LAJMI I FUNDIT:

Limani në takim me Miler: Me ndihmën e UNICEF-it, Maqedonia do ta vendosë “Garancën europiane të fëmijëve”

Limani në takim me Miler: Me ndihmën e UNICEF-it, Maqedonia do ta vendosë “Garancën europiane të fëmijëve”

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, ka zhvilluar sot takim me përfaqësuesen e UNICEF-it, Leslie Miller dhe kolegët e saj.

Bashkëbiseduesit diskutuan për rëndësinë e promovimit dhe forcimit të sistemit të mbrojtjes së fëmijëve, me theks të veçantë në vendosjen e garancisë evropiane për fëmijët në vend, e cila është një mekanizëm i BE-së për të parandaluar përjashtimin social të fëmijëve në nevojë, duke u garantuar atyre qasje në një sërë shërbimesh bazë sociale.

Ministri Limani informoi se analizat e nevojshme për prezantimin e tij janë në fazën përfundimtare dhe shprehu shpresën se së shpejti do të jemi vendi i parë në rajon që do ta zbatojë atë.


Bashkëbiseduesit iu referuan edhe Raportit të Komisionit Evropian, ku ndër të tjera theksohet nevoja për angazhime shtesë që sistemi i mbrojtjes sociale të bëhet më i hapur me disponueshmëri më të madhe të shërbimeve sociale. Por është theksuar edhe progresi në zbatimin e Strategjisë Kombëtare për Deinstitucionalizimin 2018-2027.

Nga përfaqësuesit e UNICEF-it u theksua se Maqedonia është lider në rajon në zbatimin e deinstitucionalizimit në sferën e fëmijëve, duke pasur parasysh se në një institucion nuk jeton asnjë fëmijë.

Bashkëbiseduesit u pajtuan se sfidat më së miri zgjidhen sistematikisht./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Politikë
'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Politikë
Ylli Hoxha: Qëndrimi i Abdixhikut s’është befasues, presion për qeveri mes LVV-së dhe PDK-së

Ylli Hoxha: Qëndrimi i Abdixhikut s’është befasues, presion për qeveri mes LVV-së dhe PDK-së

Politikë
Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Lajme
Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Lajme
Velipojë: Policia shpëton dy turiste kroate që rrezikoheshin të mbyteshin në det

Velipojë: Policia shpëton dy turiste kroate që rrezikoheshin të mbyteshin në det

Lajme
Kalo në kategori