Lindsay Lohan ka mirëpritur fëmijën e saj të parë, një djalë me bashkëshortin Bader Shammas.

Ylli, 37 vjeç, e cila u martua me Shammas në vitin 2022, e ka quajtur djalin e saj Luai dhe familja janë të lumtur për ardhjen e tij në jetë.


"Lindsay Lohan dhe bashkëshorti i saj financieri, Badar Shammas mirëpritën një djalë të bukur dhe të shëndetshëm të quajtur Luai. Familja janë të lumtur për ardhjen e tij në jetë", thanë përfaqësuesit e saj në një deklaratë, shkruan DailyMail.

sdffghf Foto: Lindsay Lohan/Instagram

Foshnja e yllit ka lindur në Dubai, ku jeton çifti dhe besohet se ka ardhur në jetë të hënën.

Luai është një emër arab që do të thotë "mburojë" ose "mbrojtës".

73150721 0 Pregnancy glow Lindsay Lohan 37 showed off her baby bump in swee a 61 1689621710259

Lohan njoftoi se po bëhen nënë për herë të parë në mars të këtij viti. Këngëtarja e "Rumors" dhe Shammas dolën publikisht me romancën e tyre në shkurt të vitit 2020.

Në nëntor të vitit të ardhshëm, financieri i propozoi partneres së tij, çifti u martuan në prill të 2022.

tyrtyrt Foto: Getty Images

Lohan në vitin 2016 ishte e fejuar më parë me majatin e pasurisë së paluajtshme Egor Tarabasov. / Telegrafi/