Këngëtarja e njohur shqiptare, Linda Halimi, ka më shumë se një dekadë që është shpërngulur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo atje ka krijuar familjen e saj, gjersa viteve të fundit ka mbajtur relacione të shpeshta Amerikë-Kosovë-Shqipëri, për shkak edhe të karrierës muzikore këtu.


Linda në anën tjetër si poseduese e nënshtetësisë amerikane dhe duke qenë e martuar me një amerikan, nuk kishte se si të mos e festonte Ditën e Pavarësisë të ShBA-së.

linditaworld 208597600 100419205624477 487213740630038055 n e1625486560876

Ajo publikoi në InstaStory një video të shkurtër, duke treguar mënyrën se si po e festonte 4 korrikun, e që ishte krejt ndryshe nga amerikanët tjerë.

Kjo pasi Linda kishte lëshuar këngë popullore shqiptare në sfond, teksa në duar mbante një mindil duke kërcyer në stilin tipik tradicional shqiptar.

"Mënyra se si unë e festoj 4 korrikun tim", ka shkruar Halimi në mbishkrimin e videos.

lindush

Linda përndryshe shënoi një rikthim të suksesshëm sivjet në muzikë me baladën "Pa t'pa" në festivalin Kënga Magjike, kur arriti deri në finale. /Telegrafi/