Kapiteni Lindrit Kamberi ka bërë një tjetër paraqitje fantastike për Zurichun, këtë herë ndaj Grasshoppers.

Zurich fitoi me rezultat 1-2, sfidë ku Kamberi, Bledian Krasniqi e Valon Berisha ishin titullar.


Kamberi në fakt edhe ishte protagonist, pasi dhuroi asistim të bukur për Reverson për ta zhbllokuar epërsinë pas 31 minutave lojë - VIDEO.

Përpos asistimit, mbrojtësi ka qenë edhe lojtari më i vlerësuar në ndeshje me notën 7.8, aq sa kishte golashënuesi tjetër Keny.

Sidoqoftë, ndeshja nuk shkoi aq mirë për Valon Berishën, i cili u detyrua të largohej pas 66 minutave lojë shkaku i një lëndimi.

Zurichu me këtë fitore renditet në pozitën e shtatë me 31 pikë ndërsa Grasshoppers qëndron në fund me 21 sosh./Telegrafi

telegrafi sport app