Aktorja amerikane, Lindsay Lohan dhe familja e saj kanë jetuar në Dubai prej vitesh.

Ajo e bëri njoftimin në Instagram pasi Irani nisi kundërsulmet pas një sulmi të përbashkët nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli.


"Duke u lutur për paqe. Qëndroni të gjithë të sigurt. Zoti na bekoftë të gjithëve", shkroi ajo në Instagram.

Një burim i tha TMZ se ajo, bashkëshorti i saj Bader Shammas dhe djali Luai janë shëndoshë e mirë.

Ylli i famshëm u zhvendos në Dubai në vitin 2014.

Vendosi ta ndërmerrte këtë hap sepse donte të gjente paqe dhe privatësi larg vëmendjes mediatike që kishte në Hollywood.

E njëjta u takua me biznesmenin kuvajtian Bader Shammas në vitin 2020 dhe u fejuan në vitin 2021.

Ata u martuan një vit më vonë. /Telegrafi/