LAJMI I FUNDIT:

Limaj vlerëson lart rolin e diasporës, thotë se Nisma do t’i qëndrojë pranë në realizimin e kërkesave të tyre

Limaj vlerëson lart rolin e diasporës, thotë se Nisma do t’i qëndrojë pranë në realizimin e kërkesave të tyre

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i ka uruar strukturat dhe simpatizantët e Nismës në diasporë katër vjetorin e fillimit të aktivitetit politik të Nismës në diasporë.

Kreu i Nismës ka shkruar se në këto katër vite drejtuesit e Nismës atje, me përkushtim maksimal kanë arritur të konsolidojnë degët në disa shtete të fuqishme evropiane dhe jo vetëm.


Për këtë, ai ka falënderuar secilin bashkatdhetar që ka dhënë kontribut në funksion të shtrirjes së frymës socialdemokrate nëpër vendet ku ata jetojnë dhe veprojnë.

Limaj ka vlerësuar lart rolin e mërgatës në çlirimin e vendit dhe në shtet-ndërtim.

Shkrimi i plotë:

Të nderuar struktura dhe simpatizantë të Nismës Socialdemokrate në diasporë

Përmes këtij mesazhi shfrytëzoj rastin që t’iu uroj përzemërsisht 4 vjetorin e fillimit të aktivitetit politik të Nismës në diasporë.

Në këto katër vite drejtuesit tanë atje, me përkushtim maksimal kanë arritur të konsolidojnë degët tona në disa shtete të fuqishme evropiane dhe jo vetëm. Për këtë, falënderoj secilin bashkëatdhetar që ka dhënë kontribut në funksion të shtrirjes së frymës sonë socialdemokrate nëpër vendet ku ata jetojnë dhe veprojnë.

NISMA Socialdemokrate zotohet se do t’i qëndroj pranë mërgatës dhe konform mundësive do të jep kontributin e saj në realizimin e kërkesave të tyre.

Jemi tejet të nderuar, që intelektualë e njerëz të suksesshëm nga diaspora po zgjedhin Nismën për të dhënë kontributin e tyre dhe për të përçuar zërin e diasporës në proceset me interes për vendin.

Mërgata jonë ka luajtur rol vendimtar në çlirimin e vendit, ka luajtur rol jetik në forcimin e vendit dhe tani është koha që mërgata jonë të jap kontributin e saj për Kosovën shtet të zhvilluar ekonomikisht dhe në rrugëtimin e saj drejt integrimit euroatlantik.

Urime strukturave drejtuese dhe gjithë nismëtarëve tanë në diasporë!

Në trend Lajme

Më shumë
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Kalo në kategori