Bernard Guetta
Kur nuk ndodh në Londër ose përpara Notre-Dame, ndodh në Teheran. Më 7 qershor, Shteti Islamik goditi në kryeqytetin iranian me një atentat të dyfishtë në parlament dhe në mauzoleun e Imam Khomeinit, vendin e shenjtë të regjimit, ku prehet themeluesi i tij.
Mesazhi është i qartë: ata që e kundërshtojnë këtë lëvizje, direkt si perëndimorët dhe vendet sunite apo indirekt si Irani shiit, që mbështet ushtarakisht dhe financiarisht Bashar al-Assadin, ekspozohen ndaj pasojave, gjithnjë e më të pashmangshme, qëkurse ISIS është në mbrojtje.
Mosuli, qyteti që xhihadistët e kishin kthyer në kryeqendrën e tyre irakiane, është pranë dorëzimit. Raka, kryeqendra siriane e tyre, vuan nga 5 qershori prej një ofensive nga toka nga milicia kurde dhe arabe, të mbështetura nga avionët e koalicionit arabo-perëndimor. Me shpatulla pas murit, ISIS është pranë humbjes (kjo është tashmë një çështje muajsh) dhe për këtë arsye kërkon të mbjellë panik mes kundërshtarëve të tij, me shpresën që opinioni publik europian do të rebelohet, duke i detyruar krerët e shteteve që të hedhin armët.
Kjo nuk do të funksionojë. Përkundrazi, me barbarinë e sulmeve të tij ISIS po forcon vendosmërinë e të gjithë atyre që janë duke e luftuar. Tashmë, ne mund të nxjerrim disa konkluzione nga kjo strategji e dëshpëruar, e një organizate që do ta humbasë luftën e saj.
E para është se, ndryshe nga sa vazhdojnë të thonë Donald Trumpi dhe vendet sunite të udhëhequra nga Arabia Saudite, Irani nuk është një shtet terrorist. Teherani është e para e forcave destabilizuese në Lindjen e Mesme, ku do të donte të bëhej fuqia dominuese. Irani nxit dhe organizon pakicat shiite në rajon, kryesisht në Liban, për të projektuar fuqinë e tij përtej kufijve. Përmes mbështetjes për Bashar al Assadin, qeveria iraniane ka përgjegjësinë kryesore për rëndësinë e dramës siriane. Me pak fjalë ne mund të qortojmë për shumë gjëra iranianët, por sigurisht jo për mbështetje të ISIS, një lëvizje sunite të cilës Teherani i kundërvihet fort dhe e cila sapo ka goditur kryeqytetin e vendit.
Vëzhgimi i dytë që ne mund të bëjmë është se ISIS, përveç se është në krizë në vendet e Lindjes së Mesme, është gjithashtu duke humbur forcën e vet tërheqëse politike, si dhe kapacitetet e veta logjistike. Si mund të konsniderohet ndryshe një lëvizje e cila rekruton vetëm banditë të armatosur, që me makina vërsulen kundër kalimtarëve, për t’i goditur më pas me thika dhe çekiçë?
Këta njerëz dëmtojnë dhe do të vazhdojnë ta bëjnë, me një ritëm për fat të keq të vazhdueshëm, por ata janë vetëm ushtarë në rrëmujë, të një ushtrie të shpartalluar.
ISIS nuk ka më forcën e dikurshme. Kjo do të thotë se së shpejti Lindja e Mesme mund të dalë nga kaosi?
Përgjigja do të ishte po, nëse ISIS do të ishte problemi kryesor, por nuk është kështu. Sado gjakatarë dhe të neveritshëm, Shteti Islamik është vetëm një fenomen margjinal i rivalitetit mes dy rrymave të Islamit, shiitëve dhe sunitëve, si dhe mbrojtësve kryesorë të tyre, Iranit dhe Arabisë Saudite. Kjo është lufta e vërtetë, dhe për fat të keq ajo sapo ka filluar. Tani për tani çdo gjë lë të kuptohet se mund të zgjasë njëqind vjet, e frikshme si luftërat fetare, që shkatërruan dikur Evropën. /France Inter/Bota.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Momenti historik mes turqve dhe kurdëve: Lideri i PKK-së bën thirrje për shpërbërjen e organizatës dhe dorëzimin e armëve

Eskalon sërish G Bani - i afrohet Shkëlzenit dhe i bërtet në fytyrë

Avokati thotë se do të dorëzohet në polici ditëve në vijim - Berat Nimani mohon përfshirjen në sulm

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare - Hekuran Nikçi, kryeinspektor i punës ndalohet për 48 orë

Motra e Besar Nimanit dyshohet se tentoi të fuste një thikë në sallën e gjyqit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?