizabeth dhe Philip, Princi Edward, Earl of Wessex, është i 14-ti në linjën e trashëgimisë.

Vajza e vetme e Elizabeth dhe Philip, Princesha Anne, është e 17-ta në radhën e fronit britanik.

Nipi më i madh i Mbretëreshës Elizabeth dhe vajza e Princeshës Anne, Zara Tindall, është e 21-ta në radhën e pasardhësit.

Zara është shumë e suksesshme në sportet e kuajve, fituese e medaljes së argjendtë në Lojërat Olimpike të Londrës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Botë
Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet

Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet "të arrijë pavarësinë" nga SHBA

Botë
Kur vendet më të mëdha në botë do të arrijnë kulmin e popullsisë?

Kur vendet më të mëdha në botë do të arrijnë kulmin e popullsisë?

Botë
Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Botë
Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

Botë
Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Mali i Zi
Kalo në kategori