Linda - kompleksi që definon kualitetin e jetesës

Kompleksi Linda, ndërtuar nga kompania e ndërtimit Al Trade, paraqet një lagje të veçantë në Fushë Kosovë. Me përkushtimin ndaj detajeve dhe veçorive funksionale të cilat nuk gjenden kudo, Linda po bëhet një vend i preferuar për shumë familje. Një nga avantazhet kryesore të kompleksit Linda është pozicionimi i tij i përshtatshëm, larg zhurmave dhe me qasje të lehtë. Kjo lagje po bëhet një qendër jetese tërheqëse për shumë banorë. Duke ofruar komoditetin dhe ambientin e duhur, Linda synon të mbushë nevojat e të gjithë familjeve që do të zgjedhin ta bëjnë këtë vend shtëpinë e tyre. Planifikuar deri në detajet më të vogla, kompleksi Linda shquhet për veçoritë e tij të theksuara. Al Trade ka investuar në secilën hapësirë të kompleksit për të siguruar një përvojë më të mirë për banorët. Përveç qasjes së lehtë në magjistralet që lidhen me Pejën dhe Ferizajn, kompleksi Linda ofron edhe një infrastrukturë të shkëlqyeshme. Banesat janë të pajisura me termoizolim, mure dy-shtresore dhe izolim akustik, për të garantuar një ambient të përshtatshëm për banorët. Kjo përfshin xhama termoizoluese dhe dyer të blinduara, sistem të ngrohjes qendrore, ashensorë dhe sisteme të sigurisë kundër zjarrit.
















































