LAJMI I FUNDIT:

Limuzina e re e blinduar e presidentit Trump është në fazën finale të testimit (Foto)

Limuzina e re e blinduar e presidentit Trump është në fazën finale të testimit (Foto)

Janë duke qarkulluar në internet disa fotografi të limuzinës së re të blinduar të presidentit amerikan Donald Trump, që besohet të jetë në fazën finale të testimit.

Kompania amerikane General Motors, ka fituar kontratën prej 15.8 milionë dollarë për të krijuar linjën e re të limuzinave presidenciale, e cila ishte paraparë të jetë e gatshme gjatë ditës së inaugurimit të tij si president. Por kjo datë ishte shtyrë për 30 mars, transmeton Telegrafi.


Fotografitë e publikuara së fundmi, shfaqin prototipin e kamufluar duke kryer testet e fundit që ndryshe njihet me nofkën si “Bisha”.

Raportohet se modeli i ri i limuzinës presidenciale ka pësuar ndryshime drastike, si në pjesën motorike ashtu edhe në enterier dhe masa të sigurisë. /Telegrafi/