LAJMI I FUNDIT:

​Linhart: Austria do ta mbështesë Kosovën për heqjen e regjimit të vizave

​Linhart: Austria do ta mbështesë Kosovën për heqjen e regjimit të vizave

Në margjina të takimit të ministrave të jashtëm në kuadër të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), që u zhvillua në Bruksel, ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës e Kosovës, Donika Gërvalla, ka pasur takime të ndara me homologët e saj nga Austria dhe Bullgaria.

Siç njoftohet gjatë takimit me ministrin Federal të Austrisë për Çështje Evropiane dhe Ndërkombëtare, Michael Linhart, diskutuan për bashkëpunimin e shkëlqyer në mes të dy vendeve dhe mundësitë e thellimit të partneritetit në fusha me interes të përbashkët, duke veçuar shkëmbimet mes të dyja ministrive të jashtme.

“Temë diskutimi ishte edhe përmbushja e agjendës evropiane e Kosovës, dhe në këtë pikë ministrja Gërvalla mori rikonfirmimin e ministrit Linhart se Austria do ta mbështesë Kosovën në të gjitha proceset, e me theks të veçantë për përmbylljen e procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës”.


Gërvalla, duke e falënderuar ministrin Linhart për përkrahjen e pa rezervë, theksoi rëndësinë që kjo frymë mbështetëse të përcillet edhe tek shtetet skeptike të BE-së që po ndikojnë në zvarritjen e procesit të vizave.

Palët biseduan edhe për angazhimin e Kosovës për forcim të subjektivitetit ndërkombëtar si dhe bashkëpunimin rajonal.

Në takimin që mbajti me ministrin e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Svetlan Stoev, biseduan për politikë të jashtme, duke u fokusuar në zhvillimet rajonale dhe sfidat që po shoqërojnë vendet e Evropës Juglindore.

Dy homologët vlerësuan se është esenciale që të forcohet sundimi i ligjit dhe të luftohet korrupsioni në nivel rajonal. Gjithashtu diskutuan për procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe rëndësinë e të pasurit progres në këtë drejtim.

Ministrja Gërvalla njëherësh e njoftoi kryediplomatin bullgar edhe me reformat që po ndërmarrin institucionet e Kosovës në drejtim të përmbushjes së agjendës evropiane, njofton Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori